LAJMI I FUNDIT:

Lituania refuzon kërkesën e Rusisë për arrestimin e bashkëpunëtorit të Navalnyt

Lituania refuzon kërkesën e Rusisë për arrestimin e bashkëpunëtorit të Navalnyt

Lituania ka refuzuar urdhrat e lëshuar të mërkurën nga një gjykatë në Moskë që bën thirrje për arrestimin e Leonid Volkovit, një aleat i mërguar i liderit rus të opozitës Alexey Navalny.

Urdhrat e gjykatës, të dërguar përmes Interpolit, e akuzojnë Volkovin për inkurajimin e të miturve për të marrë pjesë në tubime të paautorizuara, veprim që mund të dënohet me deri tre vjet burg në Rusi.

“Përdorimi i mjeteve ndërkombëtare për ndjekje penale të motivuar politikisht është një praktikë e gabuar”, tha Ministrja e Brendshme lituaneze Agne Bilotaite, duke iu referuar Interpol-it, rrjetit policor ndërkombëtar të financuar nga fonde qeveritare që koordinon operacionet policore ndërkufitare në 194 shtete anëtare.


Urdhër-arresti për Volkov “ngre dyshime serioze në lidhje me anëtarësimin e Rusisë në këto organizata”, shtoi zonja Bilotaite, raporton zeriamerikes.

Gjykata ruse, e cila tha se Volkov do të mbahej në Rusi për dy muaj nëse do të ekstradohej, tha se urdhri u lëshua nën Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, një organizatë e ish-republikave sovjetike të cilës nuk i përket Lituania.

Urdhri i arrestimit vjen pas rritjes së demonstratave që kërkojnë lirimin e liderit të opozitës ruse Navalny, i cili është burgosur që nga 17 janari.

Në një zhvillim të veçantë të mërkurën, gruaja e Navalny-it, Yulia Navalnaya, e cila u arrestua kohët e fundit për pjesëmarrjen në tubime pa leje në mbështetje të burrit të saj të burgosur, u largua nga Rusia për në Gjermani, sipas një burimi të cituar nga Interfax.

Volkov, një strateg i cili menaxhon selinë rajonale të zotit Navalny, u arratis nga Rusia në 2019 kur autoritetet hapën një hetim penal për pastrim parash nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i  Navalny. Grupi i zotit Navalny e ka quajtur vazhdimisht këtë një hetim kriminal, më i fundit ndër sulmet e shumtë të motivuar politikisht.

Nga selia e tij në Lituani, Volkov ka qenë duke organizuar protesta dhe duke kërkuar lirimin e Navalny, me protestën më të fundit të planifikuar për këtë të dielë.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori