Me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel sot në Bruksel po takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.


LIVE 1

Më poshtë keni çdo gjë që ndodh rreth takimit minutë pas minute:

18/08/2022 17:17

Borrell pas takimit: Nuk ka progres për tema të mëdha, nuk ka kompromis për momentin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk është shënuar progres për çështje më të mëdha.

Në një konferencë për media të mbajtur në Bruksel, Borrell ka thënë se për momentin nuk ka kompromis nga palët.

“Nuk mund të them se në këtë takim ka pasur progres për çështje më të mëdha. Nuk ka kompromis për momentin”, ka deklaruar ai.

Tutje, Borrell ka pohuar se në fund të takimit ua ka bërë të qartë të dy liderëve se “BE-ja dhe anëtarësimi në NATO duhet të mbesin synimi përfundimtar dhe ata duhet të gjejnë një mënyrë për të avancuar tutje në këtë rrugëtim. Hapi i parë është që të kërkojnë zgjidhje për situatën aktuale”.

18/08/2022 17:12

Borrell: Gjatë takimit është biseduar më hollësisht për marrëveshjen

“Jemi po ashtu të fokusuar në rrugën drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Patëm mundësi që të bisedonim në hollësi për këtë marrëveshje”, tha ai.

Sipas tij, Vuçiq dhe Kurti e kanë kuptuar se nuk ka ndonjë alternativë ndaj dialogut në kuptimin e zgjidhjes së këtij problemi.

“Sigurisht se ka dallime të mirënjohura mes tyre sa i përket asaj se cili do të jetë statusi përfundimtar i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë apo si do të duhej të ishin ato. Por, janë pajtuar se do t’i vazhdojnë bisedimet në baza të rregullta në periudhën vijuese për ta përshpejtuar procesin e normalizimit”, përfundoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, shkruan Telegrafi.

18/08/2022 17:03

Borrell: Është koha për të kërkuar zgjidhje për çështje afatgjate

Borrell ka thënë se takimi nuk ishte fare i lehtë dhe as i rregullt, pasi ka ardhur si rezultat pas tensioneve mes dy vendeve.

"Takimi i sotëm nuk ishte normal, i rregullt. Së bashku me përfaqësuesin Lajçak, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës, Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjes në mirëbesim për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit", u shpreh Borrell, raporton Telegrafi.

Tutje ka folur edhe për luftën në Ukrainë. Borrell tha se është koha për të kërkuar zgjidhje për çështje afatgjate.

"Jemi në një kohë kritike. E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatic dhe të rrezikshëm për kontinentin tonë. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur çështje afatgjate. Ju kam thënë të dy liderëve që ky takim ishte për menaxhim krizash dhe qëllimi ishte që të qetësohej situate në terren", deklaroi ai.

18/08/2022 16:48

Rashiti: Pikë kthese në bisedimet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk janë deklaruar pas dy takimeve të përbashkëta me shefin për politikë të jashtme të BE-së Josep Borrel.

As Borell nuk është deklaruar deri tash.

Por Naim Rashiti, nga Grupi i Ballkanit për Politika ka shkruar se ka lëvizje në dialog.

“Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel: një pikë kthesë”, ka shkruar Rashiti në Twitter.

299598919 3345294965703239 8575012738764925308 n

18/08/2022 16:05-Besoni se do arrihet ndonjë marrëveshje?

18/08/2022 15:45-Konferenca për media e Josep Borrell

18/08/2022 15:40-Petkoviq: Vuçiqi do të qëndrojë edhe për një kohë në Bruksel

2021/09/petkoviq.jpg

Petar Petkoviq nga Qeveria e Serbisë është deklaruar për media pas takimeve në Bruksel. 

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndroj edhe për një kohë të gjatë në Bruksel.

Ai u shpreh se Vuçiq nesër do të deklarohet për media, përcjell Telegrafi.

“Pas përfundimit të takimit trepalësh, Vuçiqi do të qëndroj edhe për një kohë në Bruksel, nesër do të deklarohet për media", ka deklaruar Petkoviq, raportojnë mediat serbe.

18/08/2022 15:16-Nis takimi i ri trepalësh në Bruksel

2022/08/takimet.png

Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar takimet e ndara dypalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Siç mëson Telegrafi ka filluar takimi i ri trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së.

"Është duke u mbajtur takimi i dytë tre palësh", ka thënë një burim për Telegrafin.

Ndërkaq, do të jetë hera e parë që Kurti dhe Vuçiq janë takuar sërish brenda një dite në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

18/08/2022 15:07

Tahiri: BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha për marrëveshje finale

Edita Tahiri foto Ridvan Slivova 5 e1658916339584

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se në takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, nuk mund të ketë marrëveshje finale mes dy palëve.

Sipas saj, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, tashmë janë bindur që ka ardhur koha për një marrëveshje të tillë.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhe pse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha për marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

18/08/2022 14:16-Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë

2022/08/borell.png

Gjatë fillimit të takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk janë përshëndetur mes vete.

Ndërkaq, shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel i mbeti dora e zgjatur, kjo ngase presidenti i Serbisë, Vuçiq e injoroi përshëndetjen e tij.

Ndryshe, ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën udhëheqjen e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Pas takimit trepalësh, raportohet se Borrell do t’i takojë sërish ndaras liderët e dy vendeve.

18/08/2022 13:34-Çfarë prisni nga takimi i sotëm?

18/08/2022 13:24

Vuçiq shpreson në marrëveshje me Kosovën, por nuk beson se mund të ndodh ajo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shkruar se shpreson në një marrëveshje me Kosovën por sipas tij ai fare nuk beson në të.

‘Fillimi i bisedës me Josep Borrell për problemet thelbësore në Kosovë. Shpresoj për një lloj zgjidhjeje, edhe pse nuk e besoj fare’ ka shkruar presidenti serb raporton Telegrafi.

ad6

18/08/2022 12:36-Përfundon takimi trepalësh, Borrell pritet t’i takojë sërish gjatë ditës Kurtin dhe Vuçiqin 

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën udhëheqjen e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Pas takimit trepalësh, raportohet se Borrell do t’i takojë sërish ndaras liderët e dy vendeve.

Sipas në njoftimi të BE-së, Borrell rreth orës 13:00 do të lëshojë një deklaratë për  media.

Screenshot 2 36

18/08/2022 11:48-Musliu: Pas 'Rojave të Urës' e 'Mbrojtjes Civile' tash Vuçiq e Radoiçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar 'Brigada e Veriut'

2022/08/agim-musliu-veriu-grafiti.png

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”, afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin në gjuhën serbe “Mos u brengosni. Këtu jemi. Ju presim”, me simbolin “Brigada e Veriut”.

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuciq dhe krimineli Milan Radoiciq paraqitën me formacionin e ri paramilitar “Brigada e Veriut”.

Sipas Musliut, shkrimi i këtyre grafiteve është një kërcënim për sigurinë e Kosovës.

“Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ e formacioneve të tjera, tash Vuçiqi e Radoiçiqi paraqiten me këtë formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’. Sado që në plan të parë kjo duket një kërcënim ndaj sigurisë në Kosove, unë më shume po e shoh si një huti dhe përpjekje të kriminelëve serbë për t’ia rritur vlerën Vuçiqit sot e tutje në Bruksel”, shkruan Musliu në Facebook.

18/08/2022 11:18-Pamje nga takimi Kurti-Vuçiq

Ka nisur takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

ad3 Takimi Borell-Kurti-Vuçiq, /Foto: zyra e BE-së në Bruksel

ad4 Takimi Borell-Kurti-Vuçiq, /Foto: zyra e BE-së në Bruksel

ad Takimi Borell-Kurti-Vuçiq, /Foto: zyra e BE-së në Bruksel

18/08/2022 10:57-Dialogu në Bruksel, flasin qytetarët e Mitrovicës

2022/08/299507663_1114631612499559_1021709533020627742_n-1-1.png

Sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. Ky takim vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

Në lidhje me këtë, Telegrafi një ditë më parë ka qenë në veri të Mitrovicës për të folur me zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku, si dhe qytetarët.

[related-to url="https://telegrafi.com/dialogu-ne-bruksel-flasin-qytetaret-e-mitrovices/"]

18/08/2022 10:51-Nis takimi trepalësh Borrell-Kurti dhe Vuçiq

Ka nisur pa përshëndetje e shtrëngim duarsh takimi trepalësh në Bruksel ndërmjet shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në kohën kur po mbahej takimi trepalësh, siç merr vesh Telegrafi në ndërtesën ku zhvillohej takimi ka hyrë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Mësohet se Escobar ka kërkuar nga palët të jenë konstruktiv dhe t'i ulin tensionet.

Ndryshe, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Borrel në një postim në Twitter ka shkruar duhet ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

“Sot në mëngjes po thërras takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

18/08/2022 10:46-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me Borrelin dhe Lajçakun

Presidenti i Serbisë është takuar me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel dhe me Mirosllav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Pas përfundimit të takimeve, pritet edhe një takim trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq.

BE pritet të dalë me një njoftim zyrtar pas përfundimit të takimeve.

borrell vucic 1

18/08/2022 10:45-Kryeministri Kurti takohet me Borrelin dhe Lajçakun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot në Bruksel me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel dhe me Mirosllav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Pas përfundimit të këtij takimit, pritet edhe një takim trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq.

BE pritet të dalë me një njoftim zyrtar pas përfundimit të takimeve.

borrell kurti 1

18/08/2022 10:26-“Mos u brengosni, këtu jemi”, grafite në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin "Car Llazar", afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin, " Mos u brengosni, këtu jemi", me simbolin "Brigada e Veriut".

Ndërkaq, sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

299284799 460851039277710 3244528091553209795 n

299204780 554421093129258 987303559260984439 n

18/08/2022 10:07-Çerkini: Nuk besojmë se do të ketë marrëveshje për të pagjeturit

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini nuk shpreson se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare në Bruksel për personat e pagjetur.

Çerkini në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të flitet për këtë çështje në Bruksel.

"Kam pyetur në Komisionin qeveritar se a do të flitet për persona të pagjetur. Më thanë që temat janë të shumta, dhe nuk e dinë nëse do të përfshihet kjo çështje", tha ai.

Çerkini shtoi se nuk beson që ky takim do të sjellë ndonjë marrëveshje përfundimtare për personat e pagjetur.

Ai theksoi se ka dëgjuar që edhe në këtë çështje do të kërkohet reciprocitet nga pala serbe, e kjo siç tha Çerkini nuk vjen në konsideratë.

"Shumë pak besoj që ata do të sjellin një marrëveshje përfundimtare për personat e pagjetur, pasi po flitet për reciprocitet për personat e pagjetur. E nëse flitet për reciprocitet është marre e nuk vjen në konsiderim një gjë e tillë", ka thënë Çerkini.

18/08/2022 09:42-Deputeti rumun bën thirrje për marrëveshje Kosovë- Serbi

Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një marrëveshje sot në Bruksel ka deklaruar deputeti i Rumanisë në Parlamentin Evropian, Vlad Gheorghe.

“Nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë” shkruan ai, raporton Telegrafi.

“I bëj thirrje Aleksandar Vuçiqit të bashkëpunojë me ?? & #NATO dhe të ndërpresë lidhjet me #PutinWarCriminal” shkruan ai në Twitter.

Screenshot 34

18/08/2022 09:30-Kurti në Bruksel me gazetarin e "The New York Times"

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Bruksel ka folur edhe për  'The New York Times". Fotografitë i ka publikuar Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel.

Screenshot 33 1

18/08/2022 09:22-Detajet e takimit në kohë tensionesh nën ndërmjetësimin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në ora 10:30 dhe fokusi i takimit sipas njoftimit zyrtar të BE-së do të jetë në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi i cili do të fillojë në orën 10:30, do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të trajtohen çështjet aktuale me synim siç thuhet, zbutjen e tensionit aktual në terren.

Screenshot 26 2 1 Njoftimi zyrtar i BE-së për takimin Kurti-Vuçiq

“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet tutje nga BE-ja.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga ekzekutivi i Kosovës raporton Telegrafi.

Kurti e Vuçiq janë takuar herën e fundit më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Flamuri i Kosoves dhe flamuri i serbise  1

18/08/2022 09:11-Deklaratat para takimit dhe thirrjet ndërkombëtare

Në ndërkohë para këtij takimi ka pasur zhvillime politike edhe përpjekje për të ndikuar në uljen e tensioneve raporton Telegrafi.

Dy ditë para takimit me Vuçiq, Kurti zhvilloi bisedë telefonike me zyrtarë të SHBA-në e Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti, në një shkrim në Twitter, tregoi se ka biseduar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, duke e quajtur “telefonatë të frytshme”.

Flamuri i Kosoves dhe flamuri i serbise ne harta 1

Kurti, më herët gjatë ditës së martë, zhvilloi bisedë telefonike edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Siç njofton Kurti në Twitter, është biseduar për takimet në Bruksel dhe rëndësinë për një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

18/08/2022 09:00-Deklaratat para takimit dhe thirrjet ndërkombëtare

Në ndërkohë para këtij takimi ka pasur zhvillime politike edhe përpjekje për të ndikuar në uljen e tensioneve raporton Telegrafi.

Dy ditë para takimit me Vuçiq, Kurti zhvilloi bisedë telefonike me zyrtarë të SHBA-në e Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti, në një shkrim në Twitter, tregoi se ka biseduar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, duke e quajtur “telefonatë të frytshme”.

Kurti, më herët gjatë ditës së martë, zhvilloi bisedë telefonike edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Siç njofton Kurti në Twitter, është biseduar për takimet në Bruksel dhe rëndësinë për një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, deklaroi Kurti.

Në prag të takimit kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takuan përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.

Ndërkaq, të mërkurën kryeministri Kurti është takuar në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Telegrafi/