Ngjarja e cila kishte shkaktuar reagime të shumta nga të dyja shtetet sot mori epilogun përfundimtar nga gjyqësori i vendit.
Valon Jashari, Gazmend Xhemshiri, Gazmend Lakna, Skender Jashari, Abdullah Zogaj, Enver Musolli, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qëndrim Rexhaj, nëntë akuzuarit për kryerjen e veprave terroriste e pjesëmarrjen në grup terrorist ndaj policëve serbë në Dobrosin, u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Përveç këtyre dy veprave penale, katër nga nëntë të akuzuarit, ngarkoheshin edhe me veprën e tretë penale- atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
E për këtë vepër penale, trupi gjykues në krye me gjykatësin Zyhdi Haziri nxorën aktgjykim refuzues.
Kjo lëndë gjyqësore ndaj të akuzuarve për këtë sulm e ngritur nga prokuroria e EULEX-it ishte kthyer në rigjykim në Gjykatën e Gjilanit nga Gjykata Supreme përmes aktgjykimit së lëshuar më 19 prill të vitit 2016, derisa në vitin 2013 të akuzuarit qenë dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me një total prej 60 vjetësh burgim.
Në mes datave 17 maj dhe 7 tetor 2012 punkti i policisë serbe në Dobrosin të Bujanocit ishte sulmuar tri herë radhazi me armë zjarri.
Pak kohë pas incidentit, nën urdhrat e prokurorëve të EULEX-it, policia arrestoi këta nëntë persona si të dyshuar për këto sulme.
Të nëntit u akuzuan nga prokuroria se gjatë periudhës prej 29 prillit 2012 kanë pasur për qëllim që ta shtyjnë Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në rajonin e Bujanovcit, pjesëtarët e policisë serbe të kombësisë shqiptare të lënë vendin e tyre të punës, si dhe komunitetin ndërkombëtar të vendosë forcat paqeruajtëse në rajon.
Sipas kësaj, prokuroria pretendonte se të akuzuarit kishin kryer vepra terroriste duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm më 28 qershor 2012 rreth orës 4.00- 4.30 pasdite, kur ishin në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrativ në mes Kosovës dhe Serbisë,.
Atë ditë, sipas aktakuzës qëllimisht dhe në bashkëkryerje të akuzuarit kanë gjuajtur jo më pak se 157 fishekë nga tri armët e poseduara në mënyrë të paligjshme të kalibrit 7.62 mm në stacionin e Policisë Kufitare Serbe, që gjendet rreth 300-400 metra larg nga linja e kufirit administrativ, afër fshatit Dobrosin (Serbi), duke rrezikuar jetën e policit serb Branislav Markoviq dhe jetën e zyrtarëve të tjerë.
Më tej, prokuroria pretendonte se ata në mënyrë të paligjshme kanë poseduar së paku një armë të llojit “TT” të kalibrit 7.62 mm, dy armë automatike AK 47 të kalibrit 7.62 mm, dy armë automatike AK 47 të kalibrit 7.62x 39 mm, një mitraloz të lehtë të kalibrit 7.62×54 mm, dy pushkë snajper të kalibrit 12.7 mm dhe një raketahedhës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Shkupi dhe Sofja nuk kanë bërë as edhe një hap drejt zhbllokimit të eurointegrimit të vendit

Hoxha: Disa nga kandidatët në listat e zgjedhjeve mund të arrestohen para 11 majit

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker