Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Kërkesat, siç theksojnë nga atje, pasi të përkthehen do t'i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.


MPB para dy javëve dorëzoi fletarreste ndërkombëtar për Sheval Muaremin.

Fletarrest ndërkombëtare është paraqitur edhe për shtatë persona tjerë, në mesin e të cilit është edhe Çajani./Telegrafi/