LAJMI I FUNDIT:

Llapi mposht me rezultat të thellë Lirinë në Prizren

Llapi mposht me rezultat të thellë Lirinë në Prizren

Llapi ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket rasteve për gol, por përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve që realizuan për 1-0 me anë të Arbnor Ramadanit (28’) i cili u asistua nga Ergyn Ahmeti.

Me të filluar pjesa e dytë prizrenasit shënuan në minutën e 52-të për të barazuar shifrat në 1-1 dhe kjo ishte e tëra çfarë mund të bënin në këtë takim.


Llapi më pas mori lojën në kontroll duke shënuar edhe katër gola të tjerë për të marrë fitoren në ndeshjen e fundit të sezonit 2023/2024.

Për ta rikthyer avantazhin në të mirë të Llapit u përkujdes Ahmed Januzi (63’) i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Muhamet Hysenit.

Llapi vetëm pak minuta më vonë gjeti edhe golin e tretë kësaj radhe falë një autogoli nga lojtari i Lirisë, Cissoko (65’) i cili shënoi në portën e vet për rezultatin 3-1.

Golin e katërt për llapjanët e shënoi Muhamet Hyseni në minutën e 83-të i cili realizoi për rezultatin 4-1 pas asistimit të Diar Vokrrit.

I njëjti lojtar realizoi edhe në minutën e 93-të për rezultatin 5-1 duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Elvir Gashijani.

Llapi kësisoji e përfundon kampionatin me 68 pikë të grumbulluara dhe në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Liria e cila tashmë me 14 pikë e kishte mësuar që moti kohë fatin e saj dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori