LAJMI I FUNDIT:

Llapi befason Istogun

Llapi befason Istogun

Skuadra e Llapit ka arritur ta shënoj edhe fitoren e katërt pas rikthimit në elitën e futbollit kosovar.

Llapjanët kanë shënuar fitore minimale 1-0 në Pejë në ballafaqim me skuadrën e pozitës së fundit në tabelë Istogun.

Në pjesën e parë vendasit ishin dukshëm më të rrezikshëm se sa mysafirët duke sulmuar pa ndalur portën e Afrim Ademit.

Gjatë 45 minutave të parë të kësaj sfide, ‘troftat’, arritën të godasin dy herë shtyllën por pa pasur fatin të shënojnë.


Në minutën e 32-të, Agron Bruqi goditi shtyllën për vendasit, ndërsa 10 minuta më vonë shtylla ia mohoi golin edhe Landrit Ramës.

Në pjesën e dytë skuadrat e nisën më qetë ndeshjen dhe kryesisht ndeshja luhej në mes të fushës.

Por në minutat e fundit Llapi u tregua më e rrezikshme me ç’rast edhe shënoi golin e epërsisë.

Ishte minuta e 78-të e ndeshjes kur mesfushori Edon Zeqiri i dha fitoren skuadrës së tij Llapit. Pas kësaj fitore Llapi është ngjitur në pozitën e katërt me 14 pikë të tubuara. /Telegrafi/