Në kryeqytetin francez u zhvillua ceremonia e 63-të e ndarjes së çmimit prestigjioz për futbollistë, Topi i Artë.

Në dekadën e fundit, ky trofe është ndarë ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët e kanë fituar nga pesë herë, porse kësaj radhe Topin e Artë e fitoi LUKA MODRIC.


Krahas çmimit për futbollistin më të mirë të vitit, u nda edhe çmimi për lojtaren më të mirë (Ada Hegerberg) dhe për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare (Kylian Mbappe).

Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për secilin detaj lidhur me ceremoninë e Topit të Artë.

03/12/2018 22:37-Renditja finale e konkurruesve për 'Topin e Artë 2018'

29. Isco
29. Hugo Lloris
28. Diego Godin
25. Mario Mandzukic
25. Alisson Becker
25. Jan Oblak
22. Edinson Cavani
22. Sadio Mane
22. Marcelo
19. Roberto Firmino
19. Sergio Ramos
19. Ivan Rakitic
17. Gareth Bale
17. Karim Benzema
16. Sergio Aguero
15. Paul Pogba
14. Thibaut Courtois
13. Luis Suarez
12. Neymar Jr.
11. N'Golo Kante
10. Harry Kane
9. Kevin de Bruyne
8. Eden Hazard
7. Raphael Varane
6. Mohamed Salah
5. Lionel Messi
4. Kylian Mbappe
3. Antoine Griezmann
2. Cristiano Ronaldo
1. Luka Modric

03/12/2018 22:31-Fituesi i Topit të Artë për vitin 2018, Luka Modric

03/12/2018 22:28-Ronaldo dhe Topi i Artë

2004 ➡ 12
2005 ➡ 20
2006 ➡ 14
2007 ➡ 2
2008 ➡ 1
2009 ➡ 2
2010 ➡ 6
2011  ➡ 2
2012 ➡ 2
2013 ➡ 1
2014 ➡ 1
2015 ➡ 2
2016 ➡ 1
2017 ➡ 1
2018 ➡ 2

03/12/2018 22:26-4, 3, 2...

ballon

03/12/2018 22:22-...dhe fituesi: LUKA MODRIC

03/12/2018 22:22-Katër finalistët

03/12/2018 22:16-LUKA MODRIC fiton Topin e Artë

Një vit i paharruar për Luka Modric!

Fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe luajti në finale të Kampionatit Botëror me Kroacinë.

LukaModricReal Luka Modric (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

03/12/2018 22:07-Në një eveniment të tillë nuk mund të mungojë argëtimi

03/12/2018 22:04-Në pritje të renditjes së katër finalistëve

Por, vetëm njëri prej tyre do ta fitojë Topin e Artë:

Luka Modric

Cristiano Ronaldo

Antoine Griezmann

Kylian Mbappe

03/12/2018 21:50-Messi renditet në vend të pestë

Për herë të parë që nga viti 2006, Lionel Messi mbetet jashtë top-treshes.

MessiLionelLeo Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

03/12/2018 21:45-Ada Hegerberg fiton Topin e parë të Artë për femra

Futbollistja e Lyonit fiton Topin e Artë që për herë të parë në histori i ndahet një femre.

Të gjitha nominimet:

Lucy Bronze (Lyon)
Pernille Harder (Werder Bremen)
Ada Hegerberg (Lyon)
Amandine Henry (Lyon)
Lindsey Horan (Portland Thorns)
Fran Kirby (Chelsea)
Sam Kerr (Red Stars Chicago)
Saki Kumagai (Lyon)
Amel Majri (Lyon)
Dzsenifer Marozsan (Lyon)
Marta (Orlando Pride)
Lieke Martens (Barcelona)
Megan Rapinoe (Seattle Reign)
Wendie Renard (Lyon)
Christine Sinclair (Portland Thorns)

03/12/2018 21:41-Leo Messi mbetet jashtë podiumit

5 : Lionel Messi (ARG / FC Barcelona)
6 : Mohamed Salah (EGY / Liverpool)
7 : Raphaël Varane (FRA / Real Madrid)

03/12/2018 21:28

8 : Eden Hazard (BEL / Chelsea)

9 : Kevin De Bruyne (BEL / Manchester City)

10 : Harry Kane (ANG / Tottenham)

03/12/2018 21:14-Mbappe e fiton çmimin për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare

Kylian Mbappe fiton atë që quhet 'Kopa Trophy' (Trophee Kopa), çmim që ndahet për herë të parë.

Ai mposhti konkurrencën e lojtarëve të tillë, si:

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)

Christian Pulisic (Borussia Dortmund)

Justin Kluivert (Roma)

03/12/2018 21:10-Buffon: Modric mund ta fitojë

Në prononcimin e tij gjatë arritjes në ceremoninë e Topit të Artë, Gianluigi Buffon, ka thënë se Luka Modric ka gjasa reale ta fitojë.

"Nuk e di kush do ta fitojë . Por, tre favoritët e meritojnë, sepse kanë pasur sezon të shkëlqyer me klubet dhe ekipet kombëtare. Ekziston mundësia ta shohim Modricin duke e fituar", ka thënë Buffon.

03/12/2018 20:52-Pesë lojtarët që më së shpeshti janë përfshirë në top-treshe

  1. Johan Cruyff

Katër herë është ngjitur në podium, tri herë e ka fituar.

  1. Franz Beckenbauer

Pesë herë është ngjitur në podium, dy herë e ka fituar.

  1. Michel Platini

Pesë herë është ngjitur në podium, tri herë e ka fituar.

  1. Cristiano Ronaldo

CristianoRonaldojuve Cristiano Ronaldo (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Dhjetë herë është ngjitur në podium, pesë herë e ka fituar.

  1. Lionel Messi

MessiLionelLeo Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Njëmbëdhjetë herë është ngjitur në podium, pesë herë e ka fituar.

03/12/2018 20:33-Ka arritur edhe njeriu që është favoriti kryesor: Luka Modric

03/12/2018 20:23-Topi i Artë dhe çmimi i FIFA-s

Topi i Artë u konceptua për herë të parë nga gazetari i France Football, Gabriel Hanot, në vitin 1956. Mirëpo, nga viti 1995 filloi t'u ndahej lojtarëve që luanin në Evropë. Çmimin e parë e fitoi George Weah, i cili është lojtari i vetëm që nuk është nga Evropa ose Amerika Jugore që e ka fituar trofeun prestigjioz.

Nga ana tjetër, nga viti 1991 deri në vitin 2010, FIFA e ka ndarë çmimin e vet për lojtarin më të mirë të vitit.

Ndërsa në vitet pasueses (2011-2015), FIFA dhe France Football e ndanë bashkë çmimin FIFA Topi i Artë.

Ky partneritet përfundoi në vitin 2016, me ç'rast FIFA nisi me ceremoninë e quajtur "The Best Football Awards".

FIFABallonDor e1543865015114 Topi i Artë (Photo by David Ramos/Getty Images)

03/12/2018 20:15-Yjet po arrijnë në ceremoni

03/12/2018 20:05-Në media qarkullon spekulimi se kjo është renditja finale e lojtarëve

Lista e publikuar nga Corriere dello Sport:

punti

03/12/2018 19:29-Jemi te 10 vendet e para...

03/12/2018 19:28-Vendi i 11-të rezervohet për N'Golo Kante

11 : N'Golo Kante (FRA / Chelsea)

https://twitter.com/francefootball/status/1069659617662259200

03/12/2018 19:07-Neymari vetëm në vendin e 12-të

12 : Neymar (BRA / PSG)

03/12/2018 19:04-Suarez pozicionohet në vend të 13-të

13 : Luis Suarez (URU / FC Barcelona)

03/12/2018 18:58-Vendi ku do të mbahet ceremonia e Topit të Artë

03/12/2018 18:57-Vendi i 14-të i takon portierit Thibaut Courtois

14: Thibaut Courtois (BEL / Real Madrid)

03/12/2018 18:51-Klubet me më së shumti fitues të Topit të Artë

Barcelona ka më së shumti fitues të Topit të Artë, 11 sosh, një më shumë se Real Madridi që i ka 10. Lojtarët e Juventusit dhe Milanit e kanë fituar tetë herë çmimin prestigjioz.

Manchester Unitedi (Denis Law, Bobby Charlton, George Best, Cristiano Ronaldo), Liverpooli (Michael Owen) dhe Blackpool (fituesi inaugurues Stanley Matthews), janë klubet e vetme angleze që kanë fitues të Topit të Artë.

03/12/2018 18:48-Pogba është i 15-ti

15 : Paul Pogba (FRA / Manchester United)

03/12/2018 18:31-Sergio Aguero është i 16-ti

16 : Sergio Aguero (ARG / Manchester City)

03/12/2018 18:29-Disa nga legjendat që e kanë fituar Topin e Artë në të kaluarën

Michel Platini, Johan Cruyff dhe Marco van Basten e kanë fituar nga tri herë.

Kevin Keegan është anglezi i vetëm që e ka ftuar më shumë se një herë (1978 dhe 1979).

MichelPlatinijuve Sebastiano Nela dhe Michel Platini (Foto: Mike King/Allsport/Getty Images/Guliver)

03/12/2018 18:25-Bale dhe Benzema ndajnë vendin e 17-të

17 : Gareth Bale (WAL / Real Madrid)

17 : Karim Benzema (FRA / Real Madrid)

03/12/2018 18:15-Rakitic, Ramos dhe Firmino ndajnë vendin e 19-të

19 : Roberto Firmino (BRA / Liverpool)

19 : Ivan Rakitic (CRO / FC Barcelone)

19 : Sergio Ramos (ESP / Real Madrid)

03/12/2018 18:08-Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë fituar Topin e Artë në 10 vitet e fundit

messiRonaldotopi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

2008: Ronaldo

2009: Messi

2010: Messi

2011: Messi

2012: Messi

2013: Ronaldo

2014: Ronaldo

2015: Messi

2016: Ronaldo

2017: Ronaldo

2018: ?

03/12/2018 18:06-Sadio Mane ndan vendin e 22-të me Marcelon dhe Cavanin

03/12/2018 18:03

22 : Edinson Cavani (URU / PSG)

22 : Sadio Mane (SEN / Liverpool)

22 : Marcelo (BRA / Real Madrid)

25 : Alisson Becker (BRA / Liverpool)

25 : Mario Mandzukic (CRO / Juventus Turin)

25 : Jan Oblak (SLO / Atletico Madrid)

28 : Diego Godin (URU / Atletico Madrid)

29 : Isco (ESP / Real Madrid)

29 : Hugo Lloris (FRA / Tottenham)

03/12/2018 18:01

France Football ka nisur me renditjen mbrapsht të futbollistëve, me ç'rast Isco (Real Madrid) dhe Hugo Lloris (Tottenham Hotspur) ndajnë vendin e 29-të.