Liverpooli dhe Evertoni janë ndarë në paqe në derbin e qytetit, pasi pas 90 minutave lojë ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi mirë për vendasit e Liverpoolit që krijuan disa raste radhazi dhe dominuan gjithë pjesën e parë, duke treguar etjen për fitore në këtë derbi.


GettyImages 889382416 Shtrëngimi i duarve nga dy trajnerët, Klopp dhe Allardyce (Getty Images)

Megjithatë, për të parë golin e parë në ndeshje u desh të presim minutën e 42-të, kur Mohamed Salah dhuroi një perlë nga një goditje e fortë që e kaloi Liverpoolin në epërsi me rezultat 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Redsave që rrezikuan përsëri me Salah (49', 66'), por që asnjëri nuk përfundoi në gol.

GettyImages 889409998 Salah shënoi një supergol (Getty Images)

Kur rastet nuk konkretizohen - pason dënimi. Kështu i ndodhi edhe Liverpoolit, të cilët u ndëshkuan në minutën e 76-të të ndeshjes nga një penallti e shkaktuar nga Dejan Lovren.

Ishte sulmuesi i madh anglez, Wayne Rooney, i cili mori përsipër këtë penallti dhe e konkretizoi në gol duke barazuar rezultat në 1-1.

GettyImages 889429780 Momenti kur Rooney shënoi golin e barazimit nga penalltia (Getty Images)

Në minutat në vazhdim, Liverpooli iu kthye sulmeve për të tentuar fitoren, por nuk ia arritën dhe pas 90 minutave derbi i madh i qytetit përfundoi në paqe me një barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Redsat vazhdojnë në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Evertoni në vendin e dhjetë me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, skuadra e Kloppit e pret West Bromwich Albionin, ndërsa Evertoni udhëton te Newcastle. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6bfbtw

https://www.dailymotion.com/video/x6bfdzn

telegrafi sport app