LAJMI I FUNDIT:

Lista e veturave që më së lehti hakohen dhe vidhen – mësoni a është vetura juaj në këtë listë? (Foto/Video)

Lista e veturave që më së lehti hakohen dhe vidhen – mësoni a është vetura juaj në këtë listë? (Foto/Video)

Një hulumtim i realizuar së fundmi nga ekspertë të automobilizmit, ka përpiluar një listë të veturave që më së lehti mund të hakohen dhe vidhen nga hajnat.

Veturat që figurojnë në listë konsiderohen që më së lehti mund të hakohen, ku hajnat përdorin “teknika” të ndryshme për t’i vjedhur për pak sekonda, transmeton Telegrafi.

Vetëm në Britani të Madhe gjatë këtij viti janë vjedhur plot 85 mijë vetura, edhe pse pronarët e tyre i kishin në xhepa çelësat e veturave.


Më poshtë mund ta gjeni listën e veturave që më së lehti mund të vidhen në Britani, ndërsa kjo listë është përpiluar nga kompania gjermane ADAC.

Dhe duket se pronarët e veturave BMW dhe Audi janë ndër më të rrezikuarit nga hajnat. /Telegrafi/

Lista e plotë e veturave:

Audi: A3, A4, A6

BMW: 730d

Citroen: DS4 CrossBack

Ford: Galaxy, EcoSport

Honda: HR-V

Hyundai: Santa Fe CRDi

Kia: Optima

Lexus: RX 450h

Mazda: CX-5

Mini: Clubman