LAJMI I FUNDIT:

Liri kudo në Zvicër

Liri kudo në Zvicër

Prodhuesi më i madh i produkteve të konditorisë në Kosovë, LIRI tanimë pushton edhe tregun Zviceran.

Përveç tregjeve si në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Gjermani, Suedi, Itali dhe Britani të Madhe kompania Liri tanimë produktet si “CREMA CARAMEL” dhe LLOKUM “ARTA” i ka radhitur në raftet e zinxhirit më të madh të supermarketeve “Coop” kudo në Zvicër.

“Liri” si brend për herë të parë është themeluar në vitin 1985 në Prizren, themelimi i tij ishte kulmimi i një tradite familjare e tre gjeneratave, e cila ka filluar nga viti 1948. Me mbi 121 artikuj, LIRI konkuron në segmentet e tregut për llokuma, biskota, vaferi, çokollata, bonbona, halvë dhe karamele.

Supermarketet e “Coop” gjenden kudo në Zvicër, me mbi 2 200 dyqane në formate të ndryshme që nga 30 metra katrorë deri në Megastore me 8 000 metra katrorë në mënyrë që të ju shërbejë klientëve për çdo nevojë në vendin e duhur në kohë të duhur. Përveç formateve të specializuara siç janë dyqanet e Coop City në vende të favorshme për konsumatorë, shitore për ndërtim dhe hobi, përfshirë qendrat e kopshtit, farmacitë e Coop Vitality, restorantet Coop dhe dyqanet Pronto, rrjeti përmban gjithashtu formate të shumta të specializuara si Interdiscount dhe Toptip që nuk paraqesin logon Coop. Përpos shitoreve, COOP ofron edhe mundësi blerjeje online.

“Liri” gjithnjë kujdeset t’ju shoqëroj në çastet tuaja të ëmbla kudo në botë. /Telegrafi/

Artikull i Sponzoruar