Mysafirët dhe analistët japin opinionet e tyre në emisionin e radhës Dueli Botëror që transmetohet në RTV Dukagjini dhe i kushtohet Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në kuadër të fazës së 1/8 së finales, të hënën janë zhvilluar dy ndeshje, ku favoritët nuk lejuan të befasohen në ditën e 19-të të Botërorit.

Belgjika nuk lejoi të befasohej duke triumfuar 3-2, megjithëse japonezët ishin me dy gola në epërsi kundër belgëve.

Screenshot 4 "Pikantet" e Dueli Botëror - Laura Guri dhe Erza Brahushi

Ndërsa ndeshja tjetër u zhvillua ndërmjet Brazilit dhe Meksikës, ku brazilianët triumfuan me rezultat të pastër 2-0.

Theksojmë se pas kësaj, Brazili do të takohet në çerekfinale me Japoninë në kërkim të një bilete për në gjysmëfinale të botërorit në shtetin rus.

Mysafirët e sotëm (e hënë) janë:Ismet Munishi - (Trajner/Analist)
Bylbyl Sokoli - (Trajner/Analist)
Tringa Kay - Këngëtare
Kushtrim Mushica - Portier
Feim Kurhasani - Radio Dukagjini

lexo po astu

Sonte pritet të ketë një spektakël duke përfshirë diskutimet, por edhe befasitë e reja gjatë emisionit.

Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/

telegrafi sport app