Pas përfundimit të sezonit 2024/25, në radhët e KF Llapit janë zyrtarizuar disa largime nga skuadra.

Klubi ka njoftuar ndarjen me 11 futbollistë, si pasojë e përfundimit të kontratave ose marrëveshjeve të përbashkëta për vazhdimin e karrierës në skuadra të tjera.


Po ashtu më herët nga Llapi janë larguar edhe Blendi Baftiu dhe Hamdi Namani.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga KF Llapi:

Njoftim zyrtar

Pas përfundimit të sezonit 2024/25, disa prej futbollistëve tanë kanë vendosur të ndërmarrin hapa të rinj në karrierën e tyre, duke kërkuar sfida dhe ambiente të reja.

KF Llapi, me mirëkuptim dhe respekt për vendimet e tyre, njofton për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistët si në vijim:

Pas përfundimit të edicionit 2024/25 dhe skadimit të kontratave të tyre, pesë futbollistë përmbyllin kapitullin me klubin tonë:

Vokli Laroshi Ahmed Januzi Granit Jashari Gentrit Limani Valmir Veliu

Ndërsa, me marrëveshje të dyanshme, për të kërkuar minutazhë më të madhe në klube të tjera, kanë zgjidhur kontratën para kohe:

Art Hoti Avni Selmani Erlind Mulaj Gramos Murati Rinor Tovërlani Seyoon Cheon

KF Llapi falënderon të gjithë futbollistët për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit tonë, duke iu dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app