Afati kalimtar veror i sivjetmë dallon shumë nga vitet e kaluara. Derisa në të kaluarën, në ligat kryesore, dita e fundit e afatit kalimtar ishte e njëjtë (31 gusht), në vitin 2018 gjërat kanë ndryshuar. Ligat e ndryshme kanë vendosur që të kenë data të ndryshme të përfundimit të afatit veror që lidhen me fillimin e sezonit të ri, 2018/2019.

Derisa në Ligën Premier, 9 gushti ishte dita e fundit e ‘afatit kalimtar veror 2018’, ky afat në Serie A përfundoi të premten (17 gusht) në ora 20:00, një ditë para fillimit të sezonit të ri në kampionatin italian.

E njëjta vlen edhe për klubet nga Serie B, ndërkohë që klubet e Serie C mund të transferojnë lojtarë deri të shtunën e ardhshme (25 gusht).

Lojtarët e lirë mund të transferohen edhe pas këtyre datave, ndërsa klubet e të gjitha ligave italiane mund të shesin ose huazojnë lojtarë në klubet e ligave tjera, ku afati kalimtar është akoma i hapur.


Si gjithmonë, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në futbollin italian.

Vlen të përmendim se afati kalimtar veror i këtij viti në La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1, është i hapur deri më 31 gusht.

Afati do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 1 shtator në Danimarkë, Skoci dhe Turqi; deri më 2 shtator në Holandë; deri më 6 shtator në Rusi; deri më 21 shtator në Portugali dhe deri më 18 tetor në Australi.

17/08/2018 20:53-Atalanta huazon Ali Adnanin

Atalanta i ka siguruar shërbimet e Ali Adnan Kadhim Al-Tameemi, i njohur shkurt si Ali Adnan, si huazim njëvjeçar nga Udinese, me opsionin e blerjes.

17/08/2018 20:18

Pas mbylljes së afatit kalimtar në Serie A, Genoa nuk e ka transferuar Achraf Lazaarin, ndërkohë që raportohet se Milani e ka refuzuar huazimin e Quincy Promes nga Spartaku i Moskës.

17/08/2018 20:16-Presidenti i Sampdorias kritikon agjentin e Zazas

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, e ka kritikuar agjentin e Simone Zazas, pasi sulmuesi nënshkroi për Torinon.

Të dy klubet italiane kishin bërë oferta të njëjta drejt Valencias, mirëpo oferta e Torinos për lojtarin ishte më e mirë dhe përkundër se Sampdoria ishte pranë transferimit të sulmuesit, ai shkoi te klubi tjetër i Serie A.

17/08/2018 20:14-City nuk do të bëjë ofertë për Marchision

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do t'i kërkojë shërbimet e Claudio Marchisios, i cili e ndërpreu kontratën e tij me Juventusin.

Përkundër humbjes së Kevin De Bruyne për tre muaj, City nuk e ka në plan ta angazhojë italianin që si lojtar të lirë ka të drejtë ta transferojë deri më 31 gusht.

17/08/2018 20:04-Interi do ta paditë Tebasin

Interi ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj kreut të La Ligas, Javier Tebas, për komentet e tij lidhur me përpjekjen e italianëve për transferimin e Luka Modric.

DEKLARATA E TEBAS

17/08/2018 20:01

'Afati kalimtar veror 2018' është mbyllur në Serie A.

Telegrafi do t'ju mbajë të informuar për marrëveshjet e arritura në çastet e fundit.

17/08/2018 19:57-Zyrtare: Klavan i bashkohet Cagliarit

Cagliari e ka transferuar mbrojtësin Ragnar Klavan nga Liverpooli dhe ka mbetur vetëm të zgjidhet çështja e dokumentacionit para mbylljes së afatit kalimtar.

17/08/2018 19:52-Zyrtare: Cagliari e transferon Vergaran

Cagliari e transferuar Jherson Vergaran nga Milani dhe pastaj e ka huazuar te Olbia.

17/08/2018 19:50-Frosinone huazon Pinamontin

Talenti i Interit, Andrea Pinamonti, do të luajë te Frosinone në formë huazimi.

17/08/2018 19:49-Sprocati huazohet te Parma

Lazio e ka dërguar anësorin Mattia Sprocati në huazim te Parma.

17/08/2018 19:49-Zyrtare: Saponara i bashkohet Sampdorias

Tashmë është zyrtare. Sampdoria e ka transferuar Riccardo Saponaran në formë huazimi nga Fiorentina, me opsionin e blerjes.

17/08/2018 19:47-Zyrtare: Frosinone transferon Ardaizin

Frosinone e ka transferuar sulmuesin 19-vjeçar, Joaquin Ardaiz, nga FC Chiasso.

17/08/2018 19:21-Zyrtare: Cassata te Frosinone

Frosinone e ka huazuar zyrtarisht Francesco Cassatan nga Sassuolo.

17/08/2018 19:19-Parma në pritje për Karamoh

Menaxheri i klubit të Parmas, Alessandro Lucarelli, ka konfirmuar se janë duke pritur përgjigje nga Interi për sulmuesin Yann Karamoh.

17/08/2018 19:16-Saponara drejt Sampdorias

Mesfushori i Fiorentinas, Riccardo Saponara, është pranë transferimit te Sampdoria. Lojtari do të huazohet për dy milionë euro, me opsionin e blerjes për nëntë milionë të tjera.

17/08/2018 19:14-Zyrtare: Ospina, lojtar i Napolit

Portieri i Arsenalit, David Ospina, është zyrtarizuar si lojtar i Napolit, në formë huazimi njëvjeçar.

17/08/2018 19:12-Zyrtare: Torino e transferon Simone Zazan

Valencia ka njoftuar për largimin zyrtar të  Simone Zazas drejt Torinos.

Lojtari ishte pranë kalimit te Sampdoria, mirëpo ndërhyrja e Granatas dhe ofrimi i kontratës pesëvjeçare ndikoi në këtë transferim.

17/08/2018 19:07-Mourinho: Darmian nuk largohet nga Unitedi

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se shënjestra e Juventusit dhe Interit, Matteo Darmian, do të qëndrojë në Old Trafford.

17/08/2018 18:42-Dështon kalimi i Jajalos te Udinese

Udinese ka dështuar në transferimin e mesfushorit të Palermos, Mato Jajalo.

17/08/2018 18:27-Zyrtare: Juve transferon Mavididin

Arsenali ka konfirmuar zyrtaresh se Stephy Mavididi ka nënshkruar për Juventusin, ku do t'i bashkohet ekipit B.

17/08/2018 18:14-Tonelli falënderon Napolin dhe tifozët

Lorenzo Tonelli e ka falënderuar Napolin dhe të gjithë napolitanët pas huazimit te Sampdoria.

17/08/2018 18:13-Mund të dështojë transferimi i Lazaar te Genoa

Transferimi i Achraf Lazaarit te Genoa është në rrezik, sepse Newcastle United dëshiron ta përfshijë opsionin 'obligim blerjeje' në marrëveshje.

17/08/2018 18:11-Ospina është në skuadrën e Napolit

David Ospina nuk e ka kompletuar akoma transferimin te Napoli, mirëpo portieri i Arsenalit është në skuadrën e Partenopei për ndeshjen kundër Lazios.

17/08/2018 17:59-Rubin Kazani hyn në garë për Joao Marion

Mesfushori i Interit, Joao Mario, është në bisedime me Rubin Kazanin, klub që i ka tejkaluar në garë Real Betisin dhe Sevillan.

17/08/2018 17:37-Reagimi i Interit ndaj Realit në lidhje me Modricin

Nga Interi kanë thënë asnjëherë nuk kanë kontaktuar drejtpërdrejt me Luka Modricin, pas raportimit të klubit italian në FIFA nga Real Madridi.

Klubi spanjoll ka thënë se ziklatrit kanë kontaktuar pa të drejtë ligjore me një lojtar që është nën kontratë, në ndërkohë italianët kanë mohuar diçka të tillë.

Nerazzurrët janë përpjekur ta transferojnë mesfushorin kroat gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo Los Blancos e kanë refuzuar transferimit e tij.

17/08/2018 17:11-Gervinho, tre vjet te Parma

Parma ka arritur marrëveshje për Gervinhon. Ish-sulmuesi i Romës kthehet në Serie A nga Kina, ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Parmën.

17/08/2018 16:54-Laxalt: Milani, zgjedhja më e mirë

Diego Laxalt ka pranuar se ishte pranë transferimit te Zenit St Petersburgu, mirëpo kur iu bë oferta nga Milani mendoi se Rossonerët ishin zgjedhja më e mirë.

17/08/2018 16:49-Zyrtare: Rigoni transferohet te Atalanta

Emiliano Rigoni është lojtar i ri Atalantas. Mesfushori argjentinas do ta vazhdojë karrierën në Serie A, ku është transferuar nga Zenit St Petersburgu.

17/08/2018 16:47-Zyrtare: Tonelli luan te Sampdoria

Lorenzo Tonelli është mbrojtësi i ri i Sampdorias, pas arritjes së marrëveshjes me Napolin për transferimin e lojtarit.

17/08/2018 16:46-Bakayoko: Gattuso është si Conte

Tiemoue Bakayoko beson se do të përshtatet shumë më mirë në Serie A te Milani se te Chelsea, mirëpo beson se Gennaro Gattuso ka pasionin e njëjtë për futbollin si Antonio Conte.

17/08/2018 16:29-Troost-Ekong do të luajë te Udine

Mbrojtësi nigerian, William Troost-Ekong, do ta vazhdojë karrierën në Udinese. Klubi italian ka arritur marrëveshje me Bursasporin për transferimin e lojtarit.

17/08/2018 15:56-Empoli zyrtarizon edhe Salih Ucan

Pas Afriyie Acquah, Empoli i ka siguruar edhe shërbimet e Salih Ucan, në formë huazimi nga Fenerbahce.

Ucan ka luajtur edhe në të kaluarën në Serie A, ai ka qenë i huazuar te Roma.

17/08/2018 15:48-Zyrtare: Soriano lojtar i Torinos

Roberto Soriano është kthyer në Itali. Mesfushori i Villarrealit është do të luajë te klubi italian në formë huazimi.

17/08/2018 15:45-Zyrtare: Acquah nënshkruan me Empolin

Afriyie Acquah është zyrtarizuar si lojtar i Empolit nga Torino.

https://twitter.com/PulseSportsGh/status/1030444978630258688

17/08/2018 15:43-Gervinho pranë zyrtarizimit te Parma

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Romës, Gervinho, pritet t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Parma.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u transferua në Kinë pikërisht nga Roma në vitin 2016, te Hebei China Fortune, për 18 milionë euro.

Ndërsa tash do të kthehet në futbollin italian.

17/08/2018 15:24-Leon Bailey drejt Romës

Leon Bailey mund të transferohet te Roma. Bayer Leverkuseni po kërkon 40 milionë euro për lojtarin e vet.

Por, mund të ndodhë edhe huazimi i Cengiz Underit për dy vjet, si dhe një pagesë prej 30 milionë eurove.

17/08/2018 15:11-Kthesë në çështjen Zaza, Torino pranë transferimit

Torino i ka ndërhyrë Sampdorias për transferimin e Simone Zazas. Oferta drejtuar Valencias është e njëjtë, mirëpo kontrata për lojtarin është shumë më e mirë .

Torino i ka ofruar kontratë pesëvjeçare Zazas, ndërsa klubit spanjoll do t'ia paguajë dy milionë euro menjëherë dhe 12 milionë të tjera në verën e ardhshme.

17/08/2018 15:05-Atalanta dhe Udinese arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve

Atalanta dhe Udinese kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve, Ali Adnan dhe Marco D'Alessandro.

D'Alessandro do të kalojë te Udine, ndërsa irakiani Adnan do të transferohet te Atalanta.

17/08/2018 14:54-Gonalons, i hapur të huazohet te Sevilla

Mesfushori i Romës, Maxime Gonalons, është i hapur për t'u huazuar te Sevilla.

17/08/2018 14:53-Zyrtare: Frosinone transferon Joel Campbellin

Frosinone ka njoftuar transferimin e Joel Campbellit nga Arsenali.

Sulmuesi nga Kosta Rika ka arritur në Itali në një marrëveshje përfundimtare.

"Frosinone njofton se ka nënshkruar me Campbell nga Arsenali. Sulmuesi ja nënshkruar kontratë deri në vitin 202", njofton klubi italian.

17/08/2018 14:51-Kreu i La Ligas e akuzon Interin se përdor truqe për transferimin e lojtarëve

Kreu i La Ligas, Javier Tebas, e ka akuzuar Interin se nuk ka para dhe përdor truqe për transferimin e lojtarëve.

Nerazzurërt i kanë huazuar disa lojtarë këtë sezon me opsionin e blerjes, ndër ta Matteo Politano dhe Keita Balde Diao.

Tebas e ka akuzuar Interin që së bashku me Paris Saint-Germainin dhe Manchester Cityn përdorin metoda, sipas tij të papëlqyeshme, për transferimin e lojtarëve.

17/08/2018 14:36-Galabinov kalon te Spezia

Andrey Galabinov ka lënë Genoan.

Sulmuesi bullgar ka vendosur të kaloj te Spezia në Serie B.

galabinov

17/08/2018 14:27-Zyrtare: Chievo nënshkruan me Burruchaga

Chievo Verona ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin Mauro Burruchaga.

Burruchaga ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2020, por me mundësi vazhdimi deri më 2021.

17/08/2018 13:49-Parma insiston për Karamoh

Klubi i inkuadruar në Serie A këtë sezon, Parma, dëshiron përforcimin e skuadrës para mbylljes së afatit kalimtar.

Sulmuesi anësor i Interit, Yann Karamoh, është i pëlqyeri i tyre i radhës.

Francezi ka refuzuar një herë kalimin te emilianët, por Parma vazhdoj të insistojë për huazimin e tij.

Yann Karamoh Inter 1 e1534415298654

17/08/2018 13:47-Klavan arrin për teste mjekësore

Ragnar Klavan ka arritur në Itali për teste mjekësore te Cagliari.

Mbrojtësi estonez pas përfundimit të testeve pritet të nënshkruaj edhe kontratën me klubin italian.

17/08/2018 13:11-Zyrtare: Troost-Ekong kalon te Udinese

Udinese ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin William Troost-Ekong nga skuadra turke Bursaspor.

Lega Serie A ka konfirmuar gjatë të premtes se Udinese ka deposituar kontratën e tij në federatë.

Transferimi i tij thuhet se i ka kushtuar klubit italian 3.3 milionë euro.

17/08/2018 12:54-Sampdoria afër transferimit të Tonellit

Sampdoria raportohet se është duke punuar në nënshkrimin e mbrojtësit të Napolit, Lorenzo Tonelli.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Tonelli është objektivi kryesor i trajnerit Marco Giampaolo, me të cilin ka punuar te Empoli.

Marrëveshja në parim është arritur mes dy klubeve, vetëm se duhet të formalizohet mënyra e transferimit.

LorenzoTonelli

17/08/2018 12:48-Sampdoria arrin marrëveshje për çmimin e Zazas

Sampdoria njoftohet se ka rënë dakord për një çmim prej 14 milionë eurosh me sulmuesin e Valencias, Simone Zaza.

Zaza dukej se po mbyllte një kalim në Torino, por Sky Sport Italia dhe Sportitalia pretendojnë se Sampdoria kanë fituar garën për shërbimet e tij.

Klubi gjenovez ka bërë një ofertë prej dy milionë eurosh huazim dhe 14 milionë tjera në vitin e ardhshëm.

zaza

17/08/2018 12:43-Milani zyrtarizon Laxaltin dhe Castilljon

2018/08/laxalt-castillejo.png

Milani ka zyrtarizuar tashmë dy transferimet e reja të bërë gjatë ditës së djeshme (e enjte), Samuel Castillejon dhe Diego Laxaltin.

Rossonerët nuk kanë të ndalur as në këtë afat kalimtar, pasi kanë ardhur zyrtarizimet e radhës të klubit nga San Siro.

Është sulmuesi spanjoll, Castillejo i ardhur nga Villarreali dhe uruguaiani Laxalt i ardhur nga Genoa... Lexo më shumë 

17/08/2018 12:37-Lapadula kalon te Genoa

Milani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të përhershme për transferimin e Gianluca Lapadula te Genoa.

Sulmuesi italian edhe në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubit gjenovez.

lapadula 1

17/08/2018 12:26-Cataldi rikthehet te Lazio, por mund të huazohet prapë

Danilo Catali është rikthyer te Lazio pas një sezoni të kaluar në huazim te Benevento.

Megjithatë, Cataldi mund të huazohet përsëri pasi ka interesim nga Chievo, Frosinone dhe Udinese.

Drejtori sportiv, Igli Tare është duke shqyrtuar ofertat për 23-vjeçarin.

cataldi do ta sfidojm euml juventusin hd

17/08/2018 12:23-Zyrtare: Missiroli, lojtar i ri i SPAL-it

Tanimë është zyrtare, Simone Missirol është lojtar i ri i SPAL-it.

Mesfushori italian ka ardhur nga Sassuolo, ku ka luajtur plot shtatë sezone.

Missirola ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me SPAL-in.

17/08/2018 12:00-Darmian: Ëndërroj të rikthehem në Itali

2018/08/Darmian-1.jpg274:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 20: Matteo Darmian of Manchester United takes a throw in during the Carabao Cup Third Round match between Manchester United and Burton Albion at Old Trafford on September 20, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)12:"Getty Images

Matteo Darmian shpreson ende të rikthehet në Itali.

Kur kanë mbetur edhe 9 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar, mbrojtësi dëshiro ende të largohet.

"Dua të luaj më shumë dhe të largohet nga Manchester Unitedi".

"Ëndërroj të rikthehm në Itali", ka thënë Darmian për Libero.

17/08/2018 11:45-Zyrtare: Milani nënshkruan me Laxaltin

Milani ka nënshkruar zyrtarisht me anësorin uruguaian  të krahut të majtë, Diego Laxalt.

Transferimi i Laxaltit nga Genoa raportohet se i ka kushtuar Rossonerëve 18 milionë euro.

Është faqja zyrtare e Serie A që ka konfirmuar se Milani ka depozituar kontratën e Laxaltit në federatë.

DiegoLaxaltt e1534363928750 Diego Laxalt (Getty Images)

17/08/2018 11:23-Boriello opsion i Napolit

Ish-sulmuesi i Milanit, Romës dhe Juventusit, Marco Boriello mund të kalojë te Napoli në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sipas gazetës Tuttosport,  Napoli dëshiron sulmuesin e Udineses, Kevin Lasagna, por nëse oferta e tyre nuk pranohet atëherë ata do vihen pas Boriellos.

17/08/2018 10:54-Udinese i kërkon Atalantas shkëmbim lojtarësh

Dita e fundit e afatit kalimtar në Itali mund të sjell një shkëmbim interesant.

Sipas Tuttomercatoweb, Udinese i ka ofruar Atalantas shërbimet e anësorit Ali Adnan në këmbim të sulmuesit danez, Cornelius.

17/08/2018 10:35-Ucan për vizita mjekësore te Empoli

Salih Ucan është gati për një aventurë të re në Itali.

Pas një huazimi te Roma, reprezentuesi turk mësohet se është duke kryer vizitat mjekësore para kalimin te Empoli.

24-vjeçari është lojtar i Fenerbahces, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar te Sioni.

17/08/2018 10:25-Sampdoria-Zaza: Takim mes klubit dhe agjentit të lojtarit

Sipas Tuttomercatoweb, Sampdoria dhe agjenti i Zazas janë duke folur rreth një marrëveshje kontrate.

Klubi gjenovez dëshiron të arrijë marrëveshje personale me lojtarin përpara se të formalizojë ofertën drejt Valencias për kartonin e lojtarit.

Zaza Foto: Valencia/Twitter

17/08/2018 10:16-Genoa transferon Lazaarin pas largimit të Laxaltit

Pas shitjes së Diego Laxalt te Milani, Genoa është më afër Achraf Lazaarit.

Mbrojtësi i majtë maroken i Newcastle (me pasaportë italiane) pritet t'i kryej këtë mëngjes testet mjekësore të zakonshme dhe më pas të nënshkruajë kontratën me Genoan.

17/08/2018 10:06-Zyrtare: Marchisio largohet pas 25 viteve nga Juventusi

2018/08/marchisio-e1534492979328.jpg

Claudio Marchisio ka shkëputur kontratën e tij me klubin italian, Juventus duke u larguar kështu pas 25 viteve të kaluara si pjesë e tyre.

Njoftimi i largimit të Marchisios nga Zonja e Vjetër ka ardhur me anë të faqeve zyrtare të klubit italian... Lexo më shumë

17/08/2018 09:49-Torino kompleton huazimin e Djidjit

Torino ka lajmëruar transferimin e Koffi Djidji nga Nantes.

Mbrojtësi francez ka ardhur si huazim me të drejt blerje në fund të sezonit.

17/08/2018 09:38-Milani vihet pas Basellit

Leonardo thuhet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Daniele Basellit në orët e fundit.

Drejtuesi i Milanit dëshiron të dijë a është i mundur një transferim i tij këtë ditë nga Torino.

Megjithatë, presidenti Urbano Cairo thuhet se dëshiron vetëm para, rreth 20-25 milionë euro.

Baselli 2 Daniele Baselli (Getty Images)

17/08/2018 09:32-Parma arrin marrëveshje për Gervinhon

Parma ka arritur marrëveshje tri vjeçare me Gervinhon.

Klubi italian shpreson të nënshkruaj nga Hebei China Fortune si transferim të lirë.

17/08/2018 08:51-Barella, 'plani b' i mesfushës së Interit

2018/08/Barella-Inter.jpg131:"during the Serie A match between Cagliari Calcio and FC Internazionale at Stadio Sant'Elia on November 25, 2017 in Cagliari, Italy.12:"Enrico Locci

Interi po përballet me ditën e fundit të tregut italian dhe emri i italianit Nicolo Barella është nxehtë për transferim në këto orët e fundit.

Me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më e komplikuar gjendja e kurorëzimit të ëndrrës së sjelljes së Modric nga Real Madridi, e cila tashmë mendohet se është shuar.

Por, pyetja e vërtetë është: pasi reprezentuesi kroat nuk arriti, Nerazzurët a do të merrnin një tjetër mesfushor apo do të qëndrojnë në këtë mënyrë?

Alternativat e Nerazzurrëve shkojnë tek Rafinha (Barcelona), Leandro Paredes (Zenit) dhe Barella (Cagliari)... Lexo më shumë

17/08/2018 08:25-Teodorczyk drejt Udineses

Lukasz Teodorczyk ka udhëtuar për teste mjekësore pasi konfirmohet se sulmuesi polak i Anderlechtit do të nënshkruaj me Udinesen.

Marrëveshja është arritur të enjten në mbrëmje dhe zyrtarizimi do të bëhet sot (e premte) pas përfundimit të testeve.

Operacioni i transferimit besohet se do të kushtojë rreth shtatë milionë euro.

17/08/2018 08:18-Cagliari në bisedime me Liverpoolin për Klavan

Cagliari janë të interesuar të blejnë mbrojtësin e Liverpoolit, Ragnar Klavan për një çmim prej dy milionë eurosh.

Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, bisedimet janë duke pasur progres të mirë për reprezentuesin 32-vjeçar të Estonisë.

klavan

17/08/2018 00:40-Gervinho pritet të kthehet në Serie A

Pas eksperiencës te Roma dhe transferimit në Kinë, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të kthehet sërish në Itali. Parma është duke e pritur.

Të premten, ai do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te klubi Gialloblu dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën me Parman.

GervinhoRoma Gervinho si lojtar i Romës (Foto: Getty Images)

17/08/2018 00:09-Cagliari në bisedime me Liverpoolin për Klavan

Cagliari është në bisedime me Liverpoolin për blerjen e mbrojtësit Ragnar Klavan për dy milionë euro.

17/08/2018 00:07-Soriano arrin në Torino

Anësori i Villarrealit, Roberto Soriano, ka arritur në Torino, ku të premten do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Torino ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll për huazimin e lojtarit me opsionin e blerjes për 14 milionë euro.

16/08/2018 23:50-Cerci nënshkruan për Ankaragucu

Alessio Cerci ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin turk, MKE Ankaragucu.

Italiani 31-vjeçar ishte lojtar i lirë, pasi e përfundoi qëndrimin e tij te Hellas Verona.

Sipas mediave italiane, ai do të përfitojë rreth 1.1 milion euro në sezon.

16/08/2018 23:47-Modric e dëshiron kalimin te Interi, por koha po kalon

Luka Modric vazhdon të bëjë presion te Real Madridi për ta lejuar kalimin e tij te Interi, mirëpo kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në mbyllje të afatit kalimtar në Serie A.

Agjenti i tij, Vlado Lemic, ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin e Los Blancos, Florentino Perez.

Mirëpo, Reali nuk dëshiron një tjetër largim të madh nga skuadra, sidomos pas ndeshjes së Superkupës së UEFA-s, ku pësoi 4-2 nga Atletico Madridi.

16/08/2018 23:29-Reali përgatit ofertë të re për Pjanicin

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 80 milionë eurosh për Miralem Pjanicin, mirëpo Juventusi nuk e ka në plan ta lejojë largimin e tij këtë verë nën 100 milionë euro.

MiralemPjanic Miralem Pjanic (Foto: Getty Images)

16/08/2018 23:25-Campbell afër zyrtarizimit te Frosinone

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Joel Campbell, pritet ta kompletojë transferimin te Frosinone.

Sky Italia ka raportuar se lojtari i ka kryer testet mjekësore të mërkurën mbrëma.

JoelCampbell Joel Campbell (Foto: Getty Images)

16/08/2018 23:21-Zyrtare: Valdifiori dhe Bonifazi kalojnë te SPAL

Torino i ka shitur Mirko Valdifiorin dhe Kevin Bonifazit te SPAL.

16/08/2018 23:14-Laxalt mund ta bartë numrin 7

Transferi i ri i Milanit, Diego Laxalt, thuhet se do ta bartë fanellën me numrin 7.

https://twitter.com/TheMilanBible/status/1030145137459044352

16/08/2018 23:10-Reali planifikon ta raportojë Interin në FIFA

Real Madridi është duke ia pamundësuar Interit transferimin e Luka Modricit.

Los Blancos jo vetëm që nuk e kanë në plan që ta lejojnë largimin e mesfushorit, por duan ta raportojnë Interi te FIFA për kontakt ilegal me një lojtar nën kontratë.

16/08/2018 23:05-Zyrtarizimet kryesore të Fiorentinas deri më tani

Të ardhur Edimilson Fernandes (West Ham)
Pjaca (Juventus)
Mirallas (Everton)
Gerson (Roma)
Norgaard (Brondby)
Ceccherini (Crotone)
Lafont (Tolosa)
Hancko (Zilina)
Graiciar (Slovan Liberec)
Diks (Feyenoord, kthim nga huazimi)
Sanchez (Espanyol, kthim nga huazimi)
Venuti (Benevento, kthim nga huazimi)
Baez (Pescara, kthim nga huazimi)
Zekhnini (Rosenborg, kthim nga huazimi)
Schetino (Esbjerg, kthim nga huazimi)

Të larguar Badelj (Lazio, lojtar i lirë)
Bruno Gaspar (Sporting)
Tomovic (Chievo)
Sportiello (Atalanta, kthim nga huazimi)
Dias (Monaco, kthim nga huazimi)
Lo Faso (Palermo, kthim nga huazimi)
Falcinelli ( Sassuolo, kthim nga huazimi)
Gaspar (Sporting)

16/08/2018 23:00-Rigoni, i lumtur që do t’i bashkohet Atalantas

Futbollisti argjentinas, Emiliano Rigoni, është shprehur i lumtur pas arritjes te Atalanta për testet mjekësore, para kompletimit të transferimit nga Zeniti.

16/08/2018 22:55-Torino ka gati dy transferime

Torino ka arritur marrëveshje për mbrojtësin e Nantes, Koffi Djidji dhe është në bisedime të avancuara me Villarrealin për Roberto Sorianon.

16/08/2018 22:22-Juve pranë transferimit të talentit danez

Juventusi ka arritur marrëveshje me Nordsjaellandin për transferimin e sulmuesit 18-vjeçar, Nikolai Baden Frederiksen.

16/08/2018 22:18-Zyrtarizimet kryesore të Lazios deri më tani

Të ardhur Badelj (lojtar i lirë)
Correa (Sevilla)
Acerbi (Sassuolo)
Proto (Olympiacos)
Durmishi (Betis)
Sprocati (Salernitana)
Berisha (Salzburg)
Kishna (Den Haag, kthim pas huazimit)
Morrison (Atlas, kthim pas huazimit)
Cataldi (Benevento, kthim pas huazimit)
Palombi (Salernitana, kthim pas huazimit)
Lombardi (Benevento, kthim pas huazimit)

Të larguar Felipe Anderson (West Ham)
De Vrij (Inter)
Djordevic (përfundim kontrate)
Nani (Valencia, kthim pas huazimit)
Marchetti (Genoa, transfer i lirë)

Në bisedime Militao (San Paolo)

16/08/2018 22:06-Zyrtarizimet kryesore të Napolit deri më tani

Të ardhur

Malcuit (Lille)
Fabian Ruiz (Betis)
Verdi (Bologna)
Meret (Udinese)
Karnezis (Udinese)
Luperto (Empoli, kthim pas huazimit)
R. Insigne (Parma kthim pas huazimit)
Maksimovic (Spartak Mosca, kthim pas huazimit)

Të larguar

Inglese (Parma)
Grassi (Parma)
Reina (Milan)
Maggio
Rafael)
Milic
Jorginho (Chelsea)
Ciciretti (Parma)

Në bisedime

Ospina (Arsenal)

16/08/2018 22:04-Zyrtarizimet kryesore të Romës deri më tani

Të ardhur

Bianda (Lens)
Pastore (PSG)
Nzonzi (Sevilla)
Kluivert (Ajax)
Cristante (Atalanta)
Marcano (Porto)
Mirante (Bologna)
Coric (Dinamo Zagabria)
Santon (Inter)
Zaniolo (Inter)
Olsen (Copenaghen)

Të larguar

Gerson (Fiorentina)
Alisson (Liverpool)
Bruno Peres (San Paolo)
Skorupski (Bologna)
Nainggolan (Inter)
J. Silva (Sporting)
Lobont

16/08/2018 21:57-Zyrtarizimet kryesore të Milanit deri më tani

Të ardhur

Laxalt (Genoa)
Samu Castillejo (Villarreal)
Bakayoko (Chelsea)
Higuain (Juventus)
Caldara (Juventus)
Reina (Napoli)
Bertolacci (Genoa, kthim pas huazimit)
Strinic (Sampdoria)
Halilovic (Amburgo)
Gabriel (Empoli, kthim pas huazimit)
Plizzari (Ternana, )
Felicioli (Verona, kthim pas huazimit)
Simic (Crotone, kthim pas huazimit)

Të larguar

Bacca (Villarreal)
Antonelli (Empoli)
Kalinic (Atletico Madrid)
Campeol (Samp)
Bonucci (Juventus)

16/08/2018 21:51-Sassuolo largon dy futbollistë

Sassuolo është duke e dërguar mesfushorin Simone Missiroli te SPAL, derisa Timo Letschert është rrugës për te Utrechti.

16/08/2018 21:49-Frosinone vazhdon presionin për Capuano dhe Ardaiz

Frosinone është pranë transferimit të Marco Capuanos nga Cagliari dhe sulmuesin Joaquin Ardaiz nga Tanque Sisley.

16/08/2018 21:46-Agjentët e Modricit marrin një tjetër ‘JO’ nga Reali

Agjentët e Luka Modricit janë takuar me përfaqësues të Real Madridit dhe kanë marrë përgjigje negative në lidhje me largimin e mundshëm të mesfushorit kroat.

Në ndërkohë pritet një takim i lojtarit me presidentin Florentino Perez.

16/08/2018 21:41-Zyrtarizimet kryesore të Interit deri më tani

Të ardhur

Keita Balde (Monaco)

Politano (Sassuolo)

Nainggolan (Roma)

De Vrij (Lazio)

Lautaro Martinez (Racing)

Asamoah (Juventus)

Serpe (Genoa)

Salcedo (Genoa)

Bastoni (Atalanta)

Vrsaljko (Atletico Madrid)

Të larguar

ReyManaj inter Rey Manaj (Foto: Getty Images)

Eder (Jiangsu Suning)

Manaj (Albacete)

Nagatomo (Galatasaray)

Cancelo (Valencia, kthim nga huazimi)

Rafinha (c, Barcellona, kthim nga huazimi)

Bettella (Atalanta)

Santon (Roma)

Zaniolo (Roma)

Odgaard (Sassuolo)

Radu (Genoa)

Valietti (Genoa)

Lopez (Benfica, kthim nga huazimi)

Joao Mario (West Ham)

Në bisedime

Modric (Real Madrid)

16/08/2018 21:29-Zyrtarizimet kryesore të Juventusit deri më tani

Të ardhur

BonucciCristiano Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Ronaldo (Real Madrid)
Bonucci (Milan)
Perin (Genoa)
Cancelo (Valencia)
Spinazzola (Atalanta, kthim nga huazimi)
Emre Can (Liverpool)

Të larguar

GonzaloHiguainmilan Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Higuain (Milan)
Caldara (Milan)
Asamoah (Inter)
Lichtsteiner (Arsenal, lojtar i lirë)
Buffon (PSG, lojtar i lirë)
Howedes (Schalke, kthim nga huazimi)
Mandragora (Udinese)
Cerri (Cagliari)
Pjaca (Fiorentina)

16/08/2018 21:23-Genoa dëshiron vetëm huazimin e Lazaar

Genoa është duke i vazhduar bisedime me Newcastle Unitedit, mirëpo e dëshiron vetëm huazimin e Achraf Lazaar, pa obligim blerjeje.

16/08/2018 21:17-Udinese afër transferimit të Lapadulas

Udinese është pranë transferimit të qendërsulmuesit të Genoas, Gianluca Lapadula.

16/08/2018 21:10-Sevilla në bisedime për Gonalons

Mesfushori i Romës, Maxime Gonalons, është në bisedime për një transferim të mundshëm te Sevilla – raporton Sky Sport Italia.

16/08/2018 21:09-Vrsaljko: Modrici duhet të vendosë vet nëse do t’i bashkohet Interit

Gjatë prezantimit zyrtar si lojtar i Interit, Sime Vrsaljko është pyetur edhe për transferimin e mundshëm të Luka Modricit.

“Jemi miq dhe e respektoj, prandaj asnjëherë nuk i përzihem në gjërat private”, ka thënë Vrsaljko.

16/08/2018 21:06-Sampdoria vazhdon përpjekjet për Gjimshitin

Sampdoria është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me Atalantan për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti.

Në sezonin e kaluar, Gjimshiti luajti te Benevento.

BeratGjimshiti Benevento Berat Gjimshiti (Foto: Getty Images)

16/08/2018 21:02-Laxalt për katër sezone te Milani

Pas testeve mjekësore, Diego Laxalt ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Rossonerët, të cilët do të paguajnë 14 milionë euro plus katër milionë të tjera në formë bonusesh.

https://twitter.com/TheMilanBible/status/1029804753197383680

16/08/2018 20:57-Zyrtare: Sassuolo transferon Marlonin nga Barca

Sassuolo e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Marlon, nga Barcelona. Katalunasit e kanë ruajtur opsionin e riblerjes.

16/08/2018 20:56-Juventusi pranë zyrtarizmit të sulmuesit Stephy Mavididi

Juventus ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit të ri, Stephy Mavididi.

Sipas Sportitalia dhe Sky Sport Italia, 20-vjeçari do t’i kushtojë Juves dy milionë euro dhe tashmë i ka bërë testet mjekësore në Torino.

16/08/2018 20:51-Sampdoria kontakton Bologna për Destron

Sampdoria është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa është duke biseduar me Genoan për Mattia Destron.

16/08/2018 20:17-Operacioni ‘pastrimi’ te Milani

Milani pritet t’i largojë futbollistët Gabriel, Stefan Simic, Jose Mauri dhe Jherson Vergara.

16/08/2018 20:14-Prezantim i trefishtë të premten te Milani

Të premten pasdite, Milani do të bëjë prezantimin e trefishtë të Bakayoko, Laxalt dhe Samu Castillejo.

16/08/2018 20:10-Milani do t’i zyrtarizojë Castillejon dhe Laxaltin

Milani ka kryer dy transferime të rëndësishme ditën e sotme, pasi testet mjekësore në La Madonnina, janë kryer nga Samuel Castillejo dhe Diego Laxalt.

LAJMI I PLOTË

16/08/2018 20:07-Modric do ta bëjë kërkesën për t’iu bashkuar Interit

Luka Modric do të takohet me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për t’ia bërë kërkesën e fundit për ta lënë të largohet drejt Interit.

LAJMI I PLOTË

lukainter

16/08/2018 20:00-Roma ofron 40 milionë euro për Bailey

Roma thuhet se ka ofruar 40 milionë euro për sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey, por çmimi i kërkuar nga gjermanët është 50 milionë euro.

LAJMI I PLOTË