Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka luajtur kundër Greqisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët kërkonin tjetër fitore, për ta blinduar pozitën e tretë në Grupin B. Në tri takimet e para, Kosova ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një fitore.

Ndërsa në këtë sfidë, Kosova arkëtoi vetëm një pikë (1-1).


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e ndeshjes.


05/09/2021 23:03-Situata në Grupin B

grupi (Foto: uefa.com)

05/09/2021 23:02-Statistikat e ndeshjes

stat1 (Foto: uefa.com)

stat2 (Foto: uefa.com)

05/09/2021 22:39-Përfundon ndeshja: Kosova 1-1 Greqia

Përkundër dominimit të ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka nxjerrë vetëm një barazim (1-1) ndaj Greqisë në ndeshjen kualifikuese për ‘Katari 2022’.

Anastasios Douvikas shënoi golin e ekipit nikoqir në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2).

https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1434620809948147712

Kurse Vedat Muriqi i barazoi shifrat në minutat shtesë të gjysmës së dytë (90’+2).

hadergjonaj

hader1

05/09/2021 22:36-Goooool... Vedat Muriqi barazon shifrat

90’+2 Kosova ia kthen me të njëjtën monedhë Greqisë i shënon në minutat shtesë.

Vedat Muriqi elektrizon të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri” duke shënuar golin e barazimit.

https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1434620809948147712

05/09/2021 22:35

90’+1 Gjuajtje e lirë në forma harkimi nga Rashica që pastrohet nga lojtarët kundërshtarë.

05/09/2021 22:30

86’ Pak minuta kanë mbetur që Kosova ta shënojë golin e barazimit.

kosgf

05/09/2021 22:27

83' Ekipi nikoqiri vazhdon me përpjekjet për ta shënuar golin e barazimit.

05/09/2021 22:25

81’ Akoma pa raste të vërteta shënimi për Dardanët kur kemi hyrë në minutat e fundit të takimit.

05/09/2021 22:15

71’ Nuk po ndërtohen aksione që do të rrezikonin realisht portën kundërshtare.

muriqiq

05/09/2021 22:10

66’ Dardanët nuk heqin dorë nga presioni, kërkojnë golin e barazimit. Rrahmani godet me kokë jashtë portës.

05/09/2021 22:06

62’ Pritet intervenim i përzgjedhësit të Kosovës, ndërkohë që nuk po shënohet goli i barazimit.

05/09/2021 22:03

59’ Harkim në drejtim të Vedat Muriqit, goditja me kokë e të cilit shkoi jashtë.

kosovafk

05/09/2021 22:02

58’ Moment i rrezikshëm për skuadrën tonë, mirëpo grekët e tepruan në aksion e zgjatur të tyre.

05/09/2021 21:55

51’ Karton i verdhë për Mërgim Vojvodën për shkak të ndërhyrjes së palejuar.

05/09/2021 21:53

49’ Vendasit e kanë nisur me presion të menjëhershëm gjysmën e dytë të takimit.

05/09/2021 21:48-Fillon pjesa e dytë

46’ Ka nisur gjysma e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë, përkundër se vendasit e dominuan fraksionin e parë të lojës.

Dhe tash Dardanëve u mbetet që ta përmbysin rezultatin.

Zymer Bytyqi është inkuadruar në vend të Lirim Kastratit.

05/09/2021 21:42-Dardanët ishin vazhdimisht në mbështetje të Kosovës

05/09/2021 21:36-Statistikat e pjesës së parë

statistika1 (Foto: uefa.com)

statsitka2 (Foto: uefa.com)

05/09/2021 21:32-Përfundon pjesa e parë: Kosova 0-1 Greqia

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me epërsi të ekipit mysafir.

Dardanët i dominuan 45 minuta e para, mirëpo mungoi finalizimi i aksioneve dhe natyrisht, edhe goli.

Ndërkaq, një pakujdesi në minutat shtesë, bëri që Helenët të kalonin në epërsi me golin e Anastasios Douvikas (45’+2).

greqia 1

05/09/2021 21:25

40’ Nuk ka gola në “Fadil Vokrri”, me gjithë lojën dominuese të ekipit nikoqir.

grekos1 2

grekos1 1

05/09/2021 21:20

35’ Vazhdon dominimi i Kosovës në fushën e “Fadil Vokrrit”, mirëpo nuk ka raste reale shënimi.

kosgre4

kosgre6

kosgrr7

05/09/2021 21:16

32’ Tjetër mundësi e pa organizuar mirë. Momentet e mirë të Kosovës nuk kanë të ndalur. Megjithatë, rreziku nuk është i duhuri.

05/09/2021 21:11

26’ Mundësia më e mirë deri më tani ishte për Besar Halimin, sidoqoftë konkretizimi mungoi.

05/09/2021 21:10-Osmani dhe Kurti përcjellin nga tribunat ndeshjen Kosovë-Greqi

Në mesin e të pranishmëve në stadiumin “Fadil Vokrri” janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

triubuna (Foto: KP)

05/09/2021 21:03

18’ Pas harkimit të parë të vendasve nga këndi, Rashica goditi nga largësia, por shumë mbi portë.

skogre4

skogre4 1

05/09/2021 21:01

16’ Aksione të mira të ndërtuara nga Kosova që nuk kompletohen në fazën finale.

05/09/2021 20:55

10' Minutat e para janë në favor të Dardanëve.

kosgre

05/09/2021 20:51

6’ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje për Giorgos Tzavellas, për shkak të ndërhyrjes në Kastratin.

05/09/2021 20:48

4’ Fillim i kujdesshëm nga të dyja skuadrat.

05/09/2021 20:46-Koreografia e Artë!

krysore

05/09/2021 20:45-Fillon ndeshja – Kosova kërkon triumfin ndaj Greqisë

Në “Fadil Vokrri”, ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Katari 2022’.

05/09/2021 20:31-Fanellat me të cilat luan Kosova

kos1

05/09/2021 20:30-Forma në pesë ndeshjet e fundit

forma (Foto: uefa.com)

05/09/2021 20:22-Lojtarët tanë dukë bërë nxehjen

kos 1 e1630866116222

kos 2 e1630866131228

kos 3 e1630866148151

05/09/2021 20:20-Pamje nga stadiumi "Fadil Vokrri", përkrahje e madhe nga Dardanët

05/09/2021 20:11-Situata në Grupin B kualifikues

grupi1 (Foto: uefa.com)

05/09/2021 20:04-Atmosferë e zjarrtë në “Fadil Vokrri” përkundër numrit të vogël të tifozëve

dardan

dardan1 1

dardan2 1

dardan3 1

dardan4

dardan5

dardan6

dardan8

05/09/2021 19:53-Dardanët në stadiumin "Fadil Vokrri"

dardan1

dardan2

dardan3

05/09/2021 19:21-Formacionet zyrtare

Kosova: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresevic, Halimi, Lirim Kastrati, Rashica, Muriqi.

Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis, Pavlidis.

05/09/2021 18:40-Komenti i Rashicës para sfidës ndaj Greqisë

“Jemi në një situatë krejtësisht tjetër dhe mundësitë janë që të dalim me një rezultat të mirë nga kjo ndeshje”.

“Detajet e vogla do të vendosin dhe ne do ta bëjmë lojën tonë. Shpresoj që nesër rastet tona t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe të arrimë të fitojmë”.

rashica

05/09/2021 18:35-Deklarata e trajnerit të Greqisë, John van’t Schip para ndeshjes

“Ka qenë dy ndeshje tjera ato me Kosovën. Çdo ndeshje ndryshon dhe ne nuk duhet që të bëjmë krahasime të tilla. Ne nuk duhet nënvlerësuar Kosovën dhe ne duhet të bëjmë më të mirën nesër në fushë”.

Greqia vuan mungesën e Christos Tsolis i cili luan te Norëich City, ku Schip e cilësoi si mungesë të madhe.

“Është një mungesë e madhe, por ne kemi një skuadër të madhe dhe mund ta zëvendësojmë çdo lojtarë”, ka thënë Schip.

Sipas timonierit të Greqisë, ndeshje do të tentohet të fitohet nga të dyja palët, kështu që detaje do ta vendosin rezultatin.

“Ne kemi luajtur dy ndeshje me Kosovën dhe ata janë shumë të fortë. Kanë lojtarë të shpejt dhe mendoj se është një skuadër që po zhvillohet, pra ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të fitojmë”.

gre1

05/09/2021 18:33-Deklarata e Challandes para ndeshjes

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen në Gjeorgji, jo vetëm për fitoren por edhe për paraqitjen e skuadrës. Jemi treguar të gatshëm qoftë në aspektin teknik dhe aspekte të tjera. Skuadra ka punuar si skuadër dhe kjo është më e rëndësishmja për të ardhmen. Do të jetë e vështirë në ndeshjen e radhës kundër Greqisë”.

“Shpresoj, e keni parë. Skuadra ka pasur mentalitetin e mirë. Nuk ka qenë vetëm ndryshim mental në kokë por edhe ndryshim në taktika, në aspektin fizik dhe ne kemi ndryshuar edhe mënyrën se si kemi luajtur, si e kemi mbajtur topin dhe si jemi mbrojtur. Lojtarët janë munduar që bëjnë këtë dhe kanë reaguar mirë dhe kjo ka reflektuar edhe në fushë”.

“Kurrë nuk flas për formacionin para ndeshjes dhe ju e dini këtë gjë. Jam shumë i kënaqur me atë që treguan Rashani, Bytyqi apo Kastrati. Mund ta lë Rashicën në stol dhe nuk ka problem për këtë, por Rashani është duke vuajtur nga një lëndim i vogël dhe do ta shohim situatën e tij se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”.

challande

05/09/2021 18:30-Numri i tifozëve të pranishëm në stadium

Në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të jenë të pranishëm 400 tifozë dardanë.

05/09/2021 18:19-Formacioni i mundshëm i Kosovës