Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka vulosur investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë që kap vlerën e 1.3 miliard eurove, por sipas tij, ky është vetëm fillimi, sepse me këtë po vendosen themelet e një ekonomie më dinamike që pritet të shumëfishojë investimin në të ardhmen e afërt dhe se ky termocentral është bazament i zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Ai ka shtuar se arritja e kësaj marrëveshjeje është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve, që në kushte të vështira arritën që t’i sigurojnë vendit të ardhme të sigurt energjetike.
Postimi i plotë i ministrit Valdrin Lluka
Termocentrali Kosova e Re bazament i zhvillimit ekonomik të Kosovës
Nënshkrimi i Marrëveshjeve Komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është ngjarje historike për popullin e Kosovës, sepse energjia është kushti i pashmangshëm për të ardhmen prosperuese ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Arritja e kësaj marrëveshjeje është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve, që në kushte të vështira arritën që t’i sigurojnë vendit të ardhme të sigurt energjetike. Ky akt është i rëndësishëm në shumë nivele, por ato që kanë rëndësi të theksohen janë rritja e qëndrueshme ekonomike, vazhdimi dhe rikonfirmimi i partneritetit strategjik, dhe sigurimi i prosperitetit për gjeneratat e ardhshme.
Si fillim, ndikimi do të ndjehet qysh në fazën e ndërtimit të Termocentralit, kur do të angazhohen mijëra punëtorë përmes punësimit direkt ose përmes kompanive që do të nënkontraktohen. Ndërsa, në vazhdim, qindra vende pune afatgjatë do të krijohen për të operuar me termocentralin. Bashkë me ContourGlobal do të menaxhojmë me një fond për zhvillimin e komunitetit që do t’i investojë 10 milionë euro në komunat e ndikuara duke krijuar vende të reja pune e rrjedhimisht duke rritur mirëqenien.
Me gjenerimin e garantuar 500 MW ne do të sigurojmë pothuajse gjysmën e nevojës vendore vetëm me këtë njësi. Pjesën tjetër do të vazhdojmë ta marrim nga TC Kosova B, i cili do të rehabilitohet për të kontrolluar ndotjen në nivelet e lejuara mjedisore. Këto do të jenë edhe burimet e vetme të energjisë që mbështetet në linjitin e Kosovës në dekadat që vijnë sepse marrëveshja që kemi nënshkruar parasheh mbylljen e TC Kosova A, njësitë e të cilit operojnë duke tejkaluar normat e lejuara të ndotjes së ajrit. Por, kjo nuk do të jetë energjia e vetme që do të gjenerohet nga termocentrali i ri. Kjo njësi do të shumëfishojë kapacitetin për energji termike nga i cili do të përfitojnë të gjitha komunat fqinje, duke përfshirë Prishtinën.
Më lejoni të konfirmoj që nuk mund të ketë tregues më domethënës për pozicionimin e Kosovës si destinacion për investime sesa kjo marrëveshje për TC Kosova e Re. Investimet e huaja direkte po shënojnë suksese të reja, të cilat përkthehen në ndikim pozitiv dhe nxisin krijimin e vendeve të reja të punës. Me këtë investim po dërgojmë sinjal të qartë në botë se jemi vend me potencial dhe shtet që ofron siguri për investime.
Orientimi i Kosovës kah integrimet euro-atlantike është i gjatë dhe kërkues, por është një garanci që shteti është në rrugën e duhur për zhvillim të qëndrueshëm. Zotimet e institucioneve tona janë në harmoni me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian, të cilat, në projektin për TC Kosova e Re, do të zbatohen në përpikmëri. Zbatimi i këtyre standardeve kërkon zhvillim ekonomik dhe konkretisht energji të mjaftueshme dhe të qëndrueshme si parakusht për zhvillim. Kosova është me fat që edhe njëherë po dëshmon se po arrin të sigurojë investitorë serioz global, konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zhvilluar asetet e saja strategjike shtetërore.
Jam i lumtur që po bëjmë histori duke krijuar asete që po ndërtojnë Kosovën e së ardhmes. Me të filluar operimin, termocentrali Kosova e Re pritet të ketë një jetëgjatësi prej 40 vjetësh. Ky planifikim afatgjatë do t’i mundësojë shoqërisë ta projektojë një të ardhme prosperuese për gjeneratat që vijnë. Kjo periudhë do të kontribuojë jo vetëm në qëndrueshmëri në furnizim, por edhe garanton pavarësi nga çmimet rajonale të energjisë nga të cilat Kosova nuk do të varet në të ardhmen. Gjatë këtyre dekadave Kosova do të ketë kohë të mjaftueshme të krijojë kapacitete të reja prodhuese të bazuara në burime të energjisë së ripërtëritshme. Ky është orientimi i Qeverisë së Kosovës që është në harmoni të plotë me politikat zhvillimore të shteteve të Bashkimit Evropian.
Andaj, pas një serie të artikujve që i kam publikuar në vazhdim për t’i sqaruar opinionit publik se çfarë të mirash do të na sjellë realizimi i Projektit për Termocentralin Kosova e Re, më lejoni të shtoj se me kontratat e nënshkruara ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës, kemi vulosur investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë që kap vlerën e 1.3 miliard eurove. Por, ky është vetëm fillimi, sepse me këtë po vendosim themelet e një ekonomie më dinamike, e cila pritet të shumëfishojë investimin në të ardhmen e afërt. Ekonomia për të cilën ne jemi përcaktuar do të mbështesë zhvillimin e vet në energji të qëndrueshme, do të llogarisë në furnizim stabil me energji elektrike, e bazament shumë i fuqishëm për t’i arritur këto do të jetë Termocentrali Kosova e Re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri