Në Prishtinë po mbahet eventi një ditor i lansimit të Rrjetit të Bizneseve për Energji të Pastër (N4CEB) ku po marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqësues nga sektori privat, institucionet financiare dhe nga akademia. Ky event ka për qëllim që t’i japë sektorit privat një zë më të fortë duke promovuar një rrjet të fuqishëm dhe zhvillimin e tregut të energjisë.
Në këtë ngjarje po merr pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili para të pranishmëve tha se tranzicioni në sektorin energjisë mbetet një prej sfidave kryesore mirëpo Kosova edhe përkundër faktit që përballet me sfida të shumta në këtë fushë ka shënuar progres.
“Investimet në fushën energjisë së ripërtëritshme përkundër rritjes ende nuk e kanë përmbushur tragetin e paraparë. Sot ne kemi në operim 7 hidrocentrale, 5 impiante e panele solare dhe 2 të erës, me një kapacitet prej rreth 77 megavat. Ndërkaq 22 gjeneratorë janë në proces të ndërtimit me kapacitet rreth 178 megavat”, u shpreh Lluka.
Por pavarësisht të arriturave ministri Lluka përmendi edhe sfidat me të cilat mund të përballet Kosova në të ardhmen sa i përket sektorit të energjisë siç janë; përmbushja e targetave të rinjë që dalin nga Plani për Energji dhe Klimë 2012 -2030 si dhe kalimi nga procedura e autorizimit në procedura të skemave konkurruese të tregut.
“Kur jemi te Plani për Energji dhe Klimë një target tjetër do të jetë sfidues për Kosovën që lidhet me fushën efiçiencës së energjisë. Aprovimi i ligjit për EE, themelimi i Fondit për EE, zhvillimi i planeve komunale të EE si dhe forcimi i infrastrukturës administrative janë reforma që ndjeshëm do të prekin incentivën për mobilizim të investimeve në këtë fushë si dhe krijimin për zhvillim të biznesit”, theksoi me tej Lluka.
Ministri Lluka theksoi se lidhur me financimin e projekteve në fushën e burimeve të ripërtëritshme është lajm i mirë nga fakti se janë përmbushur të gjitha komentet e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim që lidhen me marrëveshjen për shitblerjen e energjisë dhe së shpejti do të jenë të gatshëm të financojnë këto projekte.
“Me rritjen e investimeve në fushën e burimeve të ripërtëritshme (rreth 100 milionë në periudhën afatmesme së bashku me donatorët) përpos që do të kenë efekt në racionalizimin dhe optimizimin e konsumit të energjisë po ashtu do të krijohen edhe shume vende te reja të punës nga sektori privat që është një nga qëllimet kryesore të Qeverisë së Kosovës”, tha Lluka .
I pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman Christian Heldt, i cili tha se Kosova mund të jetë lider dhe shembull në energji të pastër.
“Në Kosovë ka projekte të energjisë së pastër të cilat janë zhvilluar dhe ne besojmë se Kosova mund të jetë lider në rajon dhe të jetë shembull për vendet e tjera”, u shpreh ai
Kreu i MZHE-së në anën tjetër tha se iniciativa për rrjetëzimin e bizneseve të kësaj fushe na jep shpresë që do të jeni partner aktiv në propozimin dhe orientimin e politikave te reja te këtij sektori me qëllim të përbashkët për zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës, përmirësim te standardit të jetesës se qytetareve tonë si dhe për një ambient me te pastër për te gjithë ne.
Ky event u organizua nga Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare (KDWV) në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes Projektit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, Deutche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025