Në detaje - e gjitha që ndodhi në triumfin mbresëlënës të Kosovës kundër Republikës Çeke

- 14/11/2019 20:39-Lojtarët dalin në fushë
- 07/09/2019 16:59-Jemi liderë, situata aktuale në Grupin A
- 07/09/2019 16:58-Statistikat e ndeshjes
- 07/09/2019 16:52-Përfundon ndeshja, triumfon Kosova me një lojë spektakolare
- 07/09/2019 16:49
- 07/09/2019 16:46
- 07/09/2019 16:44
- 07/09/2019 16:42
- 07/09/2019 16:41
- 07/09/2019 16:39
- 07/09/2019 16:38
- 07/09/2019 16:34
- 07/09/2019 16:26
- 07/09/2019 16:23-Goooool, Kosova në epërsi
- 07/09/2019 16:17
- 07/09/2019 16:14
- 07/09/2019 16:13
- 07/09/2019 16:12
- 07/09/2019 16:07
- 07/09/2019 16:03-Fillon pjesa e dytë
- 07/09/2019 15:55-Statistikat e pjesës së parë
- 07/09/2019 15:46-Përfundon pjesa e parë, Kosova 1-1 Republika Çeke
- 07/09/2019 15:45
- 07/09/2019 15:39
- 07/09/2019 15:35
- 07/09/2019 15:32
- 07/09/2019 15:30-Statistikat pas 30 minutave të para
- 07/09/2019 15:29
- 07/09/2019 15:28
- 07/09/2019 15:22
- 07/09/2019 15:19-BARAZON KOSOVA
- 07/09/2019 15:19-Djaloshi në koreografinë e Kosovës është Flamur Kastrati
- 07/09/2019 15:16-Kosova në disavantazh
- 07/09/2019 15:08
- 07/09/2019 15:04
- 07/09/2019 15:00-Fillon ndeshja
- 07/09/2019 14:56-Koreografia e bukur e tifozëve në "Fadil Vokrri"
- 07/09/2019 14:53-Skuadrat dalin në fushë
- 07/09/2019 14:50-Albin Kurti në mbështetje të Kosovës
- 07/09/2019 14:50
- 07/09/2019 14:41-Atmosferë e zjarrtë në Prishtinë
- 07/09/2019 14:32-Stadiumi po mbushet, futbollistët janë duke u nxehur
- 07/09/2019 14:30
- 07/09/2019 14:14-Washington Post shkruan për planin e tifozëve çekë në Kosovë
- 07/09/2019 14:07-Angli - Bullgari, ndeshja tjetër e Grupit A
- 07/09/2019 14:04-Vjosa Osmani do shikojë ndeshjen në stadiumin "Fadil Vokrri"
- 07/09/2019 14:01-Statistikat e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes
- 07/09/2019 13:47-Formacionet zyrtare
- 07/09/2019 13:41-Stadiumi ka filluar të mbushet, lojtarët e inspektojnë fushën nga afër
- 07/09/2019 13:35-Veseli jep parashikimin e tij për ndeshjen Kosovë - Republikë Çeke
- 07/09/2019 13:29-Rezultatet në pesë ndeshjet e fundit
- 07/09/2019 13:26-Urimi i Arbër Zenelit për bashkëlojtarët
- 07/09/2019 13:20-Situata në Grupin A
- 07/09/2019 13:12-Rashica dhe Kryeziu nuk luajnë, por kanë ardhur në Prishtinë në mbështetje të bashkëlojtarëve
- 07/09/2019 13:07
- 07/09/2019 13:02-Reagimi i Federatës së Republikës Çeke për tifozët e arrestuar
- 07/09/2019 12:31-Gjërat që nuk lejohet t’i fusni në stadium
- 07/09/2019 12:28-Kosova synon triumfin ndaj Çekisë
Stadiumi "Fadil Vokrri"ishte arena e një tjetër ndeshjeje të zjarrtë të Përfaqësueses së Kosovës në rrugëtimin për 'Euro 2020'.
Republika e Çekisë ishte kundërshtari i radhës i skuadrës sonë në ndeshjen kualifikuese në Grupin A, që njëherësh është edhe rival i drejtpërdrejtë për pozitën e dytë në grup. Dhe skuadra jonë shënoi suksesin e radhës duke fituar me rezultat 2-1.
Kosova nuk njeh humbje në 15 ndeshje radhazi dhe të zgjedhurit e Bernard Challandes do të shpresojnë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e fitores së rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.
14/11/2019 20:39-Lojtarët dalin në fushë
Gjithçka gati për të filluar ndeshja, intonohen himnet e të dyja Përfaqësueseve.
07/09/2019 16:59-Jemi liderë, situata aktuale në Grupin A

07/09/2019 16:58-Statistikat e ndeshjes
| Kosova | Republika Çeke | |
| 2 | Gola | 1 |
| 8 | Goditje totale | 9 |
| 4 | Brenda kuadratit | 4 |
| 4 | Jashtë kuadratit | 5 |
| 2 | Bllokada | 2 |
| 10 | Goditje nga këndi | 3 |
| 1 | Pozita jashtë loje | 0 |
| 45% | Posedimi | 55% |
| 1 | Kartonë të verdhë | 2 |
| 0 | Kartonë të kuq | 0 |
07/09/2019 16:52-Përfundon ndeshja, triumfon Kosova me një lojë spektakolare
Nuk ndalet Kosova. Skuadra jonë e ka regjistruar suksesin e radhës në Grupin A duke e marrë edhe lidershipin.

07/09/2019 16:49
Po zhvillohen minutat shtesë, Kosova pranë fitores.
07/09/2019 16:46
89' Solo aksion nga Valon Berisha që fatkeqësisht nuk përfundon me gol.
07/09/2019 16:44
87' Anil Rashkaj inkuadrohet në lojë në vend të Besar Halimit.
07/09/2019 16:42
85' Vazhdon presioni i mysafirëve, devijon Aro Muriqi.
07/09/2019 16:41
84' Sërish shpëtohet porta. Kësaj radhe në vend ishte Hadërgjonaj për ta larguar topin.
07/09/2019 16:39
82' Dalje e gabuar e portierit Aro Muriqi, mirëpo në momentin e fundit, Fidan Aliti e hoqi topin nga vija fatale duke shpëtuar golin e barazimit.
07/09/2019 16:38
81' Muriqi shpërdoron një kundërsulm të mirë të skuadrës sonë.
07/09/2019 16:34
77' Kosova vazhdon të prodhojë rrezik, por mungon konkretizimi.
07/09/2019 16:26
69' Një aksion i pashfrytëzuar për ta shënuar golin e tretë.
07/09/2019 16:23-Goooool, Kosova në epërsi
66' Një skemë për t'u lavdëruar dhe Kosova kalon në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.
07/09/2019 16:17
60' Vedat Muriqi tregohet përsëri i rrezikshëm, por bllokohet goditja e tij. Menjëherë pas, rrezikon Amir Rrahmani. Nuk ndalet Kosova dhe Bersant Celina dërgon një supergoditje përmbi portë.
07/09/2019 16:14
57' Kosova po shkon gjithnjë e më përpara. Merr një goditje nga këndi që nuk shfrytëzohet.
07/09/2019 16:13
56' Edon Zhegrova lëshon fushën, debuton Florent Muslija.
07/09/2019 16:12
55' Të dyja skuadrat përpiqen të ndërtojnë aksione në përpjekje për ta fituar ndeshjen.
07/09/2019 16:07
51' Largohet Elbasan Rashani, në vend të tij Valon Berisha.
07/09/2019 16:03-Fillon pjesa e dytë
46' Ka nisur pjesa e dytë dhe menjëherë kundërshtarët rrezikuan. Theksojmë që rezultati është barabartë (1-1) pas golave nga Patrik Schick (16') dhe Vedat Muriqi (20').
07/09/2019 15:55-Statistikat e pjesës së parë
| Kosova | Republika Çeke | |
| 1 | Gola | 1 |
| 3 | Goditje totale | 6 |
| 1 | Brenda kuadratit | 4 |
| 2 | Jashtë kuadratit | 2 |
| 0 | Bllokada | 0 |
| 2 | Goditje nga këndi | 1 |
| 1 | Pozita jashtë loje | 0 |
| 49% | Posedimi | 51% |
| 1 | Kartonë të verdhë | 1 |
| 0 | Kartonë të kuq | 0 |
07/09/2019 15:46-Përfundon pjesa e parë, Kosova 1-1 Republika Çeke
Është mbyllur me rezultat të barabartë (1-1) pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për 'Euro 2020' ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke.
07/09/2019 15:45
45' Tjetër aksion drejt zonës kundërshtare. Kosova siguron goditje nga këndi.
07/09/2019 15:39
40' Një mundësi për Halimin që nuk prodhon rrezik. Kosova ka një goditje nga këndi.
07/09/2019 15:35
35' Moment rreziku pranë portës sonë që kalon pa ndonjë problem serioz.
07/09/2019 15:32
32' Pritje fantastike e Aro Muriqit pas një gabimi nga Halimi.
07/09/2019 15:30-Statistikat pas 30 minutave të para

07/09/2019 15:29
29' Aksione të njëpasnjëshme të Kosovës, mungon vetëm konkretizimi.
07/09/2019 15:28
27' Dalje vendimtare e Aro Muriqit, ndërkohë që skuadra jonë vazhdon të sulmojë.
07/09/2019 15:22
23' Kosova merr iniciativën. Skuadra jonë po bën presion ndaj çekëve.
07/09/2019 15:19-BARAZON KOSOVA
20' Gooooooool. Reagim i shpejtë i Kosovës! Barazohet rezultati! Celina pasoi te Rashani, i cili harkoi në zonë, ndërsa Vedat Muriqi e dërgoi në rrjetë.
07/09/2019 15:19-Djaloshi në koreografinë e Kosovës është Flamur Kastrati
‘Dardanët’ kanë bërë një koreografi shumë të bukur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes Kosovë – Republikë e Çekisë. Qendra e koreografisë ishte në veri të stadiumit, ku qëndrojnë zakonisht tifo grupi jonë. Aty u shfaq një djalosh me flamurin e Kosovës.
Ai në foto është sulmuesi Flamur Kastrati, që në të shkuarën është ftuar në ekipin përfaqësues. Kastrati aktualisht luan Kristiansund të Norvegjisë.
Në fotografinë që ishte pjesë e koreografisë, Kasrati kishte festuar pas ndeshjes Kosovë – Ishujt Faroe (2-0), e zhvilluar në vitin 2016 në Frankfurt të Gjermanisë.
07/09/2019 15:16-Kosova në disavantazh
16' Shënon Republika Çeke. Patrik Schick shënon për skuadrën kundërshtare.
07/09/2019 15:08
8' Aksion i mirë i Kosovës që paraqet rrezikun e parë drejt portës kundërshtare.
07/09/2019 15:04
5' Skuadrat tregohen të kujdesshme në kë fillim të ndeshjes.
07/09/2019 15:00-Fillon ndeshja
1' Fillon ndeshja. Shpresojmë në fitoren e Kosovës!
07/09/2019 14:56-Koreografia e bukur e tifozëve në "Fadil Vokrri"
07/09/2019 14:53-Skuadrat dalin në fushë
Tashmë gjithçka është gati për të filluar ndeshja Kosovë - Republikë Çeke.
07/09/2019 14:50-Albin Kurti në mbështetje të Kosovës
07/09/2019 14:50
Që nga pavarësia, Republika Çeke asnjëherë nuk ka dështuar të kualifikohet në një Kampionat Evropian.
Ndërsa si Çekosllovaki e ka fituar këtë turne në vitin 1976.
07/09/2019 14:41-Atmosferë e zjarrtë në Prishtinë
07/09/2019 14:32-Stadiumi po mbushet, futbollistët janë duke u nxehur
07/09/2019 14:30
Amir Rrahmani është kapiten i Kosovës.
Elba Rashani luan në vend të Milot Rashicës.
Florent Hadërgjonaj luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Edon Zhegrova starton në fazën ofensive.
07/09/2019 14:14-Washington Post shkruan për planin e tifozëve çekë në Kosovë
Zyrtarët e Policisë së Kosovës i kanë arrestuar tetë tifozë të futbollit çek, të cilët dyshohet se po planifikonin të fluturonin një dron me një flamur pro-serb gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian, mes Kosovës dhe Republikës Çeke.
Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat evropiane, por edhe më gjerë. Washington Post ka shkuar për ngjarjen, duke e cituar zëdhënësin e Federatës Çeke të Futbollit, Michal Jurman, i cili thotë se gjashtë burra dhe dy femra u arrestuan mbrëmë në kryeqytetit kosovar, Prishtinë.
07/09/2019 14:07-Angli - Bullgari, ndeshja tjetër e Grupit A
Ndeshja tjetër e Grupit A zhvillohet ndërmjet Anglisë dhe Bullgarisë me fillim nga ora 18:00. Tre Luanët i kanë zhvilluar dy ndeshje deri më tani dhe kanë regjistruar dy fitore.
Ndërkaq, nga katër ndeshje të zhvilluara, bullgarët kanë regjistruar dy barazime dhe dy humbje.
07/09/2019 14:04-Vjosa Osmani do shikojë ndeshjen në stadiumin "Fadil Vokrri"
07/09/2019 14:01-Statistikat e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes
Ndeshje të zhvilluara: 13
Fitore: 8
Barazime: 5
Humbje: 0

07/09/2019 13:47-Formacionet zyrtare
Formacioni zyrtar i Kosovës: Muriqi, Hadergjonaj, Aliti, Voca, Halimi, Celina, Rashani, Rrahmani, Vojvoda, V. Muriqi, Zhegrova.
Formacioni zyrtar i Republikës Çeke: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick.

07/09/2019 13:41-Stadiumi ka filluar të mbushet, lojtarët e inspektojnë fushën nga afër
07/09/2019 13:35-Veseli jep parashikimin e tij për ndeshjen Kosovë - Republikë Çeke
07/09/2019 13:29-Rezultatet në pesë ndeshjet e fundit

07/09/2019 13:26-Urimi i Arbër Zenelit për bashkëlojtarët
Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është ndër lojtarët që do t'i mungojnë skuadrës në ndeshjen kundër Republikës Çeke, ndërsa ai nuk ka harruar t'i urojë bashkëlojtarët për sukses.

07/09/2019 13:20-Situata në Grupin A
Lider i Grupit A është Anglia që nga dy ndeshje ka regjistruar dy fitore dhe numëron gjashtë pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke me tri ndeshje të zhvilluara. Kosova ka arkëtuar pesë pikë nga një fitore dhe dy barazime.

07/09/2019 13:12-Rashica dhe Kryeziu nuk luajnë, por kanë ardhur në Prishtinë në mbështetje të bashkëlojtarëve
Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu kanë marrë leje nga klubet e tyre për të qenë afër bashkëlojtarëve në ndeshjen e rëndësishme ndaj Republikës Çeke.

Rashica ishte i pranishëm edhe në stërvitjen e Kosovës, ndërsa më vonë ka vizituar portierin çek Jiri Pavlenka, me të cilin luan bashkë te Werder Bremeni dhe ka publikuar një fotografi me të duke thënë se tri pikët do të mbesin në Kosovë.
Në anën tjetër, Kryeziu ka mbërritur në orët e vonshme të ditës së premte në Hotel Emerald, ku i ka përshëndetur bashkëlojtarët dhe u ka dhënë përkrahje për sfidën e rëndësishme kualifikuese për 'Euro 2020'.
07/09/2019 13:07
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është nisur drejt stadiumit "Fadil Vokrri" për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke.
Tifozët e kanë shfrytëzuar rastin që të fotografohen me të. Haradinaj e ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale në mbështetje të Kosovës.
07/09/2019 13:02-Reagimi i Federatës së Republikës Çeke për tifozët e arrestuar
Zyrtari i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Michal Jurman, ka konfirmuar arrestimin e tifozëve dhe ka treguar se çfarë i janë gjetur atyre nga Policia e Kosovës.
“Ne mund të konfirmojmë që një grup prej tetë tifozësh çekë janë arrestuar nga policia afër Prishtinës, gjashtë burra e dy gra. Ky grup po mbante një dron, një flamur serb dhe një baner ‘Kosova është Serbi’. Në të njëjtën kohë mjete piroteknike dhe thika”, ka thënë ai.
Federata çeke e futbollit është distancuar nga këto akte dhe ka thënë se politika nuk ka vend në sport.
“Federata dhe ekipi i futbollit çek dëshiron të qartësojë se ne refuzojmë një sjellje të tillë të tifozëve që e lidh politikën me sport. Situata momentalisht është duke u kontrolluar nga policia e Kosovës, policia çeke dhe ambasada çeke”, ka shtuar Jurman.
07/09/2019 12:31-Gjërat që nuk lejohet t’i fusni në stadium
Në kontrollin e parë ndalohen:
shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
– pije alkoolike te maskuar apo substanca narkotike
– ushqim
– ombrellat (çadrat)
– çantat e shpinës
– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:
– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.

07/09/2019 12:28-Kosova synon triumfin ndaj Çekisë
Përfaqësuesja e Kosovës është gati për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2020. Dardanët do të presin rivalin direkt për pozitën e dytë në Grupin A, Çekinë.
Përfaqësuesja e Kosovës të premten zhvilloi seancën e fundit stërvitore, ku futbollistët janë parë në formë shumë të mirë dhe me entuziazëm para përballjes së sotme me çekët.
Stërvitja e fundit ka qenë kryesisht relaksuese, pa intensitet të lartë për futbollistët, por që përzgjedhësi Bernard Challandes u ka dhënë instruksionet e fundit futbollistëve për ta përballuar me sukses sfidën e sotme.
Të gjithë 22 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Bernard Challandes janë në gjendje të mirë dhe asnjëri nga ta nuk është ankuar për ndonjë lëndim.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara nga dy ekipet përfaqësueses në Grupin A, Çekia ndodhet e dyta në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Kosova ka një pikë më pak në pozitën e tretë.
Trajneri Bernard Challandes ka deklaruar para ndeshjes se pret një ndeshje të zjarrtë nga djelmoshat e tij, pasi do të jenë të përkrahur nga 13 mijë tifozë për të marrë një fitore të madhe.
Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 15:00.








































































