Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur Maqedoninë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, në kuadër të Grupit G.


06/09/2016 14:19-Mbaron ndeshja

Me meritë të plotë, Shqipëria e mposht Maqedoninë (2-1) dhe arkëton tri pikët e para na rrugëtimin për ta bërë sërish historinë – të luajë në një Kampionat Botëror.

06/09/2016 14:17

90’ Moment i rrezikshëm, shpëton Shqipëria. Menjëherë pas, Sadiku mundi ta vuloste fitoren, por goditi jashtë.

06/09/2016 14:12-GOOOOOOOL...

89' Shënon Shqipëria... Rikthen epërsinë! Bekim Balaj ishte realizator.

06/09/2016 14:09

Një mënyrë e lojës që u konvenon maqedonasve, të cilët do të ishin të kënaqur me një pikë nga kjo përballje.

06/09/2016 14:07

83' Kalojnë pa ndonjë rast për t'u përmendur minutat e deritanishme që nga rifillimi i sfidës.

06/09/2016 14:00-Rifillon ndeshja

76' Ka rinisur ndeshja e ndërprerë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë në "Loro Boriçi'. Kujtojmë që Armando Sadiku (10') dhe Ezgjan Alioski (51') shënuan nga një gol për secilën skuadër.

06/09/2016 13:54-“Loro Boriçi” gati për 15 minutat e fundit

Fusha e stadiumit “Loro Boriçi” është gati për vijimin e ndeshjes së kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase për kualifikueset e 'Botërorit 2018', e cila u ndërpre pas reshjeve të dendura të shiut në mbrëmjen e të hënës.

06/09/2016 13:53-Skuadra në stadium, Gjimshiti luan

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati të luajë minutat e mbetura të sfidës me Maqedoninë. Pas ndeshjes, pati një frikë për mbrojtësin Berat Gjimshiti, për të cilin u tha se është dëmtuar, por lojtari është gati të zbresë në fushën e lojës.

06/09/2016 13:49

Nga ora 14:00 është caktuar të rinisë ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.

05/09/2016 22:29

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që i gjithë stadiumi të zbrazet, teksa ende nuk dihet se a do të vazhdoj ndeshja

05/09/2016 22:21-Ndalet loja

77' Ka një ndalje të lojës për shkak të reshjeve të mëdha.

05/09/2016 22:19

75'  Reshjet e mëdha të shiut po vështirësojnë ndeshjen, pasi futbollistët nuk po mundin të shfaqin të gjitha aftësitë e tyre

05/09/2016 22:18

74' Ledian Memushaj rrezikon me një goditje nga rreth 20 metra, por topi shkon pranë shtyllës pingule

05/09/2016 22:16-Shqipëri-Maqedoni, shënohet incidenti i parë brenda stadiumit (Video)

Gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni që po luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” ka pasur një përplasje mes tifozerive të dy vendeve.

Shkak u bë goditja me fishekzjarrë i grupit të tifozëve nga Maqedonia që kanë ardhur për të ndjekur kombëtaren e tyre.

Ishin pikërisht grupi i tifozëve shqiptar nga Kosova, “Plisat”, që bënë një veprim tillë.

Perplasja mes tifozeve ne ndeshjen Shqiperi... by PanoramaVideo

05/09/2016 22:10

67'  Shqipëria shfrytëzon edhe zëvendësimin e fundit, Odise Roshi zëvendëson Jahmir Hykën

05/09/2016 22:04

60' Zëvendësim i dyfishtë nga De Biasi, Abrashi (Balaj) - Gashi (Memushaj)

05/09/2016 21:55-Maqedonia barazon rezultatin, shënon Alioski

51' Mesfushori Egzijan Alioski ka shënuar nga afërsia golin e barazimin në ndeshjen ndaj Shqipërisë

05/09/2016 21:52

46' Mbrojtësi i Maqedonisë, Ostoja Stjepanovic është ndëshkuar me kartonë të verdhë

05/09/2016 21:48

46' Fillon pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime nga asnjëra skuadër

05/09/2016 21:37-Shqipëri 1-0 Maqedoni, statistikat e pjesës së parë

Kombëtarja e Shqipërisë ka përfunduar pjesën e parë ndaj Maqedonisë me rezultat 1-0.

Goli erdhi në minutën e nëntë nga sulmuesi Armando Sadiku.

Pjesa e parë u dominua nga Shqipëria dhe epërsia në 45 mintuat e parë ishte plotësisht e merituar.

Ky takim është i vlefshëm për kualifikimet ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/

capture-20160905-213159

05/09/2016 21:34-Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Shqipërisë

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë 1:0 të Shqipërisë ndaj Maqedonisë, me golin e shënuar në minutën nëntë nga Armando Sadiku

05/09/2016 21:29

43' Tjetër rast i Shqipërisë, Ansi Agolli rrezikon me një goditje të fortë nga 17 metra, por topi shkon pranë shtyllës pingule

05/09/2016 21:22

36' Sulmuesi i Maqedonisë, Goran Pandev ka rrezikuar me anë të një goditje të fortë, por që shkoi mbi portë

05/09/2016 21:19

33' Shqipëria gjen përsëri golin me Sadikun, pas një aksioni të mirë, por u anulua për pozicion jashtë loje

05/09/2016 21:13

25' Dominim i Shqipërisë sa i përket posedimit të topin 61% - 39%

05/09/2016 21:06

19' Shqipëria ka ulur tempin dhe po luan lojë të qetë, teksa Maqedonia po mundohet të luaj me topin

05/09/2016 20:56-Shqipëria kalon në epërsi, shënon Sadiku

9' Armando Sadiku ka kaluar në epërsi Shqipërinë ndaj Maqedonisë, ku shënoi një gol të bukur nga rreth 20 metra

05/09/2016 20:54

8' Shqipëria po e dominon Maqedoninë

05/09/2016 20:45

Djelmoshat kuqezi gati për të filluar ndeshjen

shqipe

shqipe1

shqipe3

05/09/2016 20:41

Arlind Ajeti në përkrahje të Kombëtares Shqiptare dhe asaj të Kosovës

05/09/2016 20:35

VOTONI SONDAZHIN E MËPOSHTËM:

05/09/2016 20:27

Për të gjithë ata që i ka ikur formacioni i Shqipërisë.

#GentCanaj #Shqiperi #Maqedoni @kombetarjashqiptarefutbollit #Albania #OsaMireMeQeneShqiptar

A photo posted by gentcanaj.matchday (@iosonotartaruga) on

05/09/2016 20:21

Ballistët kanë mbushur tribunën ku janë të vendosur.

ballistet

05/09/2016 20:18

Loro Boriçi thuajse i tëri i mbushur.

boriqi

boriqi2

05/09/2016 20:16-Dëshpëruese, tifozëve të Kosovës iu ndalohen simbolet Kuq e Zi në stadium (Video)

Pak minuta na ndajnë nga takimi mes Finlandës dhe Kosovës, i vlefshëm për ‘Rusi 2018’.

LEXO MË SHUMË...

05/09/2016 20:15-Urimi i Marinës për triumfin e të dyja skuadrave Shqiptare

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

05/09/2016 20:04-Ahmeti në Shkodër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndodhet në Shkodër për të përcjellë ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndërkohë Kosova zhvillon ndeshjen e parë historike në një garë zyrtare në Finlandë.

05/09/2016 20:04-Formacionet zyrtare, Shqipëri – Maqedoni

Shqipëria dhe Maqedonia kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kombëtarja shqiptare dhe ajo maqedonase do ndeshen në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe ai i Maqedonisë kanë vendosur të fillojnë takimin me futbollistët më të mirë të tyre.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin G, aty ku bëjnë pjesë edhe Italia, Spanja, Izraeli dhe Lihteshtajni. /Telegrafi/

formacionet

05/09/2016 20:02

Loro Boriçi ka filluar të mbushet.

loro

loro1

loro2

05/09/2016 20:01-Rama lëvdon stadiumin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan se atmosfera e jashtëzakonshme në qytet e Shkodrës, tregon se sa vlerë ka investimi në stadiumin e ri “Loro Boriçi”.

“Besoj se dhe më skeptikët për stadiumin e ri e ndjejnë nga atmosfera e jashtëzakonshme në qytet se ç’vlerë ka ai investim, ForcaShqipëria”, ka shkruar Rama në Facebook.

05/09/2016 19:51

Siguria maksimale para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Maqedoni.

siguri2

siguri3

siguri4

05/09/2016 19:49

Pasi është i lënduar dhe nuk mund të luaj, Arlind Ajeti ka vendosur të bëjë tifo nga shtëpia për Shqipërinë dhe Kosovën.

ajetii

05/09/2016 19:47

Plisat po përkujdesen për atmosferën para ndeshjes Shqipëri-Maqedoni.

plisat 1

plisat 2

05/09/2016 19:43

Andi Lila ka postuar një foto me Ledian Memushaj nga fusha 'Loro Boriçi'

andi lila

05/09/2016 19:34-Shqipëri – Maqedoni, tension brenda dhe jashtë fushës

Do të jetë një ndeshje nervash ajo mes Shqipërisë dhe Maqedonisë sonte në Shkodër.

Përballja hapëse do të përplasë jo vetëm dy skuadra futbolli, por edhe dy tifozeri që më shumë se loja, adrenalinën ua rrit patriotizmi. ESPN FC parashikon tension si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Lapsi.al po e sjell të plotë shkrimin e saj.

Do të jetë një përballje mes Naser Alijit, shqiptarit të lindur në Maqedoni që luan për kombëtaren Shqiptare dhe dy shqiptarëve të tjerë që luajnë për Maqedoninë, Bersat Ibrahimi e Ferhan Hasani.

Shvercerat dhe Ballistët do të jenë përkrah kombëtares kuq e zi, si në çdo ndeshje. Kreu i Shvercerave, në shkrimin që lapsi.al po e boton të plotë, i quajnë tradhtarë dy lojtarët shqiptarë që do të përfaqësojnë verdh e kuqtë.

Për sa i përket futbollit, dy ekipet do të luftojnë për të fituar pikë të domosdoshme, në një grup të fortë që përfshin edhe Italinë e Spanjën.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

shqiperisaaa

05/09/2016 19:27-Blindohet qyteti i Shkodrës, për mbarëvajtjen e ndeshjes janë 900 forca policore

Rreth 900 forca policore kanë blinduar qytetin e Shkodrës, në pritje të ndeshjes së Kombëtares shqiptare me Maqedoninë. Çdo rrugicë pritet te jetë e monitoruar ndërsa tifozët mbeten në dorë të Zotit, pasi parashikimet e motit flasin që do të ketë reshje shiu.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, në stadiumin e hapur të sapo përfunduar “Loro Boriçi” ashtu siç është edhe rregulli nuk janë lejuar çadrat por as mjete të tjera mbrojtëse.

Stadiumi i hapur dhe moslejimi i çadrave të kujton ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena”, ku tifozët qëndruan në qiell të hapur për 90 minuta dhe u bënë qull nga shiu.

Rrugët kryesore përreth stadiumit janë bllokuar dhe nuk lejohet qarkullimi. Mijëra tifozë janë gati për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë teksa kanë zbritur në rrugët e Shkodrës duke gjallëruar qytetin. Ata janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë futbollistë, në pritje të daljes së tyre.

Biletat janë shitur të gjithë pasi edhe qindra tifozë shqiptarë të Maqedonisë kanë ardhur për të bërë tifo për kuqezinjtë.

shkodraaa

05/09/2016 19:16-Nga dy tribuna të stadiumit të ri nuk mund të shohësh ndeshjen!

Problemet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi” nuk kanë të sosur edhe pas përurimit që në ndeshjen miqësore ndaj Marokut.

Mësohet se nga dy tribuna të impiantit të ri nuk mund të shohësh ndeshjen lirshëm por shikon tribunën që ndodhet për karshi pasi distanca e largët nga fusha nuk ta lejon një gjë të tillë.

Tribunat nga të cilat nuk mund të shohësh ndeshjen janë tribunat që janë pas porte që janë të ndara, apo më saktë për tribunën 7 dhe 11 më mirë ta shohin ndeshjen nga ekrani i televizorit sesa të jenë në stadium.

tribunat

05/09/2016 19:11

Futbollistët e kombëtares shqiptare shkelin në stadiumin 'Loro Boriçi'.

alb

05/09/2016 18:59

Mesfushori Alban Meha, edhe pse tash e tutje do të luajë për Kosovën, nuk e ka harruar Kombëtaren shqiptare.

