Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” deri tani 4 figura publike shqiptare. Spikat në këtë listë ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin vendimi u publikua këtë të mërkurë.
“Sot, po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetjake dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjet antikorrupsion dhe masat e përgjegjshmërisë. Me këtë përcaktim, unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë. Ky përcaktim, thotë deklarata, – bëhet në bazë të Rregullores 7031 (c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Financimeve, 2021. Përveç Berishës, përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e DASH për Berishën dhe familjen e tij.
Lalla, i përfshirë në raste madhore korrupsioni
Departamenti i Shtetit i ndaloi në shkurt të 2018-ës hyrjen në SHBA ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij duke e akuzuar për korrupsion. Njoftimin e bëri publik në atë kohë sekretari i shtetit Rex Tillerson, ku theksohej se ky vendim merrej për shkak të përfshirjes së z. Llalla në korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.
Vendimi thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. “Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht”, thuhet në deklaratën e DASH. Përveç Llallës, Sekretari Tillerson ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
Gjatë periudhës që drejtoi organin e akuzës, Llalla është akuzuar se nuk ka vepruar kundër korrupsionit dhe është përplasur publikisht me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë për shkak të pozicioneve mbi reformën në drejtësi. Duke folur në një konferencë të shoqërisë civile në shkurt 2017, ambasadori amerikan Donald Lu, e akuzoi publikisht Llallën se po pengonte reformën.
Pas akuzave të drejtpërdrejta të ambasadorit të SHBA-së, Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj me një deklaratë për shtyp ku e akuzonte përfaqësuesin amerikan në Tiranë se po ushtronte shantazh me pikëpamje “sorosiane”. Përplasja e fortë me ish-ambasadorin Donald Lu duket se i kushtoi ish-kryeprokurorit, jo vetëm mohimin e vizës për të dhe familjen e tij, por edhe nisjen e një hetimi më 15 mars të 2018-ës nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.
Tom Doshi, jo vetëm korrupsion, por edhe shkelje e të drejtave të njeriut
Në 16 prill 2018, DASH njoftoi edhe ndalimin e hyrjes në SHBA për Tom Doshin, atëherë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe familje së tij. Në rastin e Doshit, arsyeja për këtë vendim nuk ishte vetëm përfshirja në korrupsion. “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”, thuhej në njoftimin e atëherëshëm të DASH.
Dako si Doshi, “non grata” për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut
Në 30 korrik 2019, Departamenti i Shtetit njoftoi edhe ndalimin e hyrjes në SHBA për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe anëtarëve të familjes së tij. Ashtu si në rastin e Doshit, edhe në rastin e Dakos, arsyeja nuk është vetëm korrupsioni, por edhe shkelja e të drejtave të njeriut. “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës”, thuhet në njoftimin e DASH./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova