LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Rreth 720 megavat rrymë nga prodhimi në KEK

Lluka: Rreth 720 megavat rrymë nga prodhimi në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka rikthyer në punë bllokun B2 të Termocentralit “Kosova B” i cili do të prodhojë 230 megavat, ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në konferencën e fundit për këtë vit.

Ai ka bërë të ditur se prodhimi vendor i energjisë elektrike shkon deri në 720 megavatë orë energji elektrike.

“Rreth orës 3 të mëngjesit KEK-u ka rikthyer në funksion bllokun B2 të Termocentrali ‘Kosova B’. Tash nga prodhimi vendorë kemi në dispozicion rreth 700 deri në 720 megavat orë energji elektrike. Rikthimi në punë i këtij blloku do të thotë kursim i milionave euro nga importi i energjisë elektrike”, tha Lluka, shkruan Telegrafi.


Ndryshe për shkak të shpronësimeve në Hade dhe Shipitullë të Obiliqit si dhe mos mundësia e hapjes së minierës së re KEK-u ka prodhuar energji elektrike me kapacitete të reduktuara. /Telegrafi/