LAJMI I FUNDIT:

Llokvenec: Ne jemi NATO, marrim pjesë në proceset globale për siguri

Llokvenec: Ne jemi NATO, marrim pjesë në proceset globale për siguri

Deputeti i LSDM-së, Hari llokvenec sot deklaroi se “për herë të parë në histori, ministër i shtetit tonë morri pjesë në mbledhje në selinë e NATO-s, bashkërisht me kolegët e vendeve anëtare të Aleancës. Me pjesëmarrjen e ministres Radmila Sheqerinska në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të Këshillit veriatlantik në NATO, u bëmë pjesëmarrës aktiv në proceset e sigurisë globale, në tryezë të njëjtë me vendet anëtare në aleancën më të fuqishme”.

“Qytetarët janë krenarë për suksesin historik, ne jemi NATO. Po realizohen interesat dekadëshe kombëtare dhe shtetërore, është siguruar e ardhmja, stabiliteti dhe siguria”, tha Llokvenec duke shtuar se politikat e integrimit, zgjidhjes së problemeve, ndërtimit të miqësive janë të njohura nga miqtë tanë evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, thotë Llkovenec, tashmë e ratifikuan vendet anëtare të aleancës dhe se pas Greqisë, tashmë e kanë ratifikuar kuvendet e Sllovenisë dhe Republikë së Shqipërisë.


“NATO d të thotë siguri dhe stabilitet po ajo është edhe ekonomi, më shumë investime, më shumë para. Hyrja në NATO është mundësi për rritjen e konkurrencës, rritjes ekonomike, dhe nxitje për investime serioze të huaja, vende punë të reja dhe e gjithë kjo do të thotë më shumë dhe standard më të lartë jetësor”, tha Llokvenec./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori