Për të parë numërimin e votave në kohë reale vizitoni ballinën e Telegrafi.com.
Në orën 19:00, zyrtarisht ka përfunduar koha ku qytetarët kanë pasur të drejt të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
KQZ në një konferencë për media njoftoi se dalja në zgjedhje ishte 44.1 për qind, ndërsa Telegrafi do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë procesit zgjedhor….
Nga 65,77 për qind të votave të numëruara në Podujevë, këto janë rezultatet
Nga 94,23 për qind të votave të numëruara në Mitrovicë, këto janë rezultatet
Nga 63,96 për qind të votave të numëruara në Podujevë, këto janë rezultatet
Nga 89,80 për qind të votave të numëruara në Ferizaj, këto janë rezultatet
Nga 88,41 për qind të votave të numëruara në Pejë, këto janë rezultatet
Nga 67,57 për qind të votave të numëruara në Prizren, këto janë rezultatet
Nga 78,41 për qind të votave të numëruara në Prishtinë, këto janë rezultatet
Rezultatet mund t’i shihni në kohë reale në ballinën e Telegrafi-t
Shiko rezultatet në kohë reale dhe në të njëjtën kohë lexo lajme, e gjitha kjo vetëm në ballinë e Telegrafit.
Dalja e qytetarëve në zgjedhjet 2019, më e madhja në dy zgjedhjet e fundit parlamentare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare është 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
Krahasuar me vitet tjera, dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e lartë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, dalja e qytetarëve deri në ora 19:00 ishte 40.91 për qind, kurse në zgjedhjet e vitit 2014 përqindja e votuesve ishte 42.48 për qind.
KQZ ka numëruar rreth 40 për qind të votave
Aktualisht, LDK vazhdon të prijë me 25.28 për qind të votave, apo 77581 vota.
Vetëvendosje është e dyta me 73761 vota apo 24.03 për qind. PDK-ja është e treta me 22.82 për qind apo 70042 vota. Koalicioni AAK-PSD ka 12.66 për qind, ndërsa Nisma 5.53.
Nis publikimi i rezultateve – nga 10 për qind e votave të numëruara, LDK e para, PDK e dyta
Ka nisur publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura sot më tetor 2019.
Deri me tani, KQZ ka publikuar rezultatet e gati 10 për qind të votave në nivel vendi .
Sipas rezultateve të deritashme, LDK-ja prin me PDK-në që është e dyta, ndërkaq Vetëvendosje është e treta.
LDK-ja deri tash ka 23.92 për qind të votave, PDK-ja ka 20.99 e VV-ja 18.54.
Ndërkaq janë numëruar më shumë se 63 mijë vota.
KQZ: Pjesëmarrja në votime, 44.18 për qind
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në ora 19:00 është 44,18%.
Daka në një konferencë për media, falënderoi institucionet e Kosovës për angazhimin e tyre në procesin e zgjedhjeve.
Gjithashtu ajo tha se më vonë do të bëjnë edhe publikimin e rezultateve preliminare.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentar të drejtë vote kishin 1.937.868 qytetarë./Telegrafi/
RTK: Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve
RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.
Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve.
Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që margjina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.
Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 përqind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 përqind.
Ndryshe Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.
Klan Kosova shpall rezultatet e zgjedhjeve parlamentare
Klan Kosova ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK kanë nga 30 për qind të votuesve.
Ndërsa PDK ka 22.28 për qind.
Koalicioni AAK-PSD 10.58 për qind.
Qendrat e vendvotimit janë mbyllur para pak minutash./Telegrafi/
Projeksioni i Armend Mujës në RTV Dukagjini, VV fiton zgjedhjet
Ashtu siç kemi njoftuar, profesori Armend Muja në RTV Dukagjini për herë të parë ka përdorur një metodë të re për të projektuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.
Projeksioni i Mujës bazohet në disa pika ku është krijuar ideja si po orientohet opinioni publik.
Muja thotë se në bazën e këtyre katër parametrave Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve.
Sipas këtij projeksioni: Vetëvendosje merr 26 % të votave, LDK 24.4%, PDK 22.1, AAK-PSD 13.6% NISMA 5.5% të votave.
DnV: Deri në ora 17:00, përqindja e qytetarëve në zgjedhje është 38 për qind
Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e radhës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, tha se dalja e qytetarëve në zgjedhje deri në ora 17:00 është 38 për qind, transmeton Telegrafi.
“Jemi afër kohës së përmbylljes së votimit. Në përmbyllje të kësaj, deri në ora 17:00 kemi 38 për qind të qytetarëve të cilët kanë shprehur vullnetin të dalin në zgjedhje, përqindje që ka ngritje krahasuar me vitin 2017”, tha ai.
Kryeziu foli edhe për parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor.
“Parregullsitë që kanë ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor, janë për shkak të afati të shkurtë kohorë për zgjedhjet parakohshme. Qytetarët kanë pasur vetëm tri ditë për të verifikuar vendvotimin e tyre apo me ndërru votimin e tyre, ka qenë afat i pamjaftueshëm kohor. Në 2 mijë e 408 votime qytetarët nuk kanë mundur ta identifikojnë vendvotimin e tyre, por kanë pasur nevojë të konsultohen për të ardhë tek vendvotimi i tyre”, pohoi ai.
Tutje ai tha se ka numër të madh të votimeve me asistencë.
“Asistenca gjatë votimit është një mundësi, një e drejtë kushtetuese e cila ne iu ofrojmë qytetarëve qoftë në moshë, qoftë nëse e kanë paaftësinë e tyre për të shprehur vullnetin e tyre, kjo bëhet brenda procedurave ligjore. Kjo çfarë ne kemi vërejtur është një numër i madh i votimeve me asistencë, që arrin në 23 mijë e 500 asistime. Në zgjedhjet e kaluara ka qenë 31 mijë e 477, është përafërsisht në trendët që ka qenë në zgjedhjet paraprake. Ne kemi vërejtur edhe 71 raste kur është ofruar asistencë më shumë së dy herë, e kjo është në kundërshtim me ligjin e Kosovës dhe me ligjin zgjedhor, sepse asnjë asistues nuk ka të drejtë të asistojë dy herë”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Prokuroria ndalon 20 persona për veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor.
“Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar sot, deri më tani janë raportuar disa raste të ndryshme por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave nga prokurorët në teren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, transmeton Telegrafi.
Prokuroria bën të ditur se, në rajonin e Prizrenit janë pesë raste me pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215.
“Në rajonin e Pejës kemi një rast me dy persona të ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit” nga neni 213.
Në rajonin e Gjakovës i kemi gjashtë raste kundër gjashtë personave, pesë persona janë të ndaluar dhe një person në kërkim, për veprat penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214, “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215, dhe për veprën “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217.
Në rajonin e Gjilanit kemi një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209.
Në rajonin e Mitrovicës i kemi dy raste me pesë persona të ndaluar, prej të cilëve dy për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211, si dhe tre për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214.
Në rajonin e Ferizajt është një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Qendrat e vendvotimit do të mbyllen në ora 19:00. /Telegrafi/
AAK: Dalja e lartë e qytetarëve në zgjedhje, lajm i mirë për demokracinë
Meliza Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se dalja e lartë e qytetarëve në zgjedhje është lajm i mirë për demokracinë.
Në një konferencë për media, Haradinaj tha se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është më e lartë së në vitin 2017.
“Koalicioni AAK-PSD 100 për qind Kosovë, do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve dhe sipas të dhënave nga terreni nga shtabet tona lokale, nga çdo cep i Kosovës del të jetë rezultati më i mirë që AAK ka shënuar në historinë e saj politike, rezultat i punës sonë të madhe në qeveri të përgjegjshme.
Procesi i votimit po shkon mirë, pa incidente dhe pa vërejtje të theksuara, dalja sipas të dhënave deri në ora 17:00 del të jetë, rreth 30 për qind, krahasuar me vitin 2017 është dy për qind më e lartë, ky është lajm i mirë për demokracinë”, ka thënë ajo.
Ajo bëri të ditur se konferenca e radhës do të jetë në ora 19:00, ku do të flasë kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj./Telegrafi/
LDK: Aktivistë të PDK-së sulmuan fizikisht arsimtarin e shkollës në Kçiq të Madh
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate të bërë për media, ka dënuar sulmin kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër sulmin brutal nga aktivistët e PDK-së, kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
LDK kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij.
Tutje në komunikatë thuhet se LDK kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla./Telegrafi/
Skenderaj: Përleshje në qendrën e votimit
Policia e Kosovës në Skenderaj ka arritur intervenuar për ta parandaluar një konflikt, në një qendër votimi, në të cilin ishin përfshirë tre persona.
Gazetarja e RTV Dukagjinit, Flaka Zogu në një lidhje direkte nga Prekazi i Epërm ka raportuar për rastin, duke u bazuar në atë që i ka treguar menagjeri i qendrës së vendvotimit, Jashar Jashari.
Siç raportohet, një përleshje mes dy personave dhe më pas përfshirjes së një të treti ka ndodhur për shkak të një fjalosjeje.
Gazetarja tregon se incidenti kishte filluar pasi që njëri person kishte ndihmuar një të afërm për të votuar ndërsa ka hyrë një person i tretë me arsyen se ai person nuk po ndihmonte tjetrin por po i impononte votën për një parti të caktuar.
Ndërhyrja e pjesëtarëve të policisë që ishin prezentë në qendrën e vendvotimit ka ndikuar që përleshja të mos eskalojë dhe situata i është rikthyer normalitetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret
"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian