Ankthi i Arsen Gasanovit ka filluar një pasdite në fund të shkurtit të vitit 2016, dhe ky ankth nuk ka përfunduar ende.
Në ditën e fundit të muajit shkurt, Gasanov, ishte nisur për të marrë nga shkolla një nga gjashtë fëmijët e tij dhe pasi kishte arritur 40 minuta më herët, ai vendosi të ndalej te një xhami.
Një polic e ndaloi atë, i kërkoi pasaportën e tij dhe e shoqëroi për në stacionin policor në Sovetsky.
Kur arritën në stacionin policor, ai gjeti dhjetëra të rinj aty, që të gjithë po merreshin në pyetje, fotografoheshin dhe u merreshin shenjat e gishtërinjve.
“Ata më pyetën se sa gjatë kisha që shkoja në xhami dhe çfarë myslimani isha”, kujton Gasanov. Ata, po ashtu, e kishin pyetur se në cilën xhami shkonte ai.
Gasanov nënshkroi një deklaratë, por refuzoi t’i jepte shenjat e gishtërinjve dhe çuditërisht ai u la i lirë.
Më vonë, Gasanov e kuptoi se emri i tij ishte vendosur në listën sekrete të terroristëve, si “ekstremist” potencial.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se lista është krijuar në bazë të dy urdhrave të lëshuar nga ministri i Brendshëm i Daghestanit, në periudhën 2015 – 2016.
“Asnjëri nga këta urdhra nuk është bërë publik”, tha avokatja Galina Tarasova, nga qendra për të drejtat e njeriut “Memorial”, e cila po përfaqëson Gasanovin.
Pasojat e të qenët në këtë listë, janë të pakëndshme, tha Tarasova.
Pas padive nga Qendra “Memorial”, ministri i Brendshëm i Daghestanit Abdurhadid Magomedov, njoftoi në fillim të vitit 2017 se lista ishte anuluar dhe të gjitha të dhënat ishin shkatërruar.
Tarasova tha se pas këtij njoftimi, ndalimet u zvogëluan, por kurrë nuk u ndalën.
“Tani është më e vështirë të luftojmë. Lista nuk ekziston tashmë, por mënyra e sjelljes së policisë nuk ka ndryshuar. Dhe, ky është rasti me Arsen Gasanovin”, theksoi Tarasova.
Gasanov ka diplomuar në Akademinë Artistike “Dzhemal” dhe në Universitetin Pedagogjik në Dagestan, si argjendar. Pas diplomimit, ai u zhvendos në Moskë, ku jetoi për 10 vjet.
Rreth 15 vjet më parë, ai filloi herë pas here të vizitonte xhaminë, sikurse shumica e personave në këtë republikë ku më shumë se 80 për qind e popullsisë është myslimane.
Megjithatë, Gasanov thekson se as ai, as ndonjë nga të afërmit e tij, nuk ka praktikuar ndonjë formë radikale të islamit.
Në tetor të vitit 2016, oficeri policor Murad Khalayev shkoi në shtëpinë e Gasanovit. Ai shpjegoi se prej asaj kohe ai e thërriste çdo javë për të kuptuar se çfarë po bënte Gasanov.
Ndërsa më vonë, kërkoi nga Gasanov të shkonte në stacionin e policisë për të dhënë shenjat e gishtërinjve, ADN-në dhe mostrat e zërit.
Pas një kohe Gasanov e kishte kuptuar se ishte në listën e “ekstremistëve” dhe ishte drejtuar për ndihmë te grupi për të drejtat e njeriut “Memorial”.
Derisa Gasanov ishte në qendër për ndihmë, ai kishte pranuar një mesazh nga oficeri Khalayev duke i thënë se kishte ngritur urdhër-arrest kundër tij. Kjo nuk kishte ndodhur, ndërsa Gasanov kishte denoncuar oficerin.
Edhe pas padisë, thirrjet nga policia kanë vazhduar për Gasanovin, duke i thënë se ai duhet të paraqitej para “komisionit” në Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që të largohej nga lista e terrorizmit.
RFE/RL-ja ka tentuar të kontaktojë ministrin e Brendshëm rus, por ai nuk është përgjigjur.
Derisa Gasanov përballet me këtë ankth, ai frikësohet se një ditë mund të zhduket dhe të lërë familjen së bashku me gjashtë fëmijët e tij./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite