Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

- 16/11/2024 01:46-Lojtarët dhe stafi janë larguar nga stadiumi afër orës 01:00
- 16/11/2024 01:17-Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën
- 16/11/2024 01:16-“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri” – Amir Rrahmani në konferencë për media
- 16/11/2024 01:15-Foda: Në fund të ndeshjes humbi respekti, situata nuk ndryshoi
- 16/11/2024 01:13-Bajram Shala hap konferencën për media: Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen
- 16/11/2024 00:05-Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
- 16/11/2024 00:00-Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht – shpjegojnë rregullat e UEFA-s
- 15/11/2024 23:45-Momenti kur trajneri i Rumanisë tenton ta bindë Franco Fodan që ta kthejë ekipin në fushë
- 15/11/2024 23:44-Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë
- 15/11/2024 23:05-Huliganët rumunë po largohen nga stadiumi
- 15/11/2024 22:55-Pamje se si u ndërpre ndeshja Rumani - Kosovë nga huliganët rumunë
- 15/11/2024 22:53-Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta - policia është futur në fushë
- 15/11/2024 22:42-Tifozët rumunë bëjnë thirrje raciste, ndërpritet ndeshja
- 15/11/2024 22:40-Tensione në fund të ndeshjes Rumani - Kosovë
- 15/11/2024 22:26-Edhe Vojvoda nuk shënon
- 15/11/2024 22:13-Muslija lëshon një mundësi të mirë shënimi
- 15/11/2024 21:53-Muslija nuk e shfrytëzon harkimin e Zhegrovës
- 15/11/2024 21:51-Starton pjesa e dytë
- 15/11/2024 21:34-Mbyllet pjesa e parë
- 15/11/2024 21:29-Rumania rrezikon për herë të parë portën e Kosovës
- 15/11/2024 21:16-Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi nuk shënojnë në portën zbrazur
- 15/11/2024 21:08-Sërish Muharrem Jashari, sërish nuk shënon
- 15/11/2024 21:04-Rumania me fat, portieri i tyre pret super goditjen e Muharrem Jasharit
- 15/11/2024 20:58-Start i qetë në ndeshjen Rumani-Kosovë
- 15/11/2024 20:46-Fillon ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës
- 15/11/2024 20:34-Tribuna e dënuar e rumunëve nga UEFA me 3 mijë ulëse
- 15/11/2024 20:06-Lojtarët e Kosovës dalin në nxemje
- 15/11/2024 20:00-Ka filluar të mbushet stadiumi për ndeshjen Rumani - Kosovë
- 15/11/2024 19:56-Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë
- 15/11/2024 19:41-Formacionet zyrtare, Rumani – Kosovë: ‘Dardanët’ luajnë për gjithçka ose asgjë
- 15/11/2024 19:33-Kosova luan me fanella të zeza ndaj Rumanisë
- 15/11/2024 18:15-Gjithçka gati për ndeshjen Rumani-Kosovë
- 15/11/2024 16:27-Tri ndeshje me tre trajnerë të ndryshëm – historiku i përballjeve mes Kosovës dhe Rumanisë
- 15/11/2024 16:26-Milot Rashica, Bersant Celina dhe të tjetërt me mesazh për bashkëlojtarët te Kosova para ndeshjes me Rumaninë
- 15/11/2024 15:36-Gjyqtarët e ndeshjes Rumani-Kosovë
- 15/11/2024 15:02-Kryetari i Dardanëve: Nuk kemi frikë, fitojmë 0-2
- 15/11/2024 14:55-FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë
- 15/11/2024 14:42-Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Rumani–Kosovë, numër i pabesueshëm spektatorësh në ‘Arenën Kombëtare’
- 15/11/2024 14:14-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra
- 15/11/2024 14:12-Rexhbeçaj: Jemi të përgatitur 100 për qind, duam ta dominojmë Rumaninë
- 15/11/2024 14:11-Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte
- 15/11/2024 14:10-Franco Foda paralajmëron ndryshime taktike në ndeshjen me Rumaninë
- 15/11/2024 14:09-Lucescu: Mos bëni shaka me Kosovën, është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre
- 15/11/2024 14:08-Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm
- 15/11/2024 14:07-Astrit Selmani, ka folur për mediat rumune në lidhjen me ndeshjen Rumani-Kosovë: Dardanët duan të fitojnë në Bukuresht
- 15/11/2024 14:05-Emërllahu dhe Jashari janë optimistë për fitore ndaj Rumanisë
- 15/11/2024 14:04-Danezi Morten Krogh do ta drejtojë ndeshjen Rumani – Kosovë
- 15/11/2024 14:04-Bytyqi flet për rikthimin te Kosova: Më ka munguar grumbullimi, duam ta fitojmë grupin
- 15/11/2024 14:02-“Atmosfera e mirë, presim rezultat pozitiv ndaj Rumanisë” – Ilir Krasniqi flet për sfidën kryesore të nëntorit
- 15/11/2024 14:01-I rikthyeri Art Smakaj flet për ndeshjen me Rumaninë – kërkon tri pikët në Bukuresht
- 15/11/2024 13:59-“Ëndërr e realizuar” – i ftuar për herë të parë te Kosova, Baton Zabërgja flet për emocionet
- 15/11/2024 13:58-Mircea Lucescu, me kërkesa për tifozët rumunë, para ndeshjes me Kosovën
- 15/11/2024 13:57-Foda: Vendi i parë është ende i mundur, nuk jam i kënaqur me golat që kemi shënuar deri më tani
- 15/11/2024 13:54-Rumunët e konsiderojnë ndeshjen ndaj Kosovës me rrezikshmëri të lartë, legjenda Dumitrescu kërkon të duartrokitet himni i Dardanëve
- 15/11/2024 13:53-Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme
Gjyqtari, Morten Krogh e ka përfunduar ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë në "Arena Nationala".
Pas më shumë se një ore pritjesh, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën gjësende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: "Serbia, Serbia".
Telegrafi solli të gjitha detajet para, gjatë dhe pas ndeshjes që u ndërpre nën kërcënime të mëdha nga huliganët rumunë, ndërsa gazetarët tanë, Romak Zeqiri dhe Arbios Kryeziu - sollën të gjitha detajet nga Bukureshti.
16/11/2024 01:46-Lojtarët dhe stafi janë larguar nga stadiumi afër orës 01:00
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, stafi i FFK-së, por edhe tifzët dhe gazetarër janë larguar nga stadiumi në ora 01:00 dhe kanë marr rrugën drejt Prishtinës.
Kaq nga ne për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila deri në kohën shtesë ishte 0-0, por nuk përfundoi.
16/11/2024 01:17-Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën
Pas konferencës për media, ku ishin të pranishëm, përzgjedhësi Franco Foda dhe Amir Rrahmani, lojtarët të tjerë prisnin në korridor.
Një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje në të gjithë stadiumit ka provokuar Edon Zhegrovën.
Ai vazhdoi sjellje jo të mirë edhe gjatë daljes nga dhoma e konferencës.
16/11/2024 01:16-“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri” – Amir Rrahmani në konferencë për media
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.
Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.
“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.
16/11/2024 01:15-Foda: Në fund të ndeshjes humbi respekti, situata nuk ndryshoi
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për media duke thënë se në fund të ndeshjes humbi repsekti.
Lojtarët e Kosovës lëshuan fushë në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, ndërsa filluan thirrjet nga tribunat “Serbi, Serbi”.
“Në konferencën e ndjeshme kërkuam që çdokush të shfaq respekt brenda dhe jashtë fushës. Para ndeshjes u kam thënë futbollistëve që të tregojnë se si Kosova mund të luaj futboll dhe këtë e kemi treguar në mënyrë të shkëlqyer”.
Lexo lajmin e plotë...
16/11/2024 01:13-Bajram Shala hap konferencën për media: Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen
Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë pas ndeshjes se ekipi ka vendosur të mos e mbyllë ndeshjen me Rumaninë në fushë për shkak të racizmit të shfaqur.
Sipas tij kjo është hera e dytë që i ndodh Kosovës në të njëjtin stadium.
“Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen”.
16/11/2024 00:05-Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
Tashmë edhe zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk do të luhet pasi lojtarët dardanë kanë refuzuar që të dalin në fushë.
Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzoi ekipin që të dal nga fusha për shkak të thirrjeve anti – Kosovë nga tifozët rumunë.
“Serbia, Serbia…” dhe gjuajtjet me gjësende, ishin fjalët të cilat po i këndonin në kor tifozët vendas e të cilat detyruan lojtarët që ta braktisin menjëherë fushën.
16/11/2024 00:00-Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht – shpjegojnë rregullat e UEFA-s
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar momentalisht për shkak të thirrjeve nacionaliste nga tifozët rumunë.
Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzon pjesën tjetër të skaudrës që ta lë menjëherë fushën dhe të marrin rrugë në drejtim të zhveshtoreve.
Duke marrë parasysh se është përsëritur sërish situata e disa kohë më parë, pasi për tifozët rumunë kjo nuk është hera e parë që ofendojnë lojtarët tanë në këtë mënyrë, ata vendosën kësaj radhe ta lënë fushën.
15/11/2024 23:45-Momenti kur trajneri i Rumanisë tenton ta bindë Franco Fodan që ta kthejë ekipin në fushë
Tashmë është ndërprerë ndeshja mes Rumaninë dhe Kosovës që ishte duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
15/11/2024 23:44-Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga huliganët rumunë.
15/11/2024 23:05-Huliganët rumunë po largohen nga stadiumi
Ka filluar largimi i ultrasëve rumunë nga tribunat, pas hedhjes së gjësendeve të forta dhe më pas futja e tyre në fushë.
Lojtarët e Kosovës vazhdojnë të jenë në zhveshtore, pasi siguria e tyre është në nivel të ulët.
15/11/2024 22:55-Pamje se si u ndërpre ndeshja Rumani - Kosovë nga huliganët rumunë
Momenti kur kapiteni Amir Rrahmani ndaloi lojën pasi i gjithë stadiumi në Bukuresht thërriste një zëri "Serbia, Serbia".
15/11/2024 22:53-Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta - policia është futur në fushë
Policia e Rumanisë është futur në fushë, ndërsa janë hedhur gjësende të forta nga huliganët rumunë.
Lojtarët e Kosovës janë futur në zhveshtore, pasi siguria e tyre është në nivelin më të ulët.
15/11/2024 22:42-Tifozët rumunë bëjnë thirrje raciste, ndërpritet ndeshja
Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, me tifozët rumunë që po bëjnë thirrje raciste.
Tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe ulëse të stadiumit dhe kanë thirrur: "Kosova është Serbi".
15/11/2024 22:40-Tensione në fund të ndeshjes Rumani - Kosovë
90+3 Tollovi në fund të ndeshjes Rumani-Kosovë, Denis Alibec goditi Amir Rrahmanin.
15/11/2024 22:26-Edhe Vojvoda nuk shënon
80' Mërgim Vojvoda u tregua shumë vetjak, duke synuar të shënojë golin e epërsisë, por që portieri i Rumanisë ishte në vend.
15/11/2024 22:13-Muslija lëshon një mundësi të mirë shënimi
67' Florent Muslija kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij ishte e plogësht.
15/11/2024 21:53-Muslija nuk e shfrytëzon harkimin e Zhegrovës
47' Florent Muslija nuk arrin ta konkretizojë me gol harkimin brilant të Edon Zhegrovës.
15/11/2024 21:51-Starton pjesa e dytë
45' Ka filluar pjesa e dytë mes Rumanisë dhe Kosovës.
Me topin luajnë Dardanët.
15/11/2024 21:34-Mbyllet pjesa e parë
45+3 Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Rumanisë dhe Kosovës.
15/11/2024 21:29-Rumania rrezikon për herë të parë portën e Kosovës
41' Rumania krijon rastin e parë serioz përmes Stanciut që goditi shtyllën horizontale.
15/11/2024 21:16-Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi nuk shënojnë në portën zbrazur
29' Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi kanë lëshuar mundësi të arta shënimi, duke mos arritur ta fusin topin në portën e zbrazur të Rumanisë.
15/11/2024 21:08-Sërish Muharrem Jashari, sërish nuk shënon
20' Muharrem Jashari sërish ka lëshuar një mundësi të artë shënimi, pasi nuk ia doli të mposht portierin e Rumanisë kur ishte ballë për ballë.
15/11/2024 21:04-Rumania me fat, portieri i tyre pret super goditjen e Muharrem Jasharit
17' Muharrem Jashari lëshon një goditje të fuqishme jashtë zonës së Rumanisë, por pret portieri vendas.
15/11/2024 20:58-Start i qetë në ndeshjen Rumani-Kosovë
10' Një fillim i qetë nga Rumania dhe Kosova, me dy kombëtaret që po tregojnë kujdes të shtuar, duke ditur cilësitë e njëra-tjetrës.
15/11/2024 20:46-Fillon ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës
1' Ka filluar ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, që zhvillohet në kuadër të rrethit të pestë në Ligën C, përkatësisht Ligën e Kombeve.
Të parët që luajnë me topin janë rumunët.
15/11/2024 20:34-Tribuna e dënuar e rumunëve nga UEFA me 3 mijë ulëse
Tribuna ku vendosen zakonisht ultrasit e Rumanisë është e tëra e boshatisur kjo për shkak të dënimit që ata kanë marrë kohë më parë nga UEFA.
15/11/2024 20:06-Lojtarët e Kosovës dalin në nxemje
Lojtarët e Kosovës kanë dalë në nxemje para ndeshjes me Rumaninë që fillon në ora 20:45 në stadiumin "Arena Nationala".
15/11/2024 20:00-Ka filluar të mbushet stadiumi për ndeshjen Rumani - Kosovë
Tashmë tifozët kanë filluar të futen në stadiumin "Arena Nationala", aty ku do të zhvillohet ndeshja në mes të Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, e që fillon në ora 20:45.
15/11/2024 19:56-Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë
Huliganët serbë së bashku me ata rumunë kishin përgatitur skena të shëmtuara si gjithmonë para ndeshjes që Kosova e zhvillon në Ligën e Kombeve.
15/11/2024 19:41-Formacionet zyrtare, Rumani – Kosovë: ‘Dardanët’ luajnë për gjithçka ose asgjë
Kosova do të luajë sot (e premte) me fillim nga ora 20:45 ndeshjen me rëndësi jetike ndaj Rumanisë në udhëtim në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve.
Duke marrë parasysh situatën në tabelë, ‘Dardanëve’ iu duhet doemos një rezultat pozitiv, përndryshe do të marrin fund shpresat për kualifikim nga pozita e parë në grup.
Në krahasim nga ndeshja e parë e cila u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.
15/11/2024 19:33-Kosova luan me fanella të zeza ndaj Rumanisë
Kosova do të luajë kundër Rumanisë me fanella të zeza në ndeshjen që nisë në ora 20:45.
15/11/2024 18:15-Gjithçka gati për ndeshjen Rumani-Kosovë
Stadiumi "Arena Nationala" në Bukuresht është gati të pres ndeshjen në mes të Rumanisë dhe Kosovës që zhvillohet nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.
15/11/2024 16:27-Tri ndeshje me tre trajnerë të ndryshëm – historiku i përballjeve mes Kosovës dhe Rumanisë
Kosova sot (e premte) do të luajë një ndeshje me rëndësi jetike ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sidoqoftë, përballja e sotme nuk do të jetë e para mes këtyre dy kombëtareve, pasi ato janë përballur në tri raste me njëra-tjetrën.
Ajo që e bën më interesante këtë fakt është se në të tria këto ndeshje, Kosova ka pasur tre përzgjedhës të ndryshëm – Alain Giresse, Primoz Gliha dhe Franco Foda.
15/11/2024 16:26-Milot Rashica, Bersant Celina dhe të tjetërt me mesazh për bashkëlojtarët te Kosova para ndeshjes me Rumaninë
Disa lojtarë të Kosovës do të mungojnë për ndeshjen ndaj Rumanisë, por kanë mbështetur bashkëlojtarët me një video-mesazh para takimit.
Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Bersant Celina mes të tjerëve kanë dërguar mesazh te pjesa tjetër e lojtarëve dardanë.
15/11/2024 15:36-Gjyqtarët e ndeshjes Rumani-Kosovë
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve do të gjykohet nga gjyqtarë danezë.
Morten Krogh është caktuar si kryesor, ndërsa Victor Skytte dhe Steffen Bramsen do jenë anësor .
Gjyqtarë i katërt është Lasse Laebel Graagaard, teksa në VAR do të jenë Jakob Kehlet dhe Sani Putros.
15/11/2024 15:02-Kryetari i Dardanëve: Nuk kemi frikë, fitojmë 0-2
Kryetari i tifogrupit Dardanët, Lulzim Berisha ka folur për Telegrafin para ndeshjes së sotme të Kosovës ndaj Rumanisë.
"Luli" ka thënë ndër tjerash se nuk kanë frikë, kanë ardhur për të luajtur dhe në fund Kosova do të fitojë.
15/11/2024 14:55-FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë
Kosova do të luajë sonte ndaj Rumanisë në stadiumin “Arena kombëtare” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45 me orën tonë lokale.
Për këtë ndeshje kanë udhëtuar një numër jo i vogël Dardanësh, por edhe qytetarë tjerë nga Kosova, të cilët duan ta shikojnë ndeshjen në stadium.
FFK gjatë ditës ka dalë me një njoftim, ku i ka treguar të gjithë tifozëve pikëtakimin zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.
15/11/2024 14:42-Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Rumani–Kosovë, numër i pabesueshëm spektatorësh në ‘Arenën Kombëtare’
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte (e premte) në udhëtim te Rumania, në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur me tifozë, pasi thuhet se janë shitur të gjitha biletat e parapara.
Rumani – Kosovë është ndeshja e së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve me interes maksimal për të dy vendet.
Sipas mediave rumune, “Trikolorët” vendas do të mbështeten nga një numër shumë i madh tifozësh, të cilët duan një tjetër rezultat të madh.
15/11/2024 14:14-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet t’i bëjë disa ndryshime të detyruara në ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Telegrafi mëson se trajneri gjerman do t’i besoj kësaj radhe rreshtimit 4-3-3, duke pasur një mesfushë më të ngjeshur sesa në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.
15/11/2024 14:12-Rexhbeçaj: Jemi të përgatitur 100 për qind, duam ta dominojmë Rumaninë
Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka treguar se janë gati për ndeshjen e sotme ndaj Rumanisë dhe se janë gati për të luajtur të bashkuar dhe për ta dominuar takimin.
Dardanët luajnë sot (e premte) me fillim nga ora 20:45 ndaj Rumanisë në stadiumin “Arena Nacionale” në kuadër të Ligës së Kombeve.
Rexhbeçaj ka theksuar rëndësinë e kontrollimit të lojës në mesfushë dhe angazhimin e të gjithë ekipit për të fituar.
15/11/2024 14:11-Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie.
Për shkak të incidenteve të mëparshme, autoritetet rumune kanë vendosur një sërë rregullash strikte për sjelljen e tifozëve në stadium.
Xhandarmëria e Bukureshtit, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, ka siguruar se tifozët e Kosovës do të kenë mbrojtje të veçantë dhe lëvizje të sigurt drejt stadiumit, ndërsa siguria do të jetë e garantuar edhe në kryeqytet.
15/11/2024 14:10-Franco Foda paralajmëron ndryshime taktike në ndeshjen me Rumaninë
Kosova do të jetë mysafir i Rumanisë për përballjen që zhvillohet në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.
Para ndeshjes, Franco Foda ka thënë se do të jenë të detyruar që të bëjnë disa ndryshime në formacion shkaku i lëndimeve.
“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarët, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi”, ka thënë fillimisht selektori i Dardanëve.
Lexo lajmin e plotë....
15/11/2024 14:09-Lucescu: Mos bëni shaka me Kosovën, është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre
Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur në konferencën para ndeshjes ndaj Kombëtares së Kosovës, të cilën e ka vlerësuar maksimalisht duke e cilësuar si një ekip i madh.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes në Bukuresht, përzgjedhësi Lucescu ka ndërhyrë gjatë deklaratave të lojtarit Valentin Mihaila dhe ka dashur të saktësojë se kombëtarja e Kosovës, kundërshtari i ardhshëm i “Trikolorëve”, nuk është një kundërshtar për t’i lënë pas dore.
15/11/2024 14:08-Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm
Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur para ndeshjes ndaj Kombëtares së Kosovës, ku ka vënë theksin te disa futbollistë, të cilët sipas tij janë më të rëndësishmit.
Kosova luan nesër (e premte) në udhëtim te Rumania, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin Nacional” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ekipi i Dardanëve është gati për këtë ndeshje, edhe përkundër disa mungesave të theksuara shkaku i lëndimeve.
15/11/2024 14:07-Astrit Selmani, ka folur për mediat rumune në lidhjen me ndeshjen Rumani-Kosovë: Dardanët duan të fitojnë në Bukuresht
Kosova do të luajë ndaj Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa sulmuesi Astrit Selmani që po bën karrierë në elitën rumune ka folur për mediat e këtij vendi për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sulmuesi kosovar i Dinamo Bukuresht nuk është në skuadrën e parë të Franco Foda, por për mediumin rumun Digi Sport ka thënë se do të mbështesë bashkëlojtarët e tij.
Madje, Selmani i ka paralajmëruar “trikolorët” që të kenë frikë nga Vedat Muriqi, një nga futbollistët më të vlefshëm nga Kosova.
15/11/2024 14:05-Emërllahu dhe Jashari janë optimistë për fitore ndaj Rumanisë
Mesfushorët e Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë treguar optimist para takimit të së premtes ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova mbajti sot (e mërkurë) stërvitjen e fundit para nisjes për në Bukuresht dhe të gjithë lojtarët janë në formë të mirë përveç Donat Rudhanit, i cili e ka lënë grumbullimin shkaku i lëndimit.
Pas përfundimit të stërvitjes, Emërllahu dhe Jashari ndanë optimizmin e tyre për paraqitje të mirë në Bukuresht, duke theksuar përkushtimin e ekipit për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
15/11/2024 14:04-Danezi Morten Krogh do ta drejtojë ndeshjen Rumani – Kosovë
Është zyrtarizuar danezi Morten Krogh dhe ai do ta drejtojë ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës që zhvillohet të premten nga ora 20:45 në Bukuresht.
Ndeshja është vendimtare për vendin e parë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Gjyqtari Krogh do të asistohet nga Victor Skytte e Steffen Bramsen, që po ashtu janë nga Danimarka.
15/11/2024 14:04-Bytyqi flet për rikthimin te Kosova: Më ka munguar grumbullimi, duam ta fitojmë grupin
Zymer Bytyqi është rikthyer te Kosova pas një kohe të gjatë, pasi ka rikthyer formën e tij më të mirë.
Sulmuesi anësorë po shkëlqen me CSKA Sofjen, ku në ndeshjet e fundit ka gjetur edhe golin dhe ka asistuar në dy të tjerë.
“Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur që jam ftuar prapë. Kam ndjerë njëfarë mërzie për të ardhur sërish këtu dhe për të luajtur me djemtë”, tha fillimisht Bytyqi.
15/11/2024 14:02-“Atmosfera e mirë, presim rezultat pozitiv ndaj Rumanisë” – Ilir Krasniqi flet për sfidën kryesore të nëntorit
Pas përfundimit të seancës së sotme stërvitore, foli mbrojtësi Ilir Krasniqi, i cili është bërë i rregullt te Kosova fal paraqitjeve të tij.
Krasniqi theksoi se grupi është plotësisht i motivuar për të dhënë maksimumin
“Atmosfera është fantastike, djemtë janë të motivuar për lojën e ardhshme që e kemi. E dimë se është një lojë mjaft e rëndësishme dhe secili djalë që është këtu po e bën maksimumin për t’u përgatitur sa më mirë dhe shpresojmë që do të kemi rezultat pozitiv”.
15/11/2024 14:01-I rikthyeri Art Smakaj flet për ndeshjen me Rumaninë – kërkon tri pikët në Bukuresht
Art Smakaj ka shprehu kënaqësinë pasi u përfshi sërish me ekipin A të Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe në ndeshjen me Norvegjinë.
Smakaj që luan në mesfushë dhe mbrojtje, po zhvillon sezon të mirë te Lokomotiva Zagreb ku ka shënuar një gola dhe ka dhënë dy asistime në elitën e futbollit kroat në 12 ndeshje.
“Ndjenjë shumë e bukur të jesh me Kombëtaren. E kryem stërvitjen e parë dhe kemi punuar mirë. Na presin dy ndeshje të rëndësishme dhe jemi të gatshëm”.
15/11/2024 13:59-“Ëndërr e realizuar” – i ftuar për herë të parë te Kosova, Baton Zabërgja flet për emocionet
Baton Zabërgja është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Kosovës, pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave.
Anësori i talentuar ka qenë në formë të jashtëzakonshme në Superligën e Shqipërisë me Dinamon e Tiranës në këtë sezon, gjë që ka bindur Franco Fodan që ta ftojë te Dardanët.
Ai ka folur për emocionet e para, ndërsa ka treguar se si e kanë pritur bashkëlojtarët.
15/11/2024 13:58-Mircea Lucescu, me kërkesa për tifozët rumunë, para ndeshjes me Kosovën
Rumania po përgatiten për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku fillimisht luan nda Kosovës, pastaj ndaj Qipros, ndërsa mbesin kryesues në Grupin C2, me 12 pikë të grumbulluara në katër fazat e para, tri më shumë se sa Dardanët.
Të besuarit e Mircea Lucescut luajnë fillimisht me Kosovën (15 nëntor) dhe pastaj me Qipron (18 nëntor), të dyja në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
Para ndeshjes me Kosovën, Mircea Lucescu kishte një mesazh për tifozët rumunë që do të jenë të pranishëm në stadium.
15/11/2024 13:57-Foda: Vendi i parë është ende i mundur, nuk jam i kënaqur me golat që kemi shënuar deri më tani
Franco Foda është duke folur në konferencë për shtyp për grumbullimin e muajit nëntor.
Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku përballen me Rumaninë në udhëtim dhe presin Lituaninë.
Pozita e parë është ende e arritshme dhe për këtë është i vetëdijshëm Franco Foda, por duhet që ta mposhtin Rumaninë në udhëtim me tre gola diferencë.
Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se vendi i parë është i arritshëm derisa shtoi se ka pritur gola më shumë nga futbollistët.
15/11/2024 13:54-Rumunët e konsiderojnë ndeshjen ndaj Kosovës me rrezikshmëri të lartë, legjenda Dumitrescu kërkon të duartrokitet himni i Dardanëve
Është paralajmëruar një ndeshje e re me rrezikshmëri të lartë ajo mes Rumanisë dhe Kosovës në “Arenën Kombëtare”, dhe mediat rumune shkruajnë se kjo vjen pas incidenteve të ndeshjeve të fundit.
Në shtator të vitit 2023, në Rumani – Kosovë 2-0 , ndeshja u ndërpre për rreth 50 minuta për shkak të një pankarti të shfaqur nga ultrasit rumunë me mesazhin “Kosova e Serbisë”.
15/11/2024 13:53-Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme
Kosova dhe Rumania janë përballur tri herë deri më tani, në ndeshjet që në fillim ishin menduar të ishin spektakël i futbollit, por që nga përballja e parë nuk doli të jetë ashtu.
Në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024, Kosova veç tjerash ishte në grup edhe me Rumaninë, një shtet që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë dhe bën pjesë në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën.









































































