LAJMI I FUNDIT:

Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia

Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia

Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina për më shumë se dy javë u mbajt në paraburgim në Maqedoni, pas ndalimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, me kërkesë të Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, njofton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni më herët ka biseduar me avokatin e tij mbrojtës, Naser Raufi i cili ka thënë se është çështje orësh lirimi i Morinës nga burgu dhe tani pritet që vendimin për lirimin e tij Ministria e Drejtësisë ta çojë tek burgu “Shkupi”.

Tomor Morina është liruar pasditen e 14 gushtit, me vendim se Serbia nuk i ka plotësuar kërkesat juridike për ekstradimin e tij, me akuzën për krim ndaj njerëzimit në luftën e vitit 1998.


“Jam këtu tek dyert e burgut duke e pritur të del” tha Raufi për Telegrafin.

Morinës i hiqet masa e paraburgimit, ndërsa Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masë kujdesi

Më herët brenda ditës, Gjykata e Lartë vërtetoi vendimin e gjykatës për mos ekstradim të Morinës. Më herët, Maqedonia ka ndaluar edhe Gafur Dugollin për të njëjtën arsye, me kërkesë të Serbisë për krim ndaj njerëzimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori