Shqipëria është mysafir i Lihtenshtajnit për ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, 'Rusia 2018'. Kombëtarja kuqezi e fitoi sfidën e parë kundër Maqedonisë dhe ka tri pikë në Grupin G. Telegrafi ju mban të informuar drejtpërdrejtë për këtë sfidë të rëndësishme të Kombëtares shqiptare.


06/10/2016 22:34

83′ Hysaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë.

06/10/2016 22:14

70' GOOOOOOOOOLL. Hysaj harkon në zonë dhe me kokë shënon Balaj për 2-0.

https://www.dailymotion.com/video/x4wdf0a_bekim-balaj-goal-liechtenstein-0-2-albania-06-10-2016_sport

69' Balaj gjuan bukur, por portieri bën super pritje.

68' Del Llullaku, futet Cikalleshi.

06/10/2016 21:58

54' Gjuan bukur Lila, por jashtë.

52′ Buchel tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi kalon shumë pranë shtyllës.

06/10/2016 21:53

46′ Andi Lila merr vendin e Amir Abrashit. Zëvendësimi i dytë i Shqipërisë.

Fillon pjesa e dytë

06/10/2016 21:34

45+2' Është mbyllur pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Shqipërisë.

45' Janë dhënë 2 minuta lojë shtesë.

44’ De Biazi kryen zëvendësimin e parë. Migjen Basha aktivizohet në vendin e Burim Kukelit i cili pësoi një dëmtim në gju.

06/10/2016 21:22

37' Roshi përsëri rrezikon, gjuan bukur, por portieri mbron.

06/10/2016 21:18

29′ Aliji ekzekuton një goditje dënimi duke e krosuar topin në zonë, por goditja me kokë e Gjimshitit përfundon jashtë.

06/10/2016 21:16

28' Roshi gjuan bukur, por bllokohet nga një mbrojtës.

06/10/2016 21:11

24' Roshi në top formë. Harkon bukur dhe e gjen Llullakun të vetëm që nuk qëllon në portën e zbrazët.

06/10/2016 20:55

12' GOOOOOOOLLLLLL. Lojë e bukur nga Aliu në të majtë që dërgon topin në zonë i cili pasohet me kokë nga Roshi për Hykën që shënon për 1-0. Shqipëria në epërsi.

https://www.dailymotion.com/video/x4wd4is_jahmir-hyka-goal-hd-liechtenstein-0-1-albania-06-10-2016-hd_sport

9' Kërkohet penallti, por gjyqtari jep goditje këndi. Rrezikoi Llullaku.

06/10/2016 20:49-Momenti pas himnit të flamurit

14614474_1316608388352116_1829629786_o

06/10/2016 20:48

1' Fillon ndeshja

06/10/2016 20:22-Formacionet zyrtare, Lihtenshtajn – Shqipëri

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të Lihtenshajtn – Shqipëri.

Sulmi i është besuar Bekim Balajt, i ndihmuar nga Roashi dhe Azdren Llullaku.

Më poshtë keni formacionet zyrtare.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Xhimshiti, Mavraj, Aliji; Kukeli, Hyka, Abrashi; Roshi, Balaj, Llullaku.

Formacioni i Lihtenshteinit: Jehle; Oehri, Polverino, Kaufmann, Göppel; Hasler, Wieser, Buchel; Burgmeier, Gubser, Salanovic

Lihtenshtajn-Shqiperi