Site icon Telegrafi

Listohen dhjetë mesfushorët më të mirë në histori të Ligës Premier

Ndeshjet shpesh herë vendosen nga mesfusha – ato mund të fitohen, por edhe të humben.

FourFourTwo ka listuar dhjetë mesfushorët që kanë arritur të lënë gjurmë ndër vite, e që pozita e parë mund të thuhet se është më se e merituar.

Por, Telegrafi do t’i listojë ato nga pozita e dhjetë, duke shkuar nga vendi i parë:

10) Cluade Makelele

Mesfushori francez ishte një vizionar në mesfushën e Chelseat dhe Damien Duff, Hernan Crespo e Joe Cole e kishin vlerësuar atë edhe pse pothuajse ishin transferuar në të njëjtën kohë.

9) N’Golo Kante

Nga liga e dytë e Francës, te një kampion i Ligës Premier me Leicesterin në vitin 2015, e një vit më pas arriti të bënte të njëjtën gjë me Chelsean, e që e fitoi edhe Kupën e Botës.

8) Luka Modric

Mesfushorit kishte arritur t’i mahnitë të gjithë me formën e tij që e kishte te Tottenham Hotspuri – madje cilësitë e tij ishin biletë për të që të kalonte te Real Madridi dhe të fitonte Topin e Artë në vitin 2018.

7) David Silva

Spanjolli ka qenë sikurse vera, sa më i vjetër, aq më i mirë bëhej dhe me ardhjen e Pep Guardiolas te Manchester City, ai kishte arritur të shfaq cilësitë e tij prej një magjistari në mesfushë.

6) Yaya Toure

Në kulmin e karrierës së tij edhe kundërshtarët e kanë vlerësuar lojën e tij, madje e kishin përshkruar atë si një arrë e fortë në mesfushën e Cityt, pasi i ishte të gjitha – driblimet, gjatësinë dhe fizikun e ashpër.

(Foto: Getty Images)

5) Patrick Vieira

Mund të thuhet se prej largimit të tij, Arsenali nuk ka arritur të gjejë një mesfushor defanziv më të mirë. Shumë lojtarë kanë tentuar të zëvendësojnë atë, mirëpo asnjëherë nuk kanë arritur të kenë cilësitë e tij dhe vizionin e tij për të hapur lojën dhe për t’i detyruar kundërshtarët të luajnë lojën e Arsenalit.

4) Steven Gerrard

Gjithmonë ka ekzistuar pyetja se sa i mirë do të ishte Steven Gerrard po të luante me lojtarë të klasit të tij te Liverpooli apo te ndonjë skuadër tjetër, Anglezi i mahniste të gjithë me golat e tj, sidomos ato nga distanca që ishin të jashtëzakonshme.

3) Paul Scholes

Të gjithë lojtarët e Manchester Unitedit dhe ata të Anglisë kanë deklaruar se kishin nderin që të luanin së bashku me Scholes – apo ‘Scholes os Manchester’.  Sir Alex Ferguson kishte kohën e tij të artë së bashku me mesfushorin dhe për shumë vite e dominuan Ligën Premier.

2) Frank Lampard

Dashuri, pasion dhe luftë, kështu përshkruhet anglezi nga tifozët e Chelseat që arritën të ngjisin klubin nga një skuadër mesatare, në njërën ndër më të mirat në Evropë.

1) Roy Keane

Ai nuk i ka ndoshta driblimet e mesfushorëve që përmenden më lartë, mirëpo ishte lider dhe personalitetin e tij kishte fituar ndeshjet te Djajtë e Kuq.  Kur thënia në fillim se ndeshjet fitohen dhe humben nga mesfusha, pikërisht kjo thënie shkon për Keane që ishte shndërruar në lider te Unitedi dhe top klube evropiane e dëshironin në atë kohë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version