Pandemia me coroanvirus ka detyruar France Footballin që të anulojë ceremoninë për Topin e Artë, duke lënë peng se cili është lojtari më i mirë në botë.
Në këtë vit të çuditshëm më COVID-19, shumë lojtarë kanë arritur që pavarësisht rrethanave të tregojnë talentin e tyre.
Më i dalluari ishte anëtari i Bayern Munichut, Robert Lewandowski që arriti të shënojë 55 gola në të gjitha garat.
Në mungesë të Topit të Artë, Goal.com ka vazhduar me traditën e tyre për ndarjen e çmimit Goal50, derisa aty ka përfshirë edhe femrat.
Më poshtë keni listën me 25 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2020:
25# Paulo Dybala
Ylli argjentinas ishte shumë afër të largohej nga Juventusi në verën e kaluar, derisa Tottenhami kishte tentuar të transferonte atë. Por, ai qëndroi në Itali, duke shënuar 17 gola dhe u emërua si lojtari i edicionit në Serie A.
24# Jadon Sancho
Vetëm 20-vjeçar dhe anglezi arriti që të merrte vëmendjen e të gjithëve me talentin e tij. Manchester United e kërkoi me ngulm transferimin e tij, mirëpo lojtari qëndroi te Borussia Dortmundi, me këta të fundit që kërkojnë 120 milionë euro.
23# Jordan Henderson
Kapiteni i Liverpoolit kishte një tjetër sezon për të mbajtur mend, derisa arriti të ndihmonte klubin që të fitonte titullin e Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh.
22# Bruno Fernandes
Mesfushori portugez kaloi në janarin e këtij viti te Djajtë e Kuq për 55 milionë euro nga Sporting Lisbona dhe deri më tani ka qenë ylli i skuadrës me vetëm 22 ndeshje të shënuara, ka realizuar 12 gola dhe ka bërë tetë asistime.
21# Manuel Neuer
Gjermani është emëruar nga UEFA si portieri më i mirë i këtij viti, duke ndihmuar Bayern Munichun që të fitonte tripletën.
20# Alphonso Davies
Sensacioni më i ri në futboll arriti që të lë gjurmë në këtë vit me paraqitjen e tij ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ku fituan 8-2, me Lionel Messin që nuk arriti të kalonte kanadezin asnjëherë.
19# Ciro Immobile
Sulmuesi italian arriti të shënonte 36 gola në Serie A, duke mposhtur Cristiano Ronaldon për Këpucën e Artë në Serie A, por ka fituar edhe Këpucën e Artë në Evropë.
18# Mohamed Salah
Egjiptiani ishte në mesin e lojtarëve që ndihmuan Liverpoolin që të rikthente titullin e Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh në Anfield, e që realizoi 19 gola dhe 10 asistime.
17# Erling Haaland
Cilësohet si një fitues i Topit të Artë në të ardhmen. Norvegjezi ka mahnitur të gjithë me formën e tij te Dortmundi, pasi arriti të shënonte 44 gola në 40 ndeshje në edicionin 2019/20.
16# Serge Gnabry
Gjermani shënoi 23 gola në të gjitha garat për Bayern Munichun, duke e ndihmuar Hansi Flickun që në edicionin e tij të parë si trajner të fitonte tripletën.
15# Romelu Lukaku
Sulmuesi belg ka arritur t’i heshtë të gjithë kritikët e tij që nga koha te Manchester United, pasi te Interi është shndërruar në një lojtar krejtësisht ndryshe dhe që nga kalimi te Nerazzurët shënoi 34 gola në të gjitha garat.
14# Trent Alexander-Arnold
Lojtari 22-vjeçar ka treguar edhe një herë klasin e tij, pasi në edicionin e kaluar ishte vital për triumfin e Liverpoolit në Ligën Premier, me 13 asistime.
13# Sergio Ramos
100 gola për Real Madridin dhe është vetëm një mbrojtës, spanjolli aktualisht vlerësohet si më i miri në histori të futbollit.
12# Thiago Alcantara
Mesfushori spanjoll jo vetëm që ndihmoi Bayern Munichun që të fitonte tripletën në edicionin e kaluar, por ka arritur të sjell freski edhe në mesfushën e Liverpoolit, me Jurgen Kloppin që ka thënë se Alcantara është një lojtar mjaftë inteligjent.
11# Joshua Kimmich
Nga një mbrojtës krahu, në një mesfushor defanziv të dalluar – gjermani ka treguar formë të lartë në edicionin e kaluar te Bavarezët, pasi ndihmoi skuadrën të fitonte tripletën dhe me Jose Mourinhon që i thuri lëvdata se ai mund të luajë si numër 6, 8 dhe 10 me kualitetet që ka.
10# Sadio Mane
Senegalezi ishte po ashtu një lojtar mjaftë i rëndësishëm për Liverpoolin në shpalljen kampion në Ligën Premier me 18 golat e tij.
9# Thomas Muller
Një lojtar që është konsideruar gjithmonë i nënvlerësuar, por që në sezonin e kaluar me 21 asistimet e tij, la gojëhapur të gjithë dhe shënoi 12 gola.
8# Karim Benzema
Sulmuesi francez ndihmoi Real Madridi që të fitonte titullin e La Ligës me 21 golat e shënuara, e që mposhtën Barcelonën në një garë të ashpër.
7# Virgil van Dijk
Mbrojtësi holandez aktualisht vlerësohet si më i miri në Angli dhe për këtë flasin edhe statistikat e tij te Liverpooli, që ishte njëra ndër skuadrat me më së paku gola të pranuar.
6# Kylian Mbappe
Sulmuesi francez edhe në këtë vit ishte në tempon e tij të lartë, derisa shënoi 18 gola në 20 ndeshje, me coronavirusin që ndërpreu Ligue 1 në fillim të vitit.
5# Cristiano Ronaldo
Si 35-vjeçar, portugezi po i mahnitë të gjithë me formën e tij fizike, pasi shënoi 37 gola në 46 ndeshje në sezonin e kaluar, derisa është golashënuesi më i mirë deri më tani në këtë vit me 27 sosh, një më shumë se sulmuesi polak i Bayernit.
4# Neymar
Ylli brazilian zhvilloi vetëm 15 paraqitje në Ligue 1, mirëpo shënoi 13 gola, derisa impresionojë edhe në Ligën e Kampionëve, duke e dërguar PSG-në në finale, por që u mposhtën nga Bayerni.
3# Lionel Messi
Ylli argjentinas përjetoi humbjen 8-2 nga Bayerni në Ligën e Kampionëve, por që arriti të bënte 25 asistime dhe 31 gola (25 në La Liga).
2# Kevin de Bruyne
Mesfushori belg në edicionin e kaluar shënoi 13 gola dhe bëri 20 asistime te Manchester City, duke dëshmuar se është mesfushori më i mirë në qarkullim.
1# Robert Lewandowski
Sulmuesi polak ka befasuar të gjithë me 55 golat e tij në 47 ndeshje në të gjitha garat, duke rrëmbyer edhe çmimin si më i miri nga UEFA, por që fatkeqësisht nuk e fitoi Topin e Artë, shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/