Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 në rrethin e tretë të fazës së grupeve përballë Spanjës në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Ferran Torres në minutën e 13-të.

Lojtarët kuqezi tentuan me të gjitha forcat që ta fitonin këtë përballje, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje, por që fati nuk ishte në anën tonë.

Kështu, me paraqitje për t'u duartrokitur- Shqipëria i jep fund këtij rrugëtimi magjik në Euro 2024.

25/06/2024 00:29-Kaq nga rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024

Shqipëria e ka mbyllur aventurën në Euro 2024 në vendin e fundit në grup me një pikë.

Për të gjitha lajmet e fundit nga ndeshja me Spanjën dhe të tjerat klikoni këtu...

24/06/2024 23:55-“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Pas ndeshjes u deklarua përzgjedhësi Sylvinho i cili vlerësoi lartë duelet e kombëtares ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

“Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Evrope dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund”.

Lexo lajmin e plotë...

sylvinho 12 1

24/06/2024 23:35-Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Berat Gjimshiti është shprehur falënderues për tifozët dhe të gjithë ata që i mbështetën në Euro 2024.

Lajmi i plotë>>>

berat gjimshiti

24/06/2024 23:34-Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ferran Torres në minutën e 13-të duke realizuar për 1-0 pas asistimit të Dani Olmos.

Shqipëria tregoi forcën e saj duke rrezikuar në disa raste portën e spanjollëve në pjesën e dytë, por duke mos arritur që të gjejnë golin.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 06 24 230503

24/06/2024 22:53-Përfundon me kaq rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024

90+4' Shqipëria mposhte minimalisht nga Spanja 1-0 dhe me kaq përfundon aventura e djelmoshave tanë në Kampionatin Evropian.

24/06/2024 22:51-Broja gjuan nga afërsia, por portieri spanjoll pret

90+2' Armando Broja ishte sërish afër të shënonte, por David Raya sërish i vëmendshëm.

24/06/2024 22:36-Asllani godet shtyllën e Spanjës

77' Kristjan Asllani afër të barazonte rezultatin, godet shtyllën.

24/06/2024 22:32-Dy zëvendësime te Shqipëria

70' Sylvinho bën dy zëvendësime: Largohen Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami, inkuadrohen Arber Hoxha dhe Medon Berisha.

24/06/2024 22:23-Broja afër të shënonte golin e barazimit

64' Armando Broja ishte afër të shënonte golin e barazimit, nga një pasim brilant i Kristjan Asllanit, por David Raya bëri pritje befasuese.

24/06/2024 22:22-Broja në vend të Manajt

59' Sylvinho ka larguar nga loja Rey Manajn dhe ka futur Armando Brojën për më shumë shpejtësi në sulm.

24/06/2024 22:06-Shpëton Shqipëria, Joselu me goditje të rrezikshme

47' Joselu ishte afër të shënonte me goditje akrobatike, por fati ishte në anën tonë, me topin që përfundoi jashtë

24/06/2024 22:03-Fillon pjesa e dytë

Spanja nis me topin në pjesën e dytë, ndërsa ka edhe epërsinë minimale 1-0 ndaj Shqipërisë.

24/06/2024 21:46-Përfundojnë 45 minutat e parë

45+1' Spanja e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Shqipërisë me golin e vetëm të Ferran Torres (13').

24/06/2024 21:45-Asllani godet fort nga distanca, por pret David Raya

45' Kristjan Asllani provon nga distanca me një goditje të fortë, por David Raya ishte i vëmendshëm.

24/06/2024 21:40-Gjimshiti bllokon goditjen e Olmos

36' Berat Gjimshiti bën ndërhyrje vendimtare, duke bllokuar goditjen e Olmos që ishte përballë me portën tonë.

24/06/2024 21:13-Shënon Spanja

13' Ferran Torres kalon Spanjën në epërsi për 1-0 nga një asistim i Dani Olmos.

24/06/2024 21:12-Strakosha fantastik

12' Thomas Strakosha pret dy goditje të njëpasnjëshme të spanjollëve.

24/06/2024 21:06-Shqipëria rrezikon nga korneri i parë

5' Shqipëria rrezikon nga goditja prej këndit, e ekzekutuar prej Kristjan Asllanit, por topi largohet nga mbrojtja spanjolle

24/06/2024 21:00-Shqipëria nis e para me topin

1' Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës

24/06/2024 20:52-A po luan Shqipëria në shtëpi? Mbi 40 mijë tifozë shqiptarë në stadium

Duket si një ndeshje në shtëpi për Shqipërinë sonte në Dusseldorf. Mbi 40  mijë tifozë në stadium mbështesin kuqezinjtë.

Screenshot 2024 06 24 205023

Screenshot 2024 06 24 205030

24/06/2024 20:48-Gazetari i UEFA-s, Egi Duro: Ndeshja më e rëndësishme në histori të futbollit shqiptar

Shqipëria mund të jetë më e motivuar se Spanja. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.

Vetëm në turneun e dytë të madh, ata janë në garë për të arritur në mesin e 16-të më të mirave. Do të ishte një arritje e madhe nëse do të kalonin, veçanërisht nëse merrni parasysh se me kë kanë qënë në grup.

Screenshot 2024 06 24 204639

24/06/2024 20:46-Takimi Asllani - Morata

Para ndeshjes, lojtarët e të dy ekipeve kanë dalun në fushë ku spikati takimi mes Kristjan Asllanit dhe Alvaro Moratas.

Screenshot 2024 06 24 204443

24/06/2024 20:42-Ramadani: Nuk kemi presion, Spanja nuk ka ekip të dytë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka folur para takimit, duke thë se ekipi nuk ka presion para ndeshjes me Spanjën.

"Jo, nuk kemi presion. Në këtë nivel futbolli, të gjithë dinë të menaxhojnë presionin, kështu që nuk mendoj se kemi presion ose jemi nervozë. Të gjithë në ekipin tonë e dinë rëndësinë e lojës".

"Unë nuk mendoj se Spanja ka një ekip të dytë. Çdo lojtar që luan në këtë kompeticion është një lojtar i mirë", deklaroi Ramadani.

ramadani 1

24/06/2024 20:32-Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi

Shqipëria dhe Spanja takohen në rrethin e fundit të fazës së grupeve, përkatësisht Grupit B të Kampionatit Evropian.

Shikoni videon>>>

albania

24/06/2024 19:28-Gjyqtari i ndeshjes Shqipëri–Spanjë do të jetë suedezi Glenn Nyberg, ndërsa zbulohet edhe rituali i ekipit të tij para ndeshjeve

Glenn Nyberg është zgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen Shqipëri-Spanjë që fillon nga sonte nga ora 21:00.

Lajmi i plotë>>>

nyberg

24/06/2024 19:02-Nga një lojtar premtues në Itali tek shpërthimi në Turqi: Rey Manaj, kërcënimi për Spanjën

Spanja do të ballafaqohet me Shqipërinë në një ndeshje ku nuk ka asgjë për t’u luajtur për spanjollët përveç një ndeshje për të mbajtur në nivel besimin dhe ndeshjet e mira që kanë dhuruar deri më tani. Në këtë ndeshje mund të shohim të aktivizuar disa lojtarë të “planit të dytë” si Mikel Merino, Alejandro Grimaldo, Dani Vivian, Joselu, Ayoze Perez në mesin e lojtarëve të tjerë.

Të gjithë sytë janë tek kjo ndeshje do të jenë mbi atë se çfarë mund të ofrojë Shqipëria. Një kombëtare me disa lojtarë të njohur në futbollin spanjoll si Ivan Balliu dhe mbi të gjitha Rey Manaj. Sulmuesi do të luajë me Spanjën pas një rruge të gjatë për të gjetur formën e tij më të mirë.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 06 24 163650

24/06/2024 18:37-Mediumi spanjoll shkruan për sekretin e Shqipërisë drejt suksesit

Shqipëria ka shfaqur një formë të shkëlqyer në Euro 2024 dhe mundësinë për të kualifikuar në fazën e 1/16 nuk e ka rastësia. Si në futboll, ashtu edhe në jetë, fati mund të japë një dorë, por rezultatet nuk janë të rastit, por të punës së palodhshme.

Lajmi i plotë>>>

albania euro 2024 1

24/06/2024 17:40-Paco Arriola, spanjolli me zemër shqiptare

Francisco Arriola, i lindur në Madrid në vitin 1984, ka një jetë që është larguar shumë nga futbolli. Pas studimeve në Drejtësi dhe Gazetari, dhe një periudhe misionarie në Kenia, ai themeloi një agjenci suksesi përfaqësimi artistësh, u angazhua si promovues koncertesh, dhe drejtoi burimet njerëzore për një kompani para se të drejtonte akademinë opozitare të Gardës Civile nga Malaga, që ka tani 3600 studentë, shkruan AS.

Lajmi i plotë>>>

Paco Arriola

24/06/2024 17:39-"Shqipëri, Shqipëri", festës së madhe kuq e zi në Dyseldorf i bashkohen edhe tifozët spanjoll

Tifozët shqiptarë dhe ata spanjollë po festojnë së bashkua para ndeshjes që fillon në ora 21:00.

24/06/2024 16:38-Rikthim në kohë: Si tentoi Spanja të blinte ndeshjen kundër Shqipërisë

Në historinë e ndeshjeve mes Spanjës dhe Shqipërisë, ka një ngjarje të veçantë që shënoi një kapitull të panjohur të publikuar në “AS ” në prag të ndeshjes së sontme.

Lajmi i plotë>>>

spain albania

24/06/2024 15:54-Jesus Navas lavdëron Shqipërinë dhe këshillon bashkëlojtarët e tij

Jesus Navas e ka lavdëruar Shqipërinë para takimit të sotëm dhe ka këshilluar skuadrën e tij të jenë të fortë nga fillimi për të arritur fitoren.

Shqipëria luan sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B në Euro 2024 ndaj Spanjës, në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit me fillim nga ora 21:00.

Para kësaj ndeshje ka folur edhe veterani i Spanjës, Navas, i cili pritet të startoj në këtë ndeshjes dhe ka këshilluar bashkëlojtarët e tij.

Lajmi i plotë..

Navas

24/06/2024 15:49-Shqipëria ka rekord të tmerrshëm ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë ka një rekord të tmerrshëm ndaj Spanjës, kundërshtarit të sotëm në Euro 2024.

Nga tetë ndeshje të luajtura mes vete, Shqipëria ka pësuar tetë humbje, duke shënuar vetëm 3 gola dhe duke pranuar 31 sosh.

Humbja më e thellë është ajo e dhjetorit të vitit 1990, ku u mposhten 9-0.

shqiperi spanje

shqiperi spanje 1

24/06/2024 14:36-UEFA publikon foto të tifozëve shqiptarë me fytyrë të ngjyros

Faqja zyrtare e UEFA-s për Euro 2024 ka publikuar disa fotografi të tifozëve shqiptar në prag të ndeshjes së fundit të grupeve.

Në fotografi gjenden burra dhe gra të moshave të ndryshme të cilët kanë të ngjyrosur fytyrën me ngjyrat kuq dhe zi.

Simboli i shqiponjës është ai që gjendet i vizatuar në secilin fotografi.

24/06/2024 14:16-Gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Spanjë

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e sotme mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Spanjës, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.

Gjyqtar kryesor do të jetë suedezi Glenn Nyberg, ndëras asistentë të tij do të jetë bashkëvendësit e tij, Mahbod Beigi dhe Andreas Soderqvist.

Ukrainasi Mykola Balakin do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Christian Dingert nga Gjermani do të jetë në VAR.

gjyqtaret 1

24/06/2024 11:46-FSHF jep informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri–Spanjë në stadiumin e Dyseldorfit

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Një sfidë vendimtare ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit i cili do të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren për të arritur një rezultat historik.

Lajmi i plotë..

fshf

24/06/2024 11:24-Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Në xhiron e tretë të ndeshjeve në grupe llogaritë bëhen me laps në dorë, ku kualifikimi varet nga shumë kombinime, jo vetëm nga ajo çfarë një skuadër arrin vetë në fushë, por edhe nga ndeshjet e rivalëve, apo skuadrave të grupeve të tjera.

Megjithatë, disa gjëra janë të qarta dhe në kampin kuqezi e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë sot në mbrëmje.

Nëse mund Spanjën që ka siguruar vendin e parë me 2 fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve dhe kështu ka shumë mundësi ta vazhdojë më tej aventurën gjermane, të paktën si një prej katër skuadrave të treta më të mira.

Do të ishte një arritje historike për Shqipërinë, nëse do të kalonte grupin në pjesëmarrjen e saj të dytë në Evropian.

Lajmi i plotë..

shqiperia 1 5

24/06/2024 10:53-“Do të dalim me kokën lartë”, Edi Rama përgëzon lojtarët dhe tifozët për paraqitjen në Euro 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfrytëzuar profilin privat në rrjetin sociale Facebook, për të përgëzuar kombëtaren kuqezi dhe tifozët për paraqitjen dinjitoze në Euro 2024.

Paraqitjet e mira në fushë dhe tribuna kanë bërë që kryeministri Edi Rama t’i përgëzoj lojtarët dhe tifozët për këto dy ndeshje, teksa ka folur edhe për përballjen e sotme ndaj Spanjës.

Rama ka shtuar se rezultati është në plan të dytë në këtë ndeshje ndaj “skuadrës më të frikshme të grupit” dhe çfarëdo që të ndodh, duhet të dalim me kokën lartë.

Lajmi i plotë...

edi rama shqiperia

24/06/2024 10:28-Formacioni i mundshëm i Spanjës ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka bërë gati formacionin anti-Shqipëri, duke vendosur të ndryshoj gjithë 11-shen që luajti ndaj Italisë.

spanja formacioni

24/06/2024 10:06-Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024. Trajneri Sylvinho tashmë ka vendosur për formacionin që do të inkuadrojë nga minuta e parë.

Kuqezinjtë do t’i mbyllin ndeshjet e grupeve ndaj “La Rojas”, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i kombëtares kuqezi, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe tashmë ka në mendje formacionin që do ta vendos nga minuta e parë.

Lajmi i plotë...

Formacioni i Mundshem i Shqiperise x Patos 24 Qershor LAJM

24/06/2024 08:39-Dita e ndeshjeve në Euro 2024: Shqipëria luan ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës

Sot (e hënë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit apo të tretat në Grupin B të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Pas ndeshjeve të fundit të Grupit A, tani radhën e ka për t’u mbyllur Grupi B, ku përveç Shqipërisë, luajnë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia.

Lajmi i plotë...

grupi b euro 2024 1

23/06/2024 23:53-“Jemi në grupin e vdekjes dhe kemi një mundësi shumë të madhe” – Syvinho flet për ndeshjen me Spanjën

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B, në kuadër të finaleve të Euro 2024 që po mbahet në Gjermani.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho, të cilët renditen të tretët në grupin B me vetëm një pikë dhe do të kërkojnë një rezultat pozitiv nesër ndaj iberikëve, për të kaluar në raundin tjetër.

Në prag të këtij takimi që do të luhet në stadiumin “Dusseldorf Arena” në Gjermani, në ora 21:00, Sylvinho kanë dalë përpara mediave, ku kanë folur për gjendjen e ekipit, atmosferën dhe kanë treguar pritshmëritë që kanë për këtë sfidë, që e konsideruan si mjaft vendimtare për rrugëtimin e Shqipërisë në këto finale.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 06 23 201034

23/06/2024 23:52-“Ne gjithmonë duam të fitojmë ndaj të gjithëve” – përzgjedhësi i Spanjës dëshiron fitore ndaj Shqipërisë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka fituar besimin e lojtarëve dhe tifozëve pas dy ndeshjeve të shkëlqyera kundër Kroacisë dhe Italisë, ndërsa tani ai do fitore edhe ndaj Shqipërisë.

Edhe pse fitoi Ligën e Kombeve, kishte ende shumë dyshime për de la Fuente, por me kalimin e grupit di lider, besimi në të është i madh në Spanjë.

De la Fuente deklaroi se ata që ekipi i tij dhe ai i konsiderojnë më të mirët do të luajnë ndaj Shqipërisë, kur u pyet për rotacionin që pritet t’i bëjë ekipit. Ai theksoi se do të bëjë vetëm ato ndryshime që ai i sheh të arsyeshme.

Deklarata e plotë e përzgjedhësit spanjoll...

Screenshot 2024 06 23 214438

23/06/2024 23:50-Konfirmohen dy mungesa të Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Spanjës do të jetë pa shërbimet e Nacho Fernandez dhe Ayoze Perez për duelin e nesërm (e hënë) ndaj Shqipërisë kështu që të dy do të jenë mungesë për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Nacho dhe Perez munguan në seancën e fundit stërvitore të kombëtares spanjolle në kampin e tyre me bazë në Dnaueschingen duke u konfirmuar kështu mungesa e tyre ndaj Shqipërisë, teksa kujtojmë se edhe Rodri do të mungojë shkaku i kartonëve.

shqiperia 10  1

23/06/2024 23:49-“Kemi mundësi ta kalojmë grupin, do bëjmë gjithçka” – kapiteni beson te skuadra kuqezi dhe kualifikimi

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti doli krah të Sylvinho në konferencën për mediet në prag të ndeshjes vendimtare për kalimin e raundit në EURO 2024, atë ndaj Spanjës që luhet këtë të hënë në orën 21:00 në Dusseldorf.

Gjimshiti u shpreh se skuadra është ende në garë për kualifikimin dhe se në ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës do të bëjnë maksimumin.

Mbrojtësi kuqezi theksoi se asgjë nuk është e pamundur në jetë, ndaj për këtë arsye do të bëjnë më të mirën.

Fjalët e kapitenit në konferencë për media...

Screenshot 2024 06 23 201039

23/06/2024 23:48-Shqipëria të dielën pasdite mbylli përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë nën drejtimin e Sylvinjos dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në kampin bazë kuqezi në Kaiserau, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Nga FSHF bëjnë me dije se grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike. Edhe mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore.

Screenshot 2024 06 23 194341

Screenshot 2024 06 23 194348

Screenshot 2024 06 23 194354

Screenshot 2024 06 23 194406

23/06/2024 23:47-Spanja mund ta shkelë ligjin gjerman me Lamine Yamal ndaj Shqipërisë

Kushdo që ka ndjekur Spanjën në Euro 2024, do të jetë impresionuar nga Lamine Yamal dhe nuk mund t’i shpëtojë faktit që ai është vetëm 16 vjeç.

Teorikisht, Spanja mund të përfundojë duke marr një gjobë nëse ai shkon larg në turne dhe kjo për shkak të moshës së tij.

Sipas ligjit gjerman, të rinjtë nën 18 vjeç në Gjermani, qofshin të huaj apo gjermanë, nuk lejohen të punojnë pas orës 20:00, për t’i mbrojtur ata në vendin e punës.

Lexo lajmin e plotë... 

31522480 2b11 11ef bf74 4ff58a2d1c83 2

23/06/2024 23:44-Spanja pritet të bëjë shumë ndryshime ndaj Shqipërisë, Luis De la Fuente ka vetëm dy dyshime

Spanja pritet të bëjnë një rotacion të madh për ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Shqipërisë, ku përzgjedhës Luis De la Fuente, do të pushojë pothuajse të gjithë skuadrën që luajtën ndaj Kroacisë dhe Italisë.

Spanja që kryesojnë Grupin B të Euro 2024 me 6 pikë të plota, do të rreshtohen me ndryshime të shumta në sfidën përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Plot 10 ndryshime pritet të pësojë Spanja krahasuar me formacionin e nisur në suksesin 1-0 ndaj Italisë.

Formacioni sipas mediave spanjolle...

de la fuente

23/06/2024 23:43-UEFA pezullon Mirlind Dakun me dy ndeshje, mungon ndaj Spanjës

Pas një hetimi të hapur në lidhje me incidentet që ndodhën para dhe pas ndeshjes me Kroacinë, UEFA tashmë ka marrë vendimin e saj në lidhje me Mirlind Dakun.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që futbollistin shqiptar ta pezullojë me dy ndeshje.

Si rezultat i këtij dënimi Daku tani nuk do të ketë të drejtë loje ndaj Spanjës si dhe do të mungonte në raundin tjetër në rast kualifikimi të Shqipërisë.

Lexo lajmin e plotë...

daku 2

23/06/2024 23:41-Tri shpikjet e Luis De La Fuentes që i bëri njerëzit të dashurohen në Spanjën e tij

Kanë mjaftuar dy ndeshje që Spanja të jetë sensacioni i madh i Euro 2024. Një ndeshje fantastike ndaj Kroacisë e fituar me rezultat të thellë 3-0 dhe një tjetër paraqitje e madhe ndaj Italisë, kanë nxjerrë në pah një skuadër që është e gatshme t’i shkojë deri në fund Kampionatit Evropian.

Ka një figurë kyçe mbi të cilin mbështeten meritat më të mëdha për ndryshimin e kësaj skuadre – quhet Luis De La Fuente.

Ky është debutimi i tij në një Kampionat Evropian dhe ai e kishte bërë të qartë që në fillim se këtu ka ardhur për të ndryshuar disa gjëra në krahasim me epokën e Luis Enrique. E para dhe më e rëndësishmja, jini më vertikal në lojë. Koha e ka treguar se kjo kërkesë e tij ka ndihmuar mënyrën se si luan Spanja.

Lexo lajmin e plotë... 

SPANJA KROACIA 1

23/06/2024 23:40-Kristjan Asllani, “kamarieri” i Shqipërisë: Nga mbërritja e babait të tij në Itali te fëmijëria e vështirë, nënshkrimi me Interin dhe lider kuqezi

Kristjan Asllani, ka lindur në Elbasan në vitin 2002, ndërsa konsiderohet si ‘motori’ i Shqipërisë, rivalit të Spanjës, shkruan Marca.

Megjithatë, ai nuk harron se nga vjen dhe as që vetëm tre vite më parë, teksa festonte fitoren e Italisë në Euro 2020, po shërbente tavolinat si kamerier.

Mediumi i njohur spanjoll ia ka nxjerrë një rrëfim nga një intervistë e tij e mëhershme dhënë për Corriere dello Sport, ku ai ka treguar edhe për fëmijërinë e tij në qytetin e vogël Buti në Itali.

Lexo rrëfimin e plotë të mesfushorit shqiptar.... 

Kristjan Asllani Inter Milan 5 scaled e1717914195883

23/06/2024 23:39-"Spanjolli" i Shqipërisë - Ivan Balliu flet për ndeshjen vendimtare në mediat spanjolle

Në një intervistë për Marca, mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, ka thënë se ndaj Spanjës do të jetë shumë e vështirë, ndërsa shtoi se një rëndësi të veçantë do të ketë edhe leximi dhe momentet e ndeshjes.

Shqipërisë i duhen tre pikët në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Spanjës për të vijuar ëndrrën në Euro 2024.

Balliu që lindur në Spanjë dhe shumë vonë pas ftesës së FSHF-së iu bashkua kuqezinjve, ka folur rreth ndeshjes vendimtare.

Lexo lajmin e plotë... 

ballu 12

23/06/2024 23:37-Nedim Bajrami: Spanja skuadër favorite për të fituar Evropianin, duhet të luftojmë në fushë për të marrë maksimumin

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjës mbrëmjen e së hënës ndeshjen e tretë të grupit B, në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Dy ditë përpara finales së tretë të kuqezinjve, që do të luhet në stadiumin e Dusseldorfit në ora 21:00, mesfushori Nedim Bajrami doli përpara mediave në konferencën e zakonshme.

Bajrami u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, kuqezinjtë do futen në fushë vetëm për 3 pikë.

Lexo lajmin e plotë...

Nedim Bajrami 3

23/06/2024 22:35-Formacionet e mundshme, Shqipëri - Spanjë sipas UEFA-s

 Shqipëria dhe Spanja në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në EURO 2024 në Grupin B.

UEFA në analizën e publikuar për këto dy ekipe, ka parashikuar edhe formacionet e mundshme.

Armando Broja, Kluas Gjasula, Arbër Hoxha dhe Elseid Hysaj rrezikojë të mungojnë në ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen, ndërsa e Spanja rrezikojnë Dani Carvajal dhe Le Normand


Formacionet e mundshme

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laci; Broja

Spanja: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal


23/06/2024 22:27-Shqipëri -Spanjë, UEFA cakton gjyqtarin suedez për ta gjykuar këtë takim

UEFA ka zgjedhur një gjyqtar suedez si kryesorin e takimit Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit në Grupin B të Euro 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos sfidojnë të hënën në mbrëmje (21:00) spanjollët e kualifikuar, me ëndrrën dhe besimin për të siguruar një fitore.

Që do të ishte historikë për të gjithë shqiptarët, dhe mbi të gjitha do të sillte kualifikimin në 16 më të mirët e Gjermani 2024.

Glenn Nyberg është përzgjedhur gjyqtari i duelit të 24 qershorit në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

Glenn Nyberg