Egzoni dhe Rajmondi, njëri 17 tjetri 19-vjeçar luajnë me orë të tëra lojëra përmes internetit. Ata gjatë kësaj kohe bisedojnë me lojtarë të tjerë nga e gjithë bota përmes mundësisë që këto lojëra ofrojnë të bashkëbisedimit ndërmjet përdoruesve.
“Luaj lojëra online rreth katër orë me telefon, gjatë lojës zhvilloj biseda me lojtarë tjerë, por vetëm rreth lojërave,” thotë Egzoni derisa po luante në telefon lojën e tij të preferuar.
“Luaj lojëra diku rreth pesë ose gjashtë orë në ditë dhe gjatë gjithë kohës kam kontakte me njerëz të huaj,” thotë Rajmondi derisa luan në një internet kafe në një lagje të Prishtinës.
Edhe pse Egzoni dhe Rajmondi thonë se bisedojnë me persona të panjohur kryesisht rreth lojës që luajnë, ekspertët e sigurisë kibernetike tërheqin vërejtjen se të rinjtë që bëjnë aktivitete të tilla online, janë të ekspozuar ndaj mundësisë së rekrutimit dhe indoktrinimit nga ana e ekstremistëve.
Ekspertët dhe organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve në internet thonë se shumica e këtyre lojërave ofrojnë biseda ndërmjet përdoruesve dhe se në këtë mënyrë fëmijët dhe adoleshentët mund të jenë cak i grupeve të ndryshme të ekstremistëve.
Rreziku i anonimitetit
Teuta Zymeri, drejtoreshë e Qendrës për Studime të Avancuara, thotë se rreziku i anonimitetit është shumë i madh te këto lojëra, pasi fëmijët dhe adoleshentët nuk kanë njohuri se me kë po luajnë dhe komunikojnë.
“Lojërat shpesh kanë në vete edhe përdorimin e chat-eve, mesazheve të shkruara apo edhe mesazheve me zë. Këtu në këtë pikë bëhet përdorimi i gjuhës së urrejtjes, marrja e të dhënave personale manipulimi me fëmijët dhe të rinjtë për qëllime të ndryshme siç janë: për qëllime pornografike dhe seksuale, qoftë edhe për qëllime të radikalizmit të fëmijëve apo të rinjve. Domethënë, anonimiteti brenda lojës është një rrezik që ballafaqohen të rinjtë dhe me të cilin duhet të kihet shumë kujdes”, thotë Zymeri.
Edhe pse shumica e këtyre lojërave e kanë të kufizuar moshën e cila mund të kyçet, megjithatë ky kufizim sipas ekspertit të sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj është lehtë i kalueshëm nga ana e fëmijëve dhe adoleshentëve, pasi ata gjejnë mënyra të ndryshme të identifikimit.
Kjo pastaj, sipas, tij dërgon në rrezikun tjetër pasi pjesa dërrmuese e lojërave online posedojnë mundësinë e komunikimit privat midis lojtarëve nga mbarë bota, duke vazhduar pastaj në rrjete sociale apo aplikacione të ndryshme dhe kjo vë në rrezik mundësinë e indoktrinimit dhe rekrutimit të fëmijëve dhe adoleshentëve.
“Kemi dy rreziqe të cilat fëmijët i ekspozohen, lojërat e rrezikshme dhe ekspozimi i fëmijëve ndaj personave të rrezikshëm të cilët nuk i njohin fare qoftë gjatë lojërave online apo qoftë edhe në komunikime të mëtutjeshëm të mundshëm në rrjete sociale. Kjo realisht mundëson indoktrinimin e tyre dhe rekrutimin e tyre të mundshëm që mund të ndodhë”, thotë Hoxhaj.
Kosova e para në rajon për përdorim të internetit
Rreziku në Kosovë është shumë më i madh sipas Hoxhajt, pasi shumica e lojërave që përdoren nga fëmijët dhe adoleshentët janë me qasje pa pagesë, përderisa ato me pagesë, apo siç quhen Premium, ofrojnë siguri më të madhe të përdoruesve.
Kosova është vendi me numrin më të madh të përdoruesve të internetit nga gjitha vendet e rajonit. Në bazë të të dhënave të EUROSTAT-it, 81 përqind e popullsisë në Kosovë janë përdorues të internetit.
Përderisa në gjitha vendet e rajonit përqindja është më e vogël. Ndërkaq, një hulumtimi që e ka bërë Qendra për Studime të Avancuara, në Kosovë, 97 përqind e fëmijëve të grup moshës 9 deri 15-vjeç janë përdorues të internetit.
Prej këtyre, 85 përqind e fëmijëve kanë thënë se luajnë video lojëra në internet, 90 përqind e tyre i frekuentojnë internet kafetë dhe 35 përqind e fëmijëve luajnë lojëra agresive, ku përfshihen lojërat që kanë pamje të dhunshme në një formë ose formë tjetër.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë funksionojnë 284 biznese të regjistruara si internet-kafe.
Ndërkaq, Teuta Zymeri thotë se kontrolli i prindërve ndaj fëmijëve dhe të rinjve që i përdorin lojërat online duhet të jetë rigoroz dhe i përhershëm ndaj gjitha pajisjeve me të cilat luajnë fëmijët.
“Duhet të dinë prindërit se me kë luajnë fëmijët e tyre. Domethënë duhet të diskutohen rreziqet në internet, rreziqet gjatë lojërave haptas me fëmijët. Tjetër është të sigurohet që lojërat që luajnë fëmijët të jenë të përshtatshme për grupmoshën e tyre. Prindërit mund të kufizojnë përmbajtjen e aplikacioneve sipas moshës, duke u siguruar që fëmijët gjithmonë të mos shkarkojnë aplikacione apo të blejnë aplikacione pa miratimin e prindërve. Po ashtu, duhet që pajisjet e lojërave të jenë në një hapësirë të përbashkët nëse është e mundur. Ne shpesh iu themi prindërve që duhet të pyesin fëmijët se çfarë lojëra po luajnë. Është mirë që bashkërisht të luajnë me fëmijët për të siguruar se loja është e duhur”, thotë Zymeri.
Policia të ketë qasje në mesazhe të enkriptuara
Rreziku i propagandës ekstremistëve përmes aplikacioneve të ndryshme është çështje mjaft komplekse sipas Drejtorit i Qendrës Ndërkombëtare për Luftën kundër Terrorizmit me seli në Hagë, Alastair Reed. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ai ka deklaruar se organet e sigurisë në raste të caktuara duhet të kenë qasje në mesazhet e enkriptuara.
“Kjo është një pyetje shumë komplekse. Mendoj se është e rëndësishme që policia në rrethana të caktuara të ketë qasje në porositë e enkriptuara. Unë nuk mendoj se ata duhet të ketë qasje të hapur dhe të përhershme në çdo bisedë. Është e rëndësishme të keni rregullativën e duhur ligjore që lejon që vetëm në rrethana të caktuara të merren bisedat e tilla përmes këtyre aplikacioneve”, ka thënë Reed.
Lojërat elektronike aktualisht janë në trend të vazhdueshëm dhe vazhdimisht aplikohen nga moshat e reja. Ato përveç se ekspozojnë të rinjtë nga rreziku i indoktrinimeve të ndryshme, kanë edhe pasoja psikologjike.
Psikologu klinik, Visar Sadiku, që merret kryesisht me trajtimin e fëmijëve thotë për Radion Evropa e Lirë, se në aspektin psikologjik, lojërat elektronike kanë ndikim në mënyrë drastike në funksionimin e individit, duke i ngritur nivelet e stresit, zbatimin e sjelljes agresive si dhe uljen e pragut të tolerancës, gjë që e dëmton funksionimin e tyre psiko-social. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje