Kosova ka barazuar në udhëtim te Greqia me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pas këtij barazimi, Dardanët kanë dy pikë në vendin e dytë, ndërsa Greqia renditet e dyta me tetë pikë.


Më poshtë keni raportin minutë pas minute të kësaj përballje.

14/10/2020 22:43-Tollovia dhe nervozizmi vazhdon edhe pas vërshëllimës së fundit

Tollovia dhe nervozizmi ka vazhduar edhe pas mbylljes së ndeshjes.

Në fund, gjyqtari ka ndëshkuar Benjamin Kolollin me të kuq pas protestave.

14/10/2020 22:39-Mbyllet me barazim ndeshja Greqi-Kosovë

Kosova ka arritur ta marrë një barazim 0-0 në udhëtim te Greqia në kuadër të ndeshjes së katërt në Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

14/10/2020 22:38-Tollovi në fund të ndeshjes

90+4' Është krijuar një tollovi e madhe. Florent Hasani dhe Bouchalakis ndëshkohet me të verdhë

14/10/2020 22:35

90+2' Pavlidis gjuan mbi portë

14/10/2020 22:34-Katër minuta shtesë

Gjyqtari ka akorduar katër minuta lojë shtesë

14/10/2020 22:33

89' Kastrati kthehet në fushë, por lëndohet përsëri në një duel tjetër

14/10/2020 22:31-Kastrati i shtrirë në fushë, ankohet në një lëndim në kokë

87' Kastrati ka mbetur i shtrirë në tokë pas një goditje në kokë nga një mbrojtës grek. Gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen dhe sulmuesit po i jepet ndihma mjekësore.

14/10/2020 22:29-Greqia kryen zëvendësimin e fundit

85' Lampropoulos  hyn në vend të Hatzidiakos

14/10/2020 22:24-Kosova kryen zëvendësimin e tretë

81' Elbasan Rashani inkuadrohet në vend të Kolollit

14/10/2020 22:22

79' Hadergjonaj rrezikon largimin nga loja, por gjyqtari ia jep vetëm vërejtjen e fundit

14/10/2020 22:17

74' Kosova me një rast të mirë, por në fund Kololli gjendet në pozitë jashtë loje

14/10/2020 22:17-Greqia kryen edhe dy zëvendësime

73' Fortounis hyn në vend të Bakasetas, ndërsa Pelkas zëvendëson Limnios.

14/10/2020 22:16

72' Greqia rrezikon me Fountas, por goditja shkon jashtë portës

14/10/2020 22:13

70' Kosova tenton nga rivënia këndore, por pa sukses.

14/10/2020 22:07-Edhe një ndërrim te Kosova

63' Challandes zëvendëson Bersant Celinën me Bersant Hasanin

14/10/2020 22:06-Greqia kryen dy zëvendësime

63' Fountas inkuadrohet në vend të Mantalos

62' Bouchalakis inkuadrohet në vend të Zeca

14/10/2020 22:03

59' Florent Hadergjonaj ndëshkohet me të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit

14/10/2020 22:02

59' Grekët afër golit, por nuk arrijnë ta shfrytëzojnë një mundësi ideale

14/10/2020 21:57-Kosova afër golit në dy raste

52' Kastrati humbi mundësi ideale për ta gjetur golin. Në aksionin e njëjtë ishte Paqarada shumë afër golit, por një mbrojtës grek largoi topin nga vija e portës.

14/10/2020 21:54-Pesë minutat e parë i takojnë Kosovës

Kosova shumë insistuese në këtë fillim të pjesës së dytë, por e pafat për të gjetur golin.

14/10/2020 21:50

47' Goditje nga këndi për Kosovën

14/10/2020 21:50-Lirim Kastrati humb një rast ideal për gol

46' Kosova ishte në pozitë të mirë për gol pas një kundërsulmi, por Kastrati humb i vetë me portier pas asistimit të Leart Paqaradës.

14/10/2020 21:48-Fillon pjesa e dytë

46' Grekët fillojnë topin nga mesi i fushës.

14/10/2020 21:46-Statistikat e pjesës së parë

Greqia ishte më e mirë në 45 minutat e parë ndaj Kosovës.

Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë.

statistikat

14/10/2020 21:32-Mbyllet pjesa e parë Greqi-Kosovë

45+2' Pjesa e parë mbyllet pa gola (0-0).

14/10/2020 21:30

45' Gjyqtari akordon dy minuta shtesë

14/10/2020 21:27

42' Greqia merr kartonin e parë. Dimitrios Kourbelis ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje në kapitenin Herolind Shala.

14/10/2020 21:26

41' Muric shpëton përsëri me një dalje të mirë.

14/10/2020 21:21-Rast i mirë për Kosovën

35' Kosova pati një rast të mirë me anë të një kundërsulmi, por Lirim Kastrati nuk goditi në fund dhe humbi rastin duke tentuar asistimin për Benjamin Kolollin.

14/10/2020 21:18-Zëvendësimi i parë i Kosovës

34' Anel Rashkaj inkuadrohet në vend të Loshajt të dëmtuar.

14/10/2020 21:17

32' Loshaj lëshon fushën i lënduar.

14/10/2020 21:15-Foto nga ndeshja Greqi-Kosovë

121533789 3209122065883163 2105629350034105201 n

121491450 3209122185883151 1939400109604656029 n

14/10/2020 21:15-Greqia shënon, por goli anulohet

29' Greqia gjen golin me Pavlidis, por gjyqtari e anulon për pozitë jashtë loje.

14/10/2020 21:12-Greqia afër golit

27' Pavlidis gjuajti me forcë, por goditja e tij nuk e gjeti cakun

14/10/2020 21:10

25' Loshaj kthehet në fushë, pas një tretmani të lehtë nga stafi mjekësor

14/10/2020 21:09

24' Florian Loshaj shtrihet në tokë dhe ankohet për një lëndim

14/10/2020 21:09

23' Muric pret një goditje të devijuar nga mbrojtësi Mërgim Vojvoda.

14/10/2020 21:08

22' Kourbelis gjuan me kokë mbi portë.

14/10/2020 21:06

21' Muric përsëri vendimtar. Greqia sulmon me një kundërsulm të shpejtë, por goditja e Limnios dërgohet në këndore nga Muric

14/10/2020 21:04-Aro Muric pret penalltinë

19' Muric pret penalltinë e Anastasios Bakasetas

14/10/2020 21:03-Penallti për Greqinë

17' Herolind Shala pengon në zonë Limnos dhe shkakton penallti. Shala ndëshkohet me të verdhë

14/10/2020 21:02

16' Grekët rrezikojnë me anë të Mantalos, por goditja e tij me kokë shkon mbi portë

14/10/2020 20:59

14' Rivënia këndore e parë për Kosovën, por pa rrezik

14/10/2020 20:59

13' Grekët rrezikojnë me anë të Limnios, por pret Aro Muric

14/10/2020 20:57

12' Rivënia e parë këndore i takon grekëve

14/10/2020 20:52-Takim i qetë në pesë minutat e parë

Pesë minutat e parë të ndeshje kanë filluar qetë për dy ekipet përfaqësueses.

Sikurse Kosova, ashtu edhe Greqia po tentojnë të hynë në lojën e tyre.

14/10/2020 20:45-Fillon ndeshja Greqi-Kosovë

Ka filluar takimi i Kosovës në udhëtim te Greqia.

Të parët me topin fillojnë Dardanët.

14/10/2020 20:33-Florian Loshaj debuton me Kosovën

Florian Loshaj do të bëjë debutimin e tij në takimin e Kosovës në udhëtim te Greqia.

Mesfushori i klubit polak, Cracovia ka disa ndeshje që është i grumbulluar me Dardanët, por pa arritur të debutojë.

24-vjeçari nga Skenderaj do të luajë në mesfushë së bashku me Herolind Shalën dhe Bersant Celinën.

Florian Loshaj

14/10/2020 20:22-Renditja momentale në Grupin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës renditet në vendin e tretë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para, po aq sa ka edhe Moldavia e katërta.

Greqia e para dhe Sllovenia e dyta kanë nga shtatë pikë.

grupi 1

14/10/2020 20:15-Kosova do të luajë me fanellat të kaltra në përballjen me Greqinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me fanellat të kaltra ndaj Greqisë në takimin e sotëm.

Është kapiteni, Herolind Shala, i cili ka publikuar ato në profilin e tij në Instagram. 

Herolind Shala

14/10/2020 20:04-Ndeshjet e ndërsjella Greqi-Kosova

Greqia dhe Kosova kanë luajtur vetëm një ndeshje mes veti.

Takimi i vetëm është zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë.

Fitore shënuan grekët me rezultat 2-1.

greqi kosovo1

14/10/2020 19:57-Kosova me nëntë mungesa ndaj Greqisë

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur kokëdhimbje për ndeshjen ndaj Greqisë.

Dardanëve do t'ju mungojnë plot dhjetë lojtarë.

Amir Rrahmani, Milot Rashica, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Bernard Berisha ishin mungesa të konfirmuara më parë.

Tre të fundit që do të mungojnë ndaj Greqisë janë: Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

14/10/2020 19:48-Titujt e mediave greke për përballjen mes Greqisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve

Greqia do të jetë nikoqir i Kosovës për përballjen që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Takimi mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Spiros Louis”, natyrisht pa prezencën e tifozëve.

Mediat greke kanë shkruar për takimin që luhet në Athinë, derisa nuk ka munguar as vetëbesimi i tyre i madh:

KËTU mund ta lexoni lajmin e plotë.

14/10/2020 19:42-Rezervat e Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

Bernard Challandes do ta ketë një bankë më të vogël sesa zakonisht.

Aty do të jenë shtatë lojtarë, ndër to dy portier.

Rezervistët e Kosovës: Samir Ujkani, Visar Bekaj, Anel Rashkaj, Florent Hasani, Florent Muslija, Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu; 

14/10/2020 19:24-Formacioni i Greqisë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Greqisë ka konfirmuar tashmë formacionin zyrtar për ndeshjen në shtëpi ndaj Kosovës.

Greqia: Vlachpdimos; Hatzidiakos, Svernas, Tzavellas, Giannoulis, Kourbelis, Zeca; Limnios, Bakasetas, Mantalos; Pavlidis

greqi

14/10/2020 19:20-Gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen Greqi-Kosovë

UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Greqisë.

Gjyqtar kryesor do të jetë Roi Reinshreiber, ndërsa ndihmësit e tij apo gjyqtarët anësorë do të jenë Nati Dotan dhe Matityahu Yakobov.

Zyrtari i katër i ndeshjes do të jetë Eitan Shmuelevitz.

kos gre

14/10/2020 19:17-Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Greqisë

Përzgjedhësi Challandes ka vendosur të bëjë disa ndryshime nga formacioni i fundit ndaj Sllovenisë, shkaku edhe i mungesave të shumta.

Ai ka ndryshuar edhe modulin, duke vendosur ekipi në një rreshtim 3-5-2.

Mërgim Vojvoda kthehet nga minuta e parë, ndërsa titullarë është edhe Florian Loshaj dhe Lirim Kastrati.

Formacioni i Kosovës

Kosova 1 2