Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar me kusht nga burgu, pas vendimit të marrë këtë të martë nga Gjykata e Fierit.

Salianji kishte përfunduar 2/3 e dënimit të dhënë ndaj tij në shtator të vitit 2024.


Shërbimi i provës paraqiti një raport pozitiv mbi sjelljen e tij gjatë vuajtjes së dënimit, i cili u konsiderua vendimtar për lirimin e parakohshëm. Edhe prokurori i çështjes u shpreh dakord në seancën gjyqësore për pranimin e kërkesës së Salianjit.

Vendimi u ekzekutua menjëherë pas shpalljes dhe ish-deputeti la qelitë e burgut nën masën e lirimit me kusht. /euronews/