Lista Serbe do të vazhdojë ta mbrojë qëndrimin e saj se përfaqësuesit e serbëve janë të autorizuarit e vetëm për ta bërë draftin e statutit për Asociacionit apo bashkësisë së komunave me shumicë serbe, pavarësisht që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë riaktivizuar Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit.
Igor Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, thotë se komunikimi ndërmjet këtij subjekti politik dhe liderëve të institucioneve të larta të Kosovës, lidhur me procesin për formimin e Asociacionit, por edhe në përgjithësi, aktualisht nuk është i mirë.
“Pas dhunës brutale që ka ndodhur më 26 mars të këtij viti, komunikimi nuk është në nivelin e lakmueshëm. Por, pavarësisht nga kjo, nuk ka nevojë që dikush t’i bëj thirrje Listës Serbe për draftimin e statutit të Bashkësisë së komunave serbe, sepse sipas marrëveshjes së Brukselit, kjo është në kompetencë të Ekipit Menaxhues, të cilin e përbëjnë katër përfaqësues të serbëve. Ata janë të autorizuarit e vetëm që ta bëjnë draftin e statutit dhe atë ta paraqesin në Bruksel”, thotë Simiq.
Në anën tjetër, drejtuesit e institucioneve të larta të vendit janë zotuar se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë këtu edhe formimin e Asociacionit.
Megjithatë, zyrtarët e kabinetit të kryeministrit Haradinaj, nuk kanë qenë të qasshëm për të shpjeguar nëse ka nisur puna e Ekipit Menaxhues për drejtimin e statutit të Asociacionit dhe cilat janë mundësitë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Listën Serbe për Asociacionin.
Por, ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, në mandatin e kaluar qeverisës, Bajram Gecaj, thotë se parametrat për procesin e formimit të Asociacionit, përfshirë edhe draftimin e statutit të saj, janë të përcaktuara paraprakisht.
Siç thotë ai, statuti i Asociacionit, të paktën drafti i parë, duhet të përpilohet në Prishtinë nga Grupi Menaxhues, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, OSBE-në dhe Bashkimin Evropian.
Megjithatë, sipas tij, situata e krijuar lë përshtypjen që as Lista Serbe e as institucionet e Kosovës nuk janë serioze në raport me këtë çështje.
“Nuk janë të interesuara asnjëra palë që kjo çështje të ecë përpara. Këtu ka të pavërteta nga të dyja anët, e posaçërisht nga ana e Listës Serbe sepse nuk janë të autorizuarit e vetëm. Është një Grup Menaxhues, në të cilin është e vërtetë që janë katër serbë, por megjithatë, ata duhet të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës. Pra, me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që është institucion i Republikës së Kosovës. Pra, jo atë institucion ta përfaqësojë dikush nga Lista Serbe, por të përfaqësohet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me OSBE-në dhe me BE-në, ky statut të përpilohet”, tha Gecaj.
Ndryshe, përfaqësuesit e Listës Serbe, patën deklaruar se në rast se autoritetet e Prishtinës nuk e formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 20 prill, atëherë këtë do ta bëjnë vetë, në mënyrë të njëanshme përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.
Deputeti Simiq thotë se Lista Serbe kërkon që Asociacioni të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe se formimi i saj është obligim të cilin autoritetet e Kosovës e kanë pranuar në Bruksel.
“Fatkeqësisht, paralajmërimet të cilat po i dëgjojmë në media kohët e fundit, flasin se nuk ekziston dëshirë e sinqertë që marrëveshja të zbatohet, por qëllimi është që të bëhet lojë me disa trupa të ri, të cilët marrëveshja nuk i parasheh. Kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe këshilltarët e komunave kanë thënë qartë se presin që Prishtina ta përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes. Prandaj, të presim deri më 20 prill që të shohim se cilat do të jenë veprimet e Qeverisë në Prishtinë”, thekson Simiq.
Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë theksuar më herët se autoritetet e Kosovës “dëshirojnë ta formojë Bashkësinë, e cila do të ngjante në diçka boshe”.
Ndërkaq, më zyrtarët e Qeverisë së Kosovës patën deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe nga institucionet legale të Kosovës./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës