Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci, ka rrëfyer për sulmin që iu bë të hënën mbrëma nga persona të panjohur. Ai beson se sulmi ndaj tij ka ndodhur për shkak se të njëjtëve po u pengon zbatimi i ligjit dhe qeverisja e mirë. Ndërkaq, policia ka arrestuar një të dyshuar.
Lladrovci, duke folur për sulmin e djeshëm ndaj tij, thotë për Express se ngjarja ka ndodhur në fshatin Terstenik pas takimit të pestë që ndodhi në atë vend. Siç u shpreh ai, atyre që po u pengon qeverisja e mirë në atë Komunë edhe po veprojnë ashtu.
“Mbrëmë kam pasur sulm dhe dëmtim të makinës, pas takimit të 5-të në fshatin Terstenik. Vetë pritja në fshat nuk është pritur mirë nga keqbërësit. Konsideroj se jam sulmuar nga persona që ju pengon zbatimi i ligjit, transparenca dhe qeverisja e mirë”, u shpreh ai.
Lladrovci theksoi se është zotuar se qeverisja e tij do të vazhdojë dhe se asnjë presion nuk mund ta ndalë punën e tij në këtë komunë.
“Unë jam zotuar dhe zotohem se qeverisja ime do të vazhdojë si deri sot si qeverisje shembullore dhe asnjë keqbërës as presion nuk mund ta ndalë qeverisjen e mirë në Drenas. Unë nuk do të ndalem sepse jam zotuar edhe para qytetarëve dhe ligjit se nuk zmbrapsem”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, për sulmin ndaj tij, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar.
“Në orën 22:30 është hapur rasti kanosje dhe dëmtim prone. Rasti ka ndodhur në Terrstenik të Drenasit. Policia lidhur me këtë rast sot ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës