Komuna e Lipjanit ka marrë disa vërejtje nga Auditori Gjeneral sa i përket prokurimit dhe shfrytëzimit të mjeteve publike.
Sipas të dhënave të raportit të Auditimit, Komuna e Lipjanit disa projekte i ka kontraktuar për vendosje të gypave të betonit, derisa i ka vendos gypa të metalit të ndryshkur apo të plastikës.
“Te kontrata “Ndërtimi i rrethojës së SHFMU Ernes Koliqi në Babush paralelja e ndarë në Gadime të ulët” me vlerë 17 mijë e 234 euro, kemi identifikuar pozicione që ishin pranuar dhe paguar jo në përputhje me paramasën dhe para llogarinë. Sipas paramasës pozicioni 9 furnizimi dhe vendosja e gypave ø400mm nga betoni së bashku me rërë që shërben për mbështjellje në gjatësi prej 3 metra 13€/metër = 39euro, kemi identifikuar se vendosja e gypave ishte e metalit të ndryshkur dhe jo të betonit siç kërkohej me kontratë. Tek pozicioni numër 10 vendosja e gypave ø200mm nga betoni së bashku me rërë që shërben për mbështjellje të gypave prej 4 metra*10/metër =40€, ne kemi konstatuar se ish in vendosur gypa të plastikës, e jo të betonit siç ishte paraparë në kontratë”, thuhet në raportin e auditimit.
Po ashtu, sipas këtij raporti, komuna ka kontraktuar derën lëvizëse me lëvizje paralele nëpër binarë me lartësi 1.8 metra, derisa e njëjta është ndërtuar me lartësi 1.4 metra.
“Tek pozicioni numër 5 furnizimi dhe montimi i derës lëvizëse me lëvizje paralele nëpër binarë me lartësi 1.8 metra dhe gjatësi prej 4.5 metra, me vlerë 280 euro, kemi vërejtur se lartësia ishte 1.4 metra, e jo siç parashihej me kontratë 1.8 metra. Këto pozicione ishin paguar sipas kontratës dhe paramasës dhe