Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur në takim miqësor, Bajram Berisha nga fshati Shtuticë i Komunës së Drenasit, ku familjes së tij ju vranë pesë anëtarë në luftën e fundit nga forcat serbe.

Lladrovci ka pohuar se "Baca Bajram, mbetet histori dhe simbol i qëndresës së vuajtjeve të popullit tonë".


"Për më shumë se 25 vite, familja e Bajram Berishës, nuk i kishin gjetur eshtrat e djalit dhe djalit të vëllait, që ishin të zhdukur, vetëm vitin e kaluar, shpirti i tij dhe familjes Berisha, u qetësua, pasi që tani bijtë e tyre, prehen në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Shtuticë"./Telegrafi/