Mesfushori kosovar ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet me fanellën e Kosovës dhe Shqipërisë. “Me Kosovën, me Shqipërinë”, ka shkruar Meha.

meha

05/09/2016 18:55-Mësohet shifra e tifozëve që do të jenë në ‘Loro Boriçi’

Kombëtarja shqiptare do të mbështetet nga rreth 15 mijë tifozë në takimin hapës të kualifikueseve të Botërorit ‘Rusi 2018’.

Sipas FSHF-së, stadiumi “Loro Boriçi” pritet të pushtohet nga tifozët kuqezinj të cilët do të dhurojnë një atmosferë elektrizuese.

Gjatë orëve të paradites në sportelet e stadiumit “Loro Boriçi” gjen ende persona që kërkojnë ndonjë biletë të mbetur.

Me këtë interesim do të jenë të larta edhe masat sigurisë rreth 900 forca policore do të angazhohen për të mbikëqyrur stadiumin dhe zonën përreth tij ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë pas disa minutash.

shqiperiaa

05/09/2016 18:45-Atmosferë entuziaste para ndeshjes, Shkodra e veshur e tëra kuqezi

Qyteti mitik i Shqipërisë, Shkodra është veshur e gjitha kuqezi pak orë para ndeshjes me Maqedoninë, ndeshje kjo e para për eliminatoret e Botërorit ‘Rusi 2018’. Në qytetin verior vatrën e futbollit shqiptar, si kurrë më parë ndihet atmosferë entuziaste që të dhurojnë ngjyrat kuqezi.

Simbolet kombëtare mbizotërojnë në çdo rrugë të qytetit për t’u ofruar gjithçka fansave të kombëtares, ndërsa ata më fanatikët nuk ngurrojnë të ngjyrosin trupin me të kuqen dhe të zezën e Flamurit.

Forcat e rendit kanë marrë të gjitha masat për sigurimin e rendit publik, duke ndaluar qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në rrugët që të çojnë drejt stadiumit ndërsa qetësia e mesditës thyhet disi nga këngët patriotike të tifo-grupit Plisat, që si gjithmonë është në mbështetje të kombëtares së të gjithë shqiptarëve.

Stadiumi ‘Loro Boriçi’ pas testit të kaluar në miqësoren me Marokun, është gati për një tjetër mbrëmje të madhe të futbollit shqiptar. Terreni i impiantin të Shkodrës është në kushte optimale, ndërsa tifozët kanë vërshuar drejt sporteleve me shpresën për të siguruar ndonjë biletë ende të pa-shitur.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për të nisur me këmbën e mbarë një tjetër rrugëtim fantastik, drejt një kualifikimi të mundshëm në Rusi 2018.

shkodra

05/09/2016 18:42

Në ndërkohë, kapiteni legjendar, Lorik Cana, ka pozuar me disa vogëlushë mbështetës të Kombëtares kuqezi.

cana

05/09/2016 18:41-Trajneri i Maqedonisë beson te futbollistët e tij, kërkon fitore ndaj Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare ndeshet me Maqedoninë në Shkodër, teksa trajneri Igor Angelovski pret të marrë një rezultat pozitiv në këtë takim.

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski në prag të kësaj sfide me kuqezinjtë për eliminatoret e Botërorit të vitit 2018, nuk ka ngurruar të vlerësojë skuadrën tonë përfaqësuese.

Megjithatë, Angelovski beson tek futbollistët e tij të grumbulluar dhe pret rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

“Ky është fillimi i një cikli të ri kualifikuesesh. Do të luajmë ndaj një kundërshtari që është në përmirësim të vazhdueshëm. Duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv”, tha Angelovski.

“Nuk kemi probleme me dëmtimet, do të jemi gati për këtë ndeshje. I kemi bërë zgjedhjet në skuadër në bazë të cilësive të futbollistëve. Kam një besim të verbër tek lojtarët që kam grumbulluar”, përfundoi trajneri i Maqedonisë.