Liria ka reaguar ashpër pas ndeshjes me Dritën, të cilën e humbi 4:3.

Prizrenasit insistojnë që janë dëmtuar nga gjyqtari Besfort Kosumi.


Po ashtu, Liria ka kritikuar edhe dhunën e tifozëve të Dritës.

Gjilanasit fituan me një gol të dyshimtë në minutat shtesë.

Klubi nga Prizreni ka dërguar një reagim në adresë të Gazetës Olle.

FB IMG 1511086370406

“Ishte një ndeshje e rëndë pasiqë pos arbitrimit tendencioz, pati edhe sulm me gurë ndaj tifozëve prizrenas, Arpagjikëve, në përfundim të pjesës së parë.

U desh që të ndërhyjë policia për të qetësuar situatën. Arpagjik’t, respektuan marrëveshjen për të lëshuar stadiumin në Gjilan, para përfundimit të ndeshjes, por ata duke dalur nga qyteti, u sulmuan me gurë dhe u dëmtua autobusi i tyre, duke iu thyer xhamat.

Liria, mbetet me shpresë se ky rast do të jetë në tavolinën e diskutimeve të zyrtarëve të thirrur për ndarjen e drejtësisë, përkatësishtë komisonit përkatës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

telegrafi sport app