Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, më në fund është i lirë. Ai kishte gati dy vite (20 muaj) në paraburgim, pas akuzave për fshehje parash me qëllim mospagimin e taksave.
Barcelona e pati deklaruar blerjen e Neymar në shifrën e 56 milionë eurove. Pas hetimeve nga prokuroria spanjolle u zbulua se shifra e vërtetë e transferimit të brazilianit nga Santosi ishte gati 93 milionë euro, transmeton KP.
Megjithatë, për ish-presidentin nuk ishte marrë një vendim përfundimtar pasi duheshin akoma më shumë prova bindëse për burgimin e tij.
Pas plot dy vitesh hetime nga autoritetet vendase nuk është gjetur asnjë prove, që e bind gjykatën të marrë një vendim përfundimtar.
Kështu kjo e fundit ka marrë vendimin e lirimit të Rosell pas dy vitesh zvarritje nëpër gjyqe.