Afati kalimtar veror 2020 në të gjitha ligat e mëdha evropiane është mbyllur tashmë, edhe pse jo në kohë të njëjtë.

Bundesliga ka mbyllur të gjitha marrëveshjet e transferimeve në orën 18:00, kurse afati kalimtar në Serie A është mbyllur në orën 20:00.

Liga Premier, La Liga dhe Ligue 1, kanë mbyllur afatin kalimtar veror në mesnatë (0:00).

Transferimet e ditës së fundit nuk kanë munguar në asnjërin prej kampionateve.

Doueglas Costa (Bayern Munich), Federico Chiesa (Juventus), Thomas Partey (Arsenal), Edinson Cavani (Man Utd) dhe Lucas Torreira (Atl Madrid) ishin disa nga transferimet më interesante të ditës së sotme.


Më poshtë keni gjithçka çfarë ndodhi nga minuta në minutë në ditën e fundit të afatit kalimtar në top pesë ligat evropiane.


06/10/2020 00:11-Mbyllet afati kalimtar i transferimeve në Ligën Premier, La Liga dhe Ligue 1

Pas Bundesligas dhe Serie A, tani afati kalimtar është mbyllur edhe në tri kampionatet tjera elitare evropiane.

Liga Premier, La Liga dhe Ligue kanë mbyllur afatin e transferimeve në mesnatë (0:00).

Me transferimet e minutave të fundit, Telegrafi do t'ju njoftojë ndërkohë.

06/10/2020 00:06-Zyrtare: Torreira, lojtar i ri i Atletico Madridit

Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Lucas Torreira nga Arsenali.

Torreira bashkohet me Atleticon në një marrëveshje huazimi njëvjeçare, me të drejt blerje për një tarifë prej 20 milionë eurosh.

06/10/2020 00:02-Zyrtare: Partey transferohet te Arsenali

Thomas Partey ka kompletuar transferimit te Arsenali nga Thomas Partey.

Mesfushori vjen në Emirates, pasi Arsenali pagoi klauzolën prej 50 milionë eurosh.

Transferimi është konfirmuar nga dy klubet.

partey 1 1

05/10/2020 23:43-Zyrtare: Joachim Andersen, lojtar i ri i Fulhamit

Fulhami ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Joachim Andersen nga Lyoni.

“Klubi është i lumtur të njoftojë nënshkrimin në huazim të qendërmbrojtësit Joachim Andersen nga Lyon”.

“Reprezentuesi i Danimarkës, 24 vjeç, i vlerësuar shumë, do të qëndrojë në Fulham për sezonin 2020/21”, thuhet në njoftim.

05/10/2020 23:38-Zyrtare: Leeds transferon sulmuesin Raphinha

Leeds Unitedi ka mbyllur afatin kalimtar me transferimin e Raphinha nga Rennes.

“Leeds United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e sulmuesit anësor të Rennes, Raphinha”.

“23-vjeçari është bashkuar në klub për një tarifë të pazbuluar nga skuadra e Ligue 1 dhe ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare në Elland Road”.

05/10/2020 23:35-Zyrtare: Walcott te Southamptoni

Theo Walcott ka kompletuar transferimin e tij nga Evertonit te Southamptoni.

Sulmuesi anglez arrin si huazim njëvjeçar dhe rikthehet nga Southampton pas 16 vitesh.

05/10/2020 23:29-Dështon transferimi i Eric Garcia te Barcelona

Manchester City dhe Barcelona kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për mbrojtësin Eric Garcia.

Oferta e fundit prej 17 milionë eurosh është refuzuar dhe më nuk premton koha për një marrëveshje mes palëve.

05/10/2020 23:09-Zyrtare: Todibo kalon te Benfica

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Benfican për mbrojtësin Jean-Clair Todibo.

“Barcelona dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Jean-Clair Todibo për dy sezonet e ardhshme”.

“Klubi portugez do të marrë përgjegjësinë për kontratën e lojtarit dhe do të paguajë dy milion euro për huazim me opsionin e blerjes së lojtarit për 20 milionë euro”, thuhet në njoftim.

05/10/2020 23:05-Ounas transferohet te Cagliari

Cagliari ka njoftuar se ka transferuar futbollistit Adam Ounas nga Napoli.

Ounas arrin në Sardenja me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.

05/10/2020 23:03-Lista me 30 lojtarët shqiptarë që ndryshuan skuadër në këtë afat kalimtar

Disa nga lojtarët shqiptar kanë qenë shumë të zënë në këtë afat kalimtar, duke tentuar që të gjejnë klube të reja.

Transferimet më të mëdha në këtë afat kalimtar veror erdhën nga Serie A, aty ku pesë lojtarë shqiptarë po provojnë aventura të reja.

Këtu mund ta lexoni lajmin e plotë.

zeqa

05/10/2020 22:59-Zyrtare: Cavani, lojtar i ri i Unitedit

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Edinson Cavanit.

Cavani vjen si lojtar i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

05/10/2020 22:58-Cavani pritet ta veshë fanellën me numër 7 te Unitedi

Edinson Cavani thuhet se sapo ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Ai do të jetë lojtar i Djajve të Kuq deri në qershor të vitit 2022.

Sulmuesi uruguaian do të veshë numrin legjendar 7.

cavani man utd

05/10/2020 22:45-Deulofeu, lojtar i ri i Udineses

Udinese ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Watfordin për sulmuesin Gerard Deulofeu.

Sulmuesi spanjoll arrin në Friuli me formulën e huazimit deri më 30 qershor të vitit 2021.

deulofeu

05/10/2020 22:43-Zyrtare: Laxalt te Celticu

Celtic ka konfirmuar transferimin e Diego Laxalt nga Milani.

Anësori i krahut të majtë vjen si huazim njëvjeçar.

05/10/2020 22:36-Xherdan Shaqiri mbetet te Liverpooli

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri pritet të mbetet së paku deri në janar te klubi anglez, Liverpooli.

Së bashku me të do të mbeten edhe Marko Grujic dhe Harry Wilson.

Largimi i tyre nga Anfield nuk erdhi pasi nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme për ta, ndërsa Reds donin vetëm largimin në baza të përhershme.

05/10/2020 22:33-Dështon transferimi i Depay te Barcelona

Memfis Depay do të qëndrojë te klubi francez, Lyon.

Barcelona ka informuar Lyonin se nuk kanë mundësi të nënshkruajnë lojtarin pasi Ousmane Dembele mbetet në Camp Nou.

depay

05/10/2020 22:28-Zyrtare: Manchester Unitedi transferon talentin Amad Traore nga Atalanta

Manchester United ka njoftuar marrëveshjen me Atalantan për nënshkrimin e talentit Amad Traore.

Detajet e transferimit nuk janë bërë publike, por lojtari thuhet se i ka kushtuar Djajve të Kuq 21 milionë euro plus 20 milionë bonuse.

Ai thuhet se do t’i bashkohet klubit në janar.

05/10/2020 22:20-Gjithçka e kryer, Torriera afër zyrtarizimit te Atletico Madridi

Arsenali dhe Atletico Madridi thuhet se kanë nënshkruar dokumentet dhe testet mjekësore janë kryer me sukses ditë më parë.

Torreira do t’i bashkohet Atleticos si huazim me mundësi blerje.

Torreira e1586327709489

05/10/2020 22:12-Zyrtarizohet transferimi i Smalling te Roma

Tashmë gjithçka është zyrtare. Chris Smalling është lojtar i ri i Romës.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqet zyrtare të Romës dhe Manchester Unitedit.

https://twitter.com/ASRomaEN/status/1313208749675483136

05/10/2020 22:10-Rafinha te PSG, afër zyrtarizimi

Parit Saint-Germain ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për të nënshkruar Rafinhan.

Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja e transferimit është arritur për rreth tre milionë euro.

Zyrtarizimi është në pritje, pasi të kryhen testet mjekësore.

rafinha 1

05/10/2020 21:50-Këta janë pesë shqiptarët që u transferuan në kampionatin italian

Klubet italiane kanë arritur që me mjaftë sukses të mbyllin këtë afat kalimtar veror.

Tifozët kanë mundur të shohin për më shumë se një muaj se kush u largua e kush u transferua në kampionatin italian.

Nuk munguan as befasitë nga lojtarët shqiptarë që ndryshuan skuadrat dhe në total janë pesë prej tyre që janë bërë me klub të ri.

Këtu mund ta lexoni lajmin e plotë për transferimet e shqiptarëve në Serie A.

serie a

05/10/2020 21:42-Dështon përfundimisht transferimi i Dembeles te Unitedi

Marrëveshja për Ousmane Dembele midis Manchester Unitedit dhe Barcelonës tani thuhet se ka dështuar përfundimisht.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

05/10/2020 21:38-Transferimi i Smalling te Roma kompletohet në minutat e fundit

Transferimi i Chris Smalling nga Manchester Unitedi te Roma thuhet se përfundoi në minutën e fundit të afatit kalimtar në Itali.

Ai është bashkuar me Giallorossët në një kontratë trevjeçare në një marrëveshje me vlerë prej 18 milionë eurosh.

Megjithatë, ende mungon zyrtarizimi nga faqja zyrtare e Romës.

smalling 2

05/10/2020 21:25-Nainngolan mbetet te Interi

Radja Nainggolan dëshironte të largohej nga Interi për t'u kthyer te Cagliari, por të dy klubet nuk arritën një marrëveshje gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar.

Mesfushori belg do të qëndrojë në Stadio Giuseppe Meazza së paku deri në janar.

nainggolan vicino cagliari

05/10/2020 21:13-City nuk e pranon ofertën e Barcelonës për Garcian

Mediat britanike raportojnë se Manchester City nuk do ta pranojë ofertën prej 17 milionë eurosh [përfshirë bonuset] për Eric Garcia nga Barcelona.

City thuhet se kërkon 20 milionë euro ose ai do të qëndrojë në Etihad.

garica

05/10/2020 21:02-West Hami shkëput kontratën e Wilsharet

West Ham thuhet se ka arritur një marrëveshje për të anuluar kontratën e Jack Wilshere.

Sipas mediave angleze kjo ka ardhur me pëlqimin e ndërsjellë.

wilshere

05/10/2020 20:58-PSG në bisedime me Rafinhan

Paris Saint-Germain është në bisedime për një lëvizje të vonshme për mesfushorin e Barcelonës, Rafinha Alcantara.

Marrëveshja thuhet se mund të bëhet për 16 milionë euro.

Rafinha e1588018942593

05/10/2020 20:47-Cuisance kalon te Marseille

Michael Cuisance është bashkuar me klubin e madh francez, Olympique de Marseille.

Është Bayern Munichu që ka konfirmuar huazimin e lojtarit për një sezon.

05/10/2020 20:43-Partey kryen me sukses testet mjekësore, afër zyrtarizimi te Arsenali

Thomas Partey thuhet se ka përfunduar me sukses testet mjekësore në terrenin e trajnimit të Arsenalit.

Edhe Arsenali thuhet se e ka paguar prishjen e klauzolës së lojtarit prej 50 milionë eurosh.

Zyrtaizimi i tij pritet të ndodh shumë shpejt.

Arsenal news Thomas Partey 1270888

05/10/2020 20:41-Barcelona me ofertë të re për Eric Garcia

Barcelona thuhet se ka ofruar plot 17 milionë euro për mbrojtësin Eric Garcia.

Kjo ofertë mendohet se do të kënaq Manchester Cityn dhe do të pranohet para mbylljes së afatit kalimtar.

garcia 5ed774b892405

05/10/2020 20:36-Walcott për teste mjekësore te Southamptoni

Theo Walcott pritet të transferohet te Southamptoni nga Evertoni.

Sulmuesi anglez tashmë ka fluturuar për të kryer testet mjekësore para zyrtarizimit.

Ky do të ishte një rikthim për Walcott, i cili është akademi e Southamptonit.

05/10/2020 20:19-Barcelona pranon ofertën e Benfricas për Todibo

Barcelona thuhet se ka pranuar ofertën e Benficas për mbrojtësin Jain-Clair Todibo.

Tani i takon lojtarit të vendos, por thuhet se do të bie shpejt dakord rreth kushteve personale.

todibo e1593264688668

05/10/2020 20:14-Dështon përfundimisht transferimi i Skriniarit te Tottenhami

Marrëveshja ndërmjet Interit dhe Tottenhamit për Milan Skriniar ka dështuar 100 për qind.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

tottenham mourinho skriniar

05/10/2020 20:07-Cavani afër zyrtarizimit te Unitedi

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e jep si të kryer transferimin e Edinson Cavanit te Manchester Unitedi.

Sipas tij, Cavani do të zyrtarizohet brenda disa orëve, ndërsa pritet të nënshkruaj kontratë dyvjeçare.

cavani 1

05/10/2020 20:06-Zyrtare: Cellejon, lojtar i ri i Fiorentinës

Fiorentina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e spanjollit Jose Maria Callejon.

Callejon vjen te klubi Viola si transferim i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

05/10/2020 20:03-Mbyllet afati kalimtar veror në Itali

Ora 20:00 ka shënuar fundit e afatit kalimtar veror në Itali.

Deri më tani janë kryer shumë transferime interesante nga klubet elitare të Serie A, por edhe në Serie B.

Federico Chiesa te Juventusi, Matteo Darmian te Interi dhe Timeou Bakayoko te Napoli janë disa nga transferimet më interesante të ditës së fundit.

Telegrafi në ndërkohë do t'ju njoftojë me transferimet e minutave të fundit që ende nuk janë zyrtarizuar nga klubet.

05/10/2020 19:59-Barcelona ia shkëput kontratën Labinot Kabashit

Reprezentuesi i Kosovës, Labinot Kabashi nuk do të jetë më pjesë e klubit katalunas, Barcelona B.

Është vet klubi që ka njoftuar shkëputjen e kontratës së Kabashit me marrëveshje të ndërsjellë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

05/10/2020 19:56-Loftus-Cheek afër Fulhamit

Ruben Loftus-Cheek pritet të largohet nga Chelsea në drejtim Fulhamit.

Sipas mediumit The Telegraph, anglezi është i vendosur të bashkohet me Fulhamin si huazim për një sezon.

loftus cheek

05/10/2020 19:51-Të gjitha prurjet dhe largimet që ndodhën tek skuadrat gjermane

Klubet gjermane kanë qenë mjaftë aktive edhe në këtë afat të transferimeve, duke bërë disa prurje të reja, mirëpo nuk munguan as largimet.

Si edhe herëve të tjera, Bayern Munichu e Borussia Dortmundi kanë qenë më të zëshmet për transferimin e lojtarëve, mirëpo nuk munguan befasitë.

Klikoni këtu që të shikoni prurjet dhe largimet që kanë ndodhur gjatë këtij afat kalimtar në Bundesliga që përfundoi në ora 18:00 të 5 tetorit:

Bundesliga 1

05/10/2020 19:41-Zyrtare: Kalinic te Hellas Verona

Nikola Kalinic është bashkuar zyrtarisht me klubin italian Hellas Verona nga Atletico Madrid.

Kalinic, një ish sulmues i Fiorentinës, Milanit dhe Romës iu nënshtrua testeve të tij mjekësore te Verona në mëngjes dhe skuadra e Serie A sapo ka regjistruar kontratën e tij.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende publike.

05/10/2020 19:38-Unitedi transferon 16-vjeçarin, Willy Kambwala

16-vjeçari Willy Kambwala ka nënshkruar për Manchester United nga Sochaux.

Ky transferim thuhet se i ka kushtuar Djajve të Kuq katër milion euro.

kambwala

05/10/2020 19:29-Tottenhami në bisedime me Swansean për Rodon

Tottenhami është në bisedime me Swansea për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Joe Rodon.

Ky transferim pritet t’i kushtojë Spurs rreth 18 milionë funte.

rodon

05/10/2020 19:27-Sevilla konfirmon transferimin e Karim Rekik

Sevilla ka nënshkruar me mbrojtësin Karim Rekik nga Hertha Berlin.

Lojtari ka një kontratë pesëvjeçare, ndërsa transferimi i tij thuhet se i ka kushtuar katër milion euro.

rekik

05/10/2020 19:25-Zyrtare: Alex Telles nënshkruan me Manchester Unitedin

Alex Teles ka kompletuar transferimin e tij te Manchester Unitedi nga Porto.

Klubi anglez ka njoftuar transferimin e Telles me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

“Manchester United është i lumtur që konfirmon ardhjen e Alex Telles nga FC Porto. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare, me një mundësi për të zgjatur për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Transferimi i lojtarit thuhet se i ka kushtuar Unitedit 15 milionë plus tre tjera bonuse.

05/10/2020 19:22-Zyrtare: Bakayoko, lojtar i ri i Napolit

Timeou Bakayoko ka kompletuar transferimin e tij nga Chelsea te Napoli.

Është vet klubi italian që ka konfirmuar marrëveshjen e huazimit.

“SSC Napoli është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Tiemoue Bakayoko në huazim për sezonin 2020/21”, thuhet në njoftim.

05/10/2020 19:18-Rashica nënshkroi me Leverkusenin, por transferimi dështoi shkaku i kohës

Ylli i Kosovës, Milot Rashica ishte shumë afër për t’u transferuar nga Werder Bremeni në Bayer Leverkusen.

Sipas mediave gjermane, Rashica nënshkroi kontratën e tij me klubin tjetër gjerman, por transferimi dështoi për shkak të mbylljes së afatit kalimtar në ora 18:00.

Destinacion i hapur mbetet Liga Premier, por mediat gjermane thonë se Rashica do të pres deri në janar për të kaluar te Leverkuseni.

Rashica

05/10/2020 19:11-Partey niset për në Londër, afër transferimi te Arsenali

Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey është në rrugë për të kompletuar transferimin te Arsenali.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Partey aktualisht po fluturon për në Londër për të përfunduar lëvizjen e tij te klubi nga Emirates.

05/10/2020 19:05-Bakayoko te Napoli

Napoli thuhet se ka nënshkruar me Tiemoue Bakayoko nga Chelsea si huazim.

Konfirmimi zyrtar pritet të ndodh së shpejti.

bakayoko

05/10/2020 18:56-Luperto te Crotone

Sebastiano Luperto është transferuar nga Napoli te Crotone.

Napoli ka njoftuar se lojtari kalon te Crotone si huazim një vjeçar.

luperto

05/10/2020 18:53-Fiorentina njofton dy transferime, Barreca dhe Quarta nënshkruajnë me klubin Viola

Fiorentina ka njoftuar nënshkrimet me Antonio Barreca si huazim me mundësi blerje dhe Lucas Martinez Quarta në një marrëveshje të përhershme.

Këto dy nënshkrime të vona thuhet se kanë shtuar opsionet e klubit Viola në mbrojtje.

Barreca, 25 vjeç, arrin në Artemio Franchi nga Monaco në një marrëveshje huazimi me një mundësi për ta bërë lëvizjen të përhershme.

Quarta, 24 vjeç, bashkohet me Fiorentinën nga River Plate në një marrëveshje të përhershme.

Fiorentina gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Juventusin për shitjen e Federico Chiesa dhe së shpejti do të njoftojë transferimin e Jose Maria Callejon.

05/10/2020 18:50-Eriksen refuzon huazimin te Dortmundi dhe Hertha Berlinin

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen thuhet se ka refuzuar të bashkohet me Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin si huazim.

Sipas Sky Sport, Hertha Berlin i ishte afruar mesfushorit danez duke u përpjekur ta nënshkruante atë si huazim, por Eriksen nuk pranoi të transferohej në Bundesliga.

28-vjeçari gjithashtu ka refuzuar një ofertë huazimi nga Borussia Dortmundi.

eriksen elogios conte estreia inter de milao

05/10/2020 18:49-Fenerbahce konfirmon transferimin e Diego Perottit

Diego Perotti ka kompletuar transferimin e tij nga Roma te Fenerbahce.

Detajet tjera të transferimit nuk janë bërë ende të ditura.

https://twitter.com/Fenerbahce/status/1313155071325155329

05/10/2020 18:45-Zyrtare: Chiesa, lojtar i ri i Juventusit

Fiorentina ka konfirmuar transferimin e Federico Chiesa te Juventusi.

Chiesa ka kaluar te Bianconerët si huazim dyvjeçar me detyrim blerje.

Shifra e transferimit thuhet se është 50 milionë euro.

05/10/2020 18:42-Zyrtare: Guendouzi transferohet te Hertha Berlin

Hertha Berlin ka zyrtarizuar transferimin e Matteo Guendouzi nga Arsenali.

Mesfushori francez ka nënshkruar një marrëveshje huazimi për një sezon.

05/10/2020 18:40- Hertha Berlin nënshkruan me Omar Alderete

Klubi kryeqytetas, Hertha Berlin ka zyrtarizuar transferimin e Omar Alderete nga Baseli.

Është vet Hertha qe na njoftuar marrëveshjen afatgjate me mbrojtësin.

omar

05/10/2020 18:28-Naouirou Ahamada transferohet te Stuttgarti

VfB Stuttgart ka nënshkruar si huazim me mesfushorin francez U-19 Naouirou Ahamada.

Lojtari vjen nga Juventusi dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2021, me mundësi blerje në fund të sezonit.

05/10/2020 18:14-Augsburg zyrtarizon transferimin e Frederik Winther

Frederik Winther është lojtar i ri i klubit gjerman, Augsburg.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Frederik Winther”.

“Ai do të mbetet i huazuar në Lyngby BK deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.

05/10/2020 18:11-Zyrtare: Schalke konfirmon transferimin e Ludewig

Schalke 04 ka nënshkruar me Kilian Ludewig në huazim për sezonin 2020/21.

Mbrojtësi i djathtë ka ardhur nga Barnsley, ku ai ka luajtur 22 ndeshje në Championship dhe tre ndeshje kupe që nga janari.

20-vjeçari është nën kontratë me RB Salzburg.

05/10/2020 18:08-Zyrtare: Sarr, lojtar i ri i Bayern Munichut

Bouna Sarr është zyrtarizuar në minutat e fundit si lojtar i ri i Bavarezëve.

Është vet klubi gjerman që ka njoftuar transferimin e Sarr nga Olympique Marseille.

05/10/2020 18:06-Koeman konfirmon se Barcelona po tenton transferimin e Depay

Trajneri Ronald Koeman e ka konfirmuar se Barcelona po përpiqet të nënshkruajë me sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay.

“Ne duam që ai të vijë në Barcelona dhe ai dëshiron të vijë gjithashtu”.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Koeman.

koeman depay 1

05/10/2020 18:04-Mbyllet afati kalimtar veror në Gjermani

Gjermania ka mbyllur në ora 18:00 afatin kalimtar të verë.

Gjatë kësaj vere janë kryer disa transferime interesante, ndërsa nuk kanë munguar as transferimet e ditëve të fundit.

Transferimet e orëve dhe minutave të fundit do të publikohen ndërkohë.

bundesliga

05/10/2020 17:58-Chiesa te Juventusi, pritet vetëm zyrtarizimi

Federico Chiesa është një lojtar i ri i Juventusit.

Gjithçka thuhet se është zyrtare dhe e nënshkruar tashmë.

Marrëveshja është huazim me opsion blerje për 50 milionë euro.

05/10/2020 17:49-Telles te Unitedi, pritet vetëm zyrtarizimi

Eksperti i njohur Fabrizio Romano raporton se Alex Telles tani është një lojtar i Manchester Unitedit.

Ai thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare, me një mundësi për një vit të pestë.

Njoftimi zyrtar pritet të ndodh ndërkohë.

telles 1

05/10/2020 17:44-Zyrtare: Kluivert kalon te RB Leipzig

Anësori sulmuesi 21-vjeçar është huazuar nga klubi italian Roma.

Ai do ta bart fanellën me numër 21.

kluivert

05/10/2020 17:35-Dështon kalimi i Smalling te Roma

Kalimi i Chris Smalling nga Manchester Unitedi te Roma thuhet se ka dështuar.

Skuadra nga Serie A preferon një marrëveshje huazimi, ndërsa anglezët duan shitje të përhershme.

smalling

05/10/2020 17:26-Zyrtare: Klassen transferohet te Ajaxi

Davy Klaassen është kthyer në Ajax nga Werder Bremen, duke nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare deri në qershor 2024.

Çmimi i transferimit thuhet se është 11 milionë euro, por mund të rritet deri në 14 milionë me bonuse.

05/10/2020 17:24-Zyrtare: Kemal Ademi kalon te Fenerbahce

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi ka zyrtarizuar transferimin e tij nga Baseli te Fenerbahce.

Është vet faqja zyrtare e klubit turk që ka njoftuar transferimin.

05/10/2020 17:19-Luca Zidane largohet nga Real Madridi

Portieri francez është larguar nga Real Madridi në drejtim të Rayo Vallecanos.

Zidane ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare.

luca

05/10/2020 17:14-Zyrtare: De Sciglio huazohet te Lyoni

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se Mattia De Sciglio largohet nga Allianz Stadium dhe kalon në huazim te Olympique Lyonnais.

“Mbrojtësi i krahut, i cili arriti në verën e vitit 2017, do të vazhdojë karrierën e tij në Olympique Lyonnais, ku do të luajë si huazim për këtë sezon që sapo ka filluar”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

05/10/2020 17:04-Milani ofron 15 milionë euro për Simakan

Milani thuhet se ka ofruar 15 milionë euro për mbrojtësin e Strasburgut, Mohamed Simakan.

I riu nga Franca mund të jetë në rrugën e tij për në San Siro, pasi drejtorët e Rossonerëve po bëjnë presion për të arritur një marrëveshje.

simakan

05/10/2020 16:53-Ousmane Dembele pritet të transferohet te Manchester Unitedi

Sulmuesi francez, Ousmane Demebele nuk ka stërvitur sot (e hënë) me Barcelonën.

Ai është i hapur për t’u bashkuar me Unitedin, por klubet ende nuk kanë marrëveshje.

Unitedi po mendon të paguajë për huazimin njëvjeçar dhe pagën e lojtarit, ndërsa Barca dëshiron një marrëveshje të përhershme.

05/10/2020 16:50

Vitor Hugo ka zyrtarizuar transferimin nga Palmeiras te Trabzonspor.

Braziliani ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Trabzonsporin.

05/10/2020 16:47

Rachid Ghezzal ka kaluar te skuadra e madhe turke, Besiktas.

Ghezzal arrin në Stamboll si huazim nga Leicester City.

05/10/2020 16:46

Dimitrios Pelkas ka kompletuar transferimin te Fenerbahce nga PAOK-u.

Greku ka nënshkruar marrëveshje katër-vjeçare me klubin e madh turk.

05/10/2020 16:44-Milot Rashica pritet të kalojë sonte te Aston Villa

Ylli i Kosovës, Milot Rashica mund të kalojë nga Bundesliga në Ligën Premier.

Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë këtë lajm dhe është i sigurt për këtë transferim.

romano

05/10/2020 16:36-Callejon arrin për teste mjekësore te Fiorentina

Jose Callejon ka mbërritur për teste mjekësore në Firence para zyrtarizimit te Fiorentina.

Spanjolli është i gatshëm për të zëvendësuar Federico Chiesan, i cili po lidhet me një kalim te Juventusi.

Ai vjen te klubi Viola si lojtar i lirë pas prishjes së marrëveshjes me Napolin, ndërsa do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare deri në qershor 2022.

05/10/2020 16:31-Unitedi në negociata të avancuara me Watfordin për Sarr

Manchester Unitedi është në bisedime të avancuara me Watfordin për transferimin e Ismaila Sarr.

Është mediumi Telefoot që ka konfirmuar këtë lajm.

sarr

05/10/2020 16:23-Douglas Costa huazohet te Bayern Munichu

Bayern Munichu ka zyrtarizuar ardhjen sulmuesit anësor, Douglas Costa.

Costa vjen si huazim nga Juventusi.

douglas costa 1

05/10/2020 16:21-Enis Gavazaj, lojtar i ri i Prishtinës

Mesfushori ofensiv i krahut, Enis Gavazaj, 25 vjeç, rikthehet në Prishtinë pas shtatë vitesh.

I transferuar si talent i madh nga Liria në janar të vitit 2012 si 17 vjeçar, me FC Prishtinën për një vit e gjysmë pati zhvilluar 22 ndeshje zyrtare.

Pas turneut U19 në Dortmund, Gavazaj ishte transferuar te skuadra belge, Gent. Pjesë tjetër të karrierës së Gavazajt e dini të gjithë duke përfunduar deri te anëtar i Kombëtares së Shqipërisë.

120809762 10159342907698538 6734806249823988890 o

05/10/2020 16:19-Zyrtare: Choupo-Moting nënshkruan me Bayernin

Eric Maxim Choupo-Moting është lojtari më i ri i Bayern Munichut.

Sulmuesi i njohur vjen si lojtar i lirë te Bavarezët.

choupo moting

05/10/2020 15:34-Yaya Toure në bisedime për t’iu kthyer futbollit

Yaya Toure është pa klub prej se u largua nga klubi kinez, Qingdao Huanghai, në fund të vitit të kaluar, mirëpo deri në muajin korrik është stërvitur me Leyton Orient për të ruajtur formën fizike.

37-vjeçari ka zhvilluar bisedime me klubin e promovuar në La Liga, Cadiz, për një nënshkrim të mundshëm.

yaya

05/10/2020 15:30

Malang Sarr është duke u huazuar te Porto nga Chelsea.

05/10/2020 15:27-Situata e Xherdan Shaqirit

Raportime të ndryshme lidhur me situatën e ndryshme të Xherdan Shaqirit në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Xherdan Shaqiri

Derisa Liverpool Echo njofton se mesfushori shqiptar është në listën e atyre që pritet të largohen deri në fund të ditës, korrespodenti David Lynch pohon se mesfushori ofensiv nuk do të largohet nga Anfield, përkundër se nuk ka qenë pjesë e ekipit të Jurgen Klop.

05/10/2020 15:08-Arsenali do ta paguajë klauzolën e Thomas Partey

Arsenali e ka njoftuar Atletico Madridin se është i gatshëm të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së Thomas Partey.

Ndërsa lojtari e ka njoftuar klubin spanjoll se dëshiron të shkojë në Emirates.

05/10/2020 14:44-Hoffenheimi huazon Sebastian Rudyn

Hoffenheimi e ka transferuar Sebastian Rudyn në formë huazimi nga Schalke.

sebatian

05/10/2020 14:21-Chiesa dhe Costa janë duke i bërë testet mjekësore

Federico Chiesa dhe Douglas Costa janë duke i bërë ekzaminimet mjekësore para transferimeve respektive.

Anësori italian do të kalojë te Juventusi, kurse ai brazilian te Bayern Munichu.

chiesa 1

05/10/2020 14:18-Lucas Torreira është duke finalizuar transferimin te Atletico

Lucas Torreira ndodhet në Madrid për të finalizuar transferimin te Atletico Madridi, derisa Matteo Guendouzi është pranë kompletimit të kalimit te Hertha Berlini.

05/10/2020 14:08-Çaste vendimtare për Nainggolan

Orë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit Radja Nainggolan, përfaqësuesit e të cilit ndodhet në zyrat e Interit për të arritur marrëveshje për zhbllokimin e transferimit të tij te Cagliari.

Tuttomercatoweb bën të ditur se belgu që ishte  huazuar te Casteddu është duke bërë presion që të kthehet në Sardinia, mirëpo dy klubet nuk po arrijnë marrëveshje.

moglie nainggolan futuro

05/10/2020 14:01-Gaziantep transferon Kevin Mirallas

Klubi turk, Gaziantep, ka nënshkruar me ish futbollistin e Evertonit, Kevin Mirallas, si lojtar i lirë.

05/10/2020 13:59

Arsenali është duke i bërë përpjekjet e fundit për transferimin e Thomas Partey nga Atletico Madridi – njofton Goal.

05/10/2020 13:56-Dembele nuk dëshiron të largohet nga Barca

RMC Sport raporton se Ousmane Dembele nuk do të shkojë te Manchester Unitedi, pasi që është i fokusuar te Barcelona.

05/10/2020 13:53-Choupo-Moting ka nënshkruar për Bayernin

Eric Maxim Choupo-Moting e ka kompletuar transferimin te Bayern Munich – njofton Telefoot Chaine. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

chopo

05/10/2020 13:47-Unitedi nuk heq dorë nga Coman

Kingsley Coman mbetet në radarin e Manchester Unitedit – bën të ditur The Telegraph.

Djajtë e Kuq kanë dështuar deri më tani të sigurojnë shërbimet e Jadon Sancho e Ousmane Dembele, ashtu që kërkimi për një anësor i ka dërguar te futbollisti i Bayern Munichut.

kingsley coman cropped 15890u66dekhz11xeef6zbiyz6

05/10/2020 13:45-Unitedi do të nënshkruajë me Amad Traoren, por do t’i bashkohet skuadrës në janar

Manchester Unitedi do ta transferojë Amad Traoren për 30 milionë euro plus shtesat. Ai do t’i bashkohet klubit në janar për shkak të lejes së punës.

traore (Foto: Twitter/Transfer News Live)

05/10/2020 13:40-Llorente pranë Sampdorias

Sampdoria thuhet të ketë arritur marrëveshje me Napolin për sulmuesin Fernando Llorente.

Calciomercato.it bën të ditur se spanjolli mund të shkojë në Marassi në ditët e fundit të afatit transferues.

05/10/2020 13:36-Ankara prezanton Arb Manajn

Arb Manaj edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës turke Ankara Keciorengucu.

Sulmuesi është larguar nga Trepça ’89 dhe i është bashkuar klubit turk që bënë pjesë në Ligën e Parë.

120948314 2791041564472470 5015734723114755366 o

05/10/2020 13:36-Joao Mario në negociata me Sportingun

Agjenti Joao Marios ndodhet në zyrat e Interit për të arritur një marrëveshje për kalimin e mesfushorit te Sportingu – raporton Tuttomercatoweb.

05/10/2020 13:34-Kalimuendo kalon nga PSG te Lens

Arnaud Kalimuendo është huazuar te RC Lens nga Paris Saint-Germaini.

05/10/2020 13:33-Sevilla transferon Oussama Idrissi

Sevilla e ka transferuar anësorin maroken, Oussama Idrissi, nga AZ për 12 milionë euro.

idrssi

05/10/2020 13:31-United po has në vështirësi për transferimin Dembele

Barcelona dëshiron ta përfshijë opsionin për obligim blerjeje në marrëveshjen për huazimin e Ousmane Dembele te Manchester Unitedi, por Djajtë e Kuq nuk e duan këtë.

Klubi anglez po has në vështirësi për transferimin e futbollistit të katalunasve, ashtu që mund të bëjë një përpjekje të fundit për Jadon Sancho.

Moslargimi i Dembele do t’i kushtonte edhe Barcës, pasi nuk do të mund ta transferonte Memphis Depayn.

Man Utd told to forget about Ousmane Dembele transfer by.jpgstripallquality100w1200h800crop1

05/10/2020 13:28-Balotelli mund të kthehet në Angli

Mario Balotelli nuk ka arritur ta gjejë veten në asnjë skuadër ku ka shkuar, ndërsa në Ligën Premier ka luajtur për Manchester Cityn dhe Liverpoolin.

Së fundmi, Watfordi është duke u interesuar për shërbimet e 30 vjeçarit.

celino balotelli scaled

05/10/2020 13:25-Kastriot Dërmaku huazohet te Lecce

Kastriot Dërmaku është larguar nga Parma dhe nga elita e futbollit italian. Qendërmbrojtësi shqiptar është huazuar në Serie B te skuadra e njohur italiane Lecce.

Klubi verdh e kuq ka huazuar, por e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Në rast se Lecce siguron inkuadrimin në Serie A, atëherë atyre do t’iu lejohet e drejta për ta blerë kartonin e futbollistit.

Kastriot Dermaku Lecce

05/10/2020 13:24-Tottenhami në tentativë befasuese për John Stones

Tottenham Hotspur është duke u përpjekur që ta huazojë mbrojtësin e Manchester Cityt, John Stones.

05/10/2020 13:23-Bayerni do të nënshkruajë me Costan pasi dështoi ta transferonte Hudson-Odoin

Callum Hudson-Odoi i Chelseat ka qenë opsioni kryesor i Bayern Munichut, por bavarezët dështuan ta transferonin në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Për këtë arsye, kampioni gjerman do të vazhdojë me planin B, huazimin e anësorit të Juventusit, Douglas Costa.

costa

05/10/2020 13:20-Endri Çekiçi transefrohet te Ankaragucu

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi, ka kompletuar transferimin te skuadra turke, Ankaragucu.

Klubi nga elita e futbollit turk e ka prezantuar Çekiçin i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare, por që nuk janë bërë publike detajet financiare.

Çekiçi i kushtoi klubit turk 200 mijë euro, pasi ishte në vitin e fundit të kontratës me klubin slloven Olimpija Ljubljana.

cekici

05/10/2020 13:19-PSG nuk heq dorë nga Alli

Sportsmail mëson se PSG nuk ka hequr dorë nga Dele Alli dhe pritet të ofrojë gjashtë milionë funte për mesfushorin e Tottenham Hotspur.

05/10/2020 11:58-Rudiger ka arritur marrëveshje me Milanin

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, thuhet të ketë pranuar huazimin te Milani, por fillimisht duhet që klubet te arrijnë marrëveshje.

05/10/2020 11:49-Cavani i ka kryer testet mjekësore, do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Unitedin

Edinson Cavani i ka kaluar ekzaminimet mjekësore te Manchester Unitedi, ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Djajtë e Kuq, në të cilën do të përfshihet edhe një klauzolë për ndërprerjen e saj në fund te sezonit – raporton ESPN.

cavanio

05/10/2020 11:37-Fiorentina do t’ia vazhdojë kontratën Chiesas, pastaj do ta huazojë te Juve

Fiorentina do t’ia rinovojë kontratën Federico Chiesas gjatë ditës së sotme (e hënë), para se të ndodhë kalimi te Juventusi që është edhe kusht për të ndodhur transferimi.

chiesa juve

05/10/2020 11:24-PSG konfirmon transferimin e Danilo Pereira

Paris Saint-Germaini e ka zyrtarizuar transferimin e Danilo Pereiras në formë huazimi njëvjeçar nga Porto.

05/10/2020 11:08-Walcott mund të kthehet te Southamptoni

Theo Walcott mund të bëjë një rikthim të papritur te Southampton – raporton Daily Mail.

Anësori mund të vendosë të luajë sërish për klubin që e bëri të njohur në moshën 16 vjeçare.

walcott (Foto: Instagram/theowalcott)

05/10/2020 11:05-Hoffenheimi huazon Ryan Sessegnonin

Hoffenheimi e ka transferuar Ryan Sessegnonin në formë huazimi njëvjeçar nga Tottenham Hotspur.

sesengson

05/10/2020 11:04-Moses mund të kthehet te Interi

Mediat italiane raportojnë se Victor Moses mund të kthehet te Interi.

05/10/2020 11:02-Danilo Pereira ka nënshkruar për PSG

Danilo Pereira i Portos thuhet ta ketë nënshkruar marrëveshjen e transferimit me Paris Saint-Germainin të dielën mbrëma, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

05/10/2020 10:59-Marcos Alonso nuk është në agjendën e Interit

Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka bërë të ditur se mbrojtësi i krahut i Chelseat, Marcos Alonso, nuk është në planet e klubit të tij.

05/10/2020 10:51-Interi huazon Matteo Darmianin

Lega Serie A ka njoftuar se Interi e ka transferuar zyrtarisht Matteo Darmianin nga Parma në formë huazimi.

05/10/2020 10:49-Fulhami shpreson ta huazojë Loftus-Cheek

Fulhami është duke u angazhuar për huazimin e Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea, i cili nuk është duke pasur hapësira në Stamford Bridge.

05/10/2020 10:48-Në pritje të zyrtarizimit të Smalling te Roma

Manchester United ka pranuar ofertën prej 15 milionë eurosh që Chris Smalling të nënshkruajë kontratë afatgjate me Romën – njofton Calciomercato.

Kështu do të marrë fund qëndrimi 10-vjeçar i qendërmbrojtësit në Old Trafford.

33935414 0 image a 8 1601725129376

05/10/2020 10:46-Transferimet dhe largimet e Chelseat deri më tani

Kanë ardhur: Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chilwell, Malang Sarr, Thiago Silva, Kai Havertz, Edouard Mendy.

timowener (Foto: Instagram/timowerner)

Janë larguar: Pedro, Willian, Ethan Ampadu, Kenedy, Michy Batshuayi, Conor Gallagher, Davide Zappacosta, Ross Barkley.

pedro (Foto: Instagram/_pedro17_)

05/10/2020 10:42-Juve ka nënshkruar me Rolando Mandragora, por ai do të qëndrojë i huazuar te Udine

Sky Sport Italia njofton se Juventusi e ka transferuar Rolando Mandragora për 10.7 milionë euro nga Udinese, por mesfushori do të qëndrojë i huazuar në Friuli deri në fund të sezonit, me opsioni për ta zgjatur huazimin edhe për një vit tjetër.

05/10/2020 10:39-Konkurrencë e madhe për Rudiger

Tottenham, PSG dhe AC Milan, janë vetëm tre nga shumë klube që i duan shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Megjithatë, lojtari mund të qëndrojë edhe te Blutë dhe t’i shqyrtojë opsionet tjera nga muaji janar.

skysports antonio rudiger chelsea 4875293

05/10/2020 10:37-Facundo Pellistri i ka kryer testet mjekësore, pranë zyrtarizimit te Unitedi

Facundo Pellistri i ka kaluar ekzaminimet mjekësore dhe do të shkojë në Mançester para transferimit te Manchester Unitedi për 10 milionë euro.

facundo

05/10/2020 10:35-Michael Cuisance drejt Marseille

Michael Cuisance është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore para transferimit te Marseille nga Bayern Munichu – raporton RMC Sport.

cuisance

05/10/2020 10:33-Laxalt për testet mjekësore në Londër, para huazimit te Celticu

Diego Laxalt pritet të arrijë në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, para huazimit njëvjeçar nga Milani te Celticu.

05/10/2020 10:14-Interi planifikon rinovimin e Lautaros

Interi ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Lautaro Martinezin dhe dëshiron të përfshijë një klauzolë anti-Juventus.

2.lautaro

05/10/2020 10:14-Juve planifikon transferimin e Emerson

Juventusi planifikon të intervenojë në minutat e fundit për mbrojtësin e krahut të Chelseat, Emerson Palmieri – raporton Calcio Mercato.

palmieri (Foto: Twitter)

05/10/2020 10:09-Guendouzi për testet mjekësore te Hertha

Matteo Guendouzi pritej të shkëlqente në mesfushën e Arsenalin, mirëpo ai nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas. Topçinjtë ia kanë treguar derën, ashtu që pritet të luajë për Hertha Berlinin.

05/10/2020 10:04-Ben Godfrey nënshkruan për Evertonin

Ben Godfrey ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare (deri në qershor 2025) më Evertonin nga Norwich City për 20 milionë funte (22 milionë euro).

05/10/2020 09:45-Klaassen do të kthehet te Ajaxi

Ajax është në prag të nënshkrimit me ish-mesfushorin e Evertonit, Davy Klaassen – sipas Telegraaf.

Ai do të kthehet në Holandë pas arritjes së marrëveshjes me Werder Bremenin për 10 milionë funte (11 milionë euro).

05/10/2020 09:43-Unitedi arrin marrëveshje për Alex Telles

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Portos, Alex Telles, për 15.4 milionë funte (17 milionë euro).

telles (Foto: Twitter)

05/10/2020 09:38-Të rejat te Juventusi

Pas Ruganit te Rennes, De Sciglio shkon drejt Lyonit dhe Douglas Costa pritet të kthehet te Bayern Munichu

Bianconerët janë gati të mirëpresin Federico Chiesan, i cili po mbërrin nga Fiorentina me një huazim dyvjeçar.

05/10/2020 09:32-Rafinha dhe Todibo drejt Portos

Barcelona dëshiron t’i huazojë Rafinha dhe Jean Clair Todibo – bën të ditur AS.

Të dy lojtarët pritet t’i bashkohen klubi portugez, Porto, deri në fund të sezonit 2020/2021.

Në ndërkohë, Diogo Leite pritet të huazohet në Camp Nou si pjesë e marrëveshjes.

05/10/2020 09:30-Leeds arrin marrëveshje për Raphinha

Leeds Unitedi ka arritur marrëveshje për transferimin e anësorit të Rennes, Raphinha. Lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën.

05/10/2020 09:13-Southamptoni e do Brandon Williamsin

Southamptoni dëshiron me cdo kusht që ta huazojë mbrojtësin e Manchester Unitedit, Brandon Williams – bën të ditur Sky Sports.

Mirëpo, 20-vjeçari do të largohet vetëm nëse e ka të sigurt minutazhin e lojës.

05/10/2020 09:09-Solskjaer ka nevojë për përforcime

Ekspertët e futbollit këshillojnë që Ole Gunnar Solskjaer duhet të bëjë përforcime te Manchester Unitedi pas humbjes turpëruese nga Tottenham Hotspur.

GettyImages 1178202206

05/10/2020 09:05-Roma dhe Unitedi arrijnë marrëveshje për Smalling

Roma më në fund thuhet të ketë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e përhershëm të Chris Smalling – raporton Calcio Mercato.

30-vjeçari do të qëndrojë në Stadio Olimpico për 15 milionë euro.

Smalling

05/10/2020 09:04-Kluivert pranë huazimit te RB Leipzig

Anësori i Romës, Justin Kluivert, është pranë huazimit te RB Leipzig. Sky Sport raporton se klubi gjerman është në bisedime të avancuara për shërbimet e tij.

05/10/2020 07:28-Aouar shpjegon pse e refuzoi Arsenalin

Mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar, ka thënë se vendosi të mos shkonte te Arsenali, pasi besonte se mund t’i ndihmojë më shumë klubit francez këtë sezon.

22-vjeçari ka qenë vazhdimisht i lidhur me Topçinjtë, por në fund vendosi të qëndronte në Ligue 1.

“Ndjeva se akoma mund t’i ofroj diçka kësaj skuadre dhe këtij klubi. Prandaj vendosa ta vazhdoj aventurën time me Lyonin. Shpresoj të ngritemi dhe ta gjejmë formën tonë sërish shumë shpejt”, ka deklaruar ai.

05/10/2020 06:13-Kean: Florenzi më bindi t’i bashkohem PSG-së

Moise Kean është zyrtarizuar si lojtar i Paris Saint-Germainit, ku është huazuar për një vit nga Evertoni.

Në Parc de Princes, sulmuesi italian do të luajë me bashkëkombësit e tij, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi. 20-vjeçari ka thënë se ka qenë pikërisht ky i fundit që e ka bindur për t’iu bashkuar kampionit francez.

“Bisedova me Alessandro Florenzin, me të cilin kam luajtur për Italinë dhe ia shtrova disa pyetje. Ai foli pozitivisht për skuadrën, trajnerin dhe seancat stërvitore... Ai më bindi!”, ka thënë sulmuesi.

05/10/2020 05:53-Unitedi do t’i zyrtarizojë dy lojtarë

Manchester Unitedi do t’i zyrtarizojë Edinson Cavanin dhe Alex Tellesin gjatë të hënës – thotë Fabrizio Romano.

Sipas tij, bisedimet me Barcelonën për Ousmane Dembele, janë duke vazhduar. Ndërsa transferimi i Memphis Depay në Camp Nou është i lidhur me largimin e Dembele.

05/10/2020 04:59-Arrihet marrëveshja: Chiesa te Juventusi

Federico Chiesa do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Juventusi gjatë të hënës, pasi është arritur marrëveshja me Fiorentinan.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia dhe mediave tjera italiane, detajet janë zgjidhur të dielën mbrëma dhe janë caktuar testet mjekësore.

Federico 2 (Foto: Instagram/fedexchiesa)

05/10/2020 04:24-Kalimi i Depay te Barca, varet nga largimi i Dembele

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, pohon se Memphis Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe se Lyoni do të pranojë një shumë prej 25 milionë euro plus shtesat.

Mirëpo, që të ndodhë transferimi, Barca duhet ta shesë Ousmane Dembelen, me Manchester Unitedin si klubi më i interesuar.

05/10/2020 04:03-Juninho: Depay ka marrëveshje me Barcën

Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho, ka thënë se Memphis Depay ka marrëveshje me Barcelonën, ku mund të transferohet gjatë të hënës.

memphis depay barcelona gfx 13tpv3a1dh0l0173thc0q6p1va

05/10/2020 03:56-Arrihet marrëveshja, Cavani drejt zyrtarizimit te Unitedi

Transferimi i Edinson Cavanit te Manchester Unitedi është më se i mundur. Sulmuesi uruguaian ndodhet në Angli, ku pas testeve mjekësore pritet të ndodhë zyrtarizimi.

Raportohet se marrëveshja është arritur.

cavani (Foto: Twitter/433)

05/10/2020 03:12-Milani në bisedime për Rudiger

Milani dhe Chelsea janë në bisedime lidhur me huazimin e Antonio Rudiger.

05/10/2020 02:49-Diego Laxalt drejt Celticut

Sky raporton se Celticu është në prag të zyrtarizimit të një marrëveshjeje huazimi të mbrojtësit të majtë të Milanit, Diego Laxalt.

05/10/2020 01:59-Wolverhamptoni transferon talentin Ait-Nouri

Wolverhampton Wanderers e ka kompletuar transferimin e talentit francez, Rayan Ait-Nouri, në formë huazimi njëvjeçar.

05/10/2020 01:44-Bayerni transferon Marc Rocan

Bayern Munichu e ka kompletuar transferimin e mesfushorit Marc Roca nga Espanyoli dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.

05/10/2020 01:35

Roma thuhet se ka arritur marrëveshje me Stephan El Shaarawyn për t’u rikthyer në Olimpico.

27-vjeçari luajti për disa vite te Milani, për t’u larguar edhe nga aty, gjersa aktualisht luan te Shanghai Shenhua në Kinë.

Stephan El Shaarawy

04/10/2020 22:49-Chiesa duhet ta vazhdojë kontratën me Fiorentinan, para se të transferohet te Juve

Federico Chiesa duhet ta vazhdojë kontratën me Fiorentinan, para se të transferohet te Juventusi.

Sipas Sky Sport Italia, kjo është pikë që po e vonon arritjen e marrëveshjes që anësori italian t’i bashkohet kampionit të Serie A.

Kontrata e 22-vjeçarit me Fiorentinan është valide deri në vitin 2022, prandaj, ai duhet fillimisht ta vazhdojë kontratën me Violan dhe pastaj të huazohet te Bianconerët.

Chiesa e1601839910519 (Foto: Instagram/fedexchiesa)

04/10/2020 22:31-Zyrtare: Moise Kean huazohet te PSG

Moise Kean i është bashkuar Paris Saint-Germainit në formë huazimi njëvjeçar nga Evertoni.

Dy klubet kanë konfirmuar përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale, se lojtari italian do të luajë në Parc de Princes gjatë këtij sezoni.

https://twitter.com/PSGbrasil/status/1312843129326915586

04/10/2020 21:38-Douglas Costa drejt Bayernit

Mediat gjermane dhe italiane raportojnë se Douglas Costa është duke u larguar nga Juventusi për t’u kthyer te Bayern Munichu në formë huazimi.

KickerSky Sport Deutschland dhe Sky Sport Italia raportojnë se marrëveshja është arritur për kthimin e brazilianit në Allianz Arena.

costa 1 (Foto: Instagram/douglascosta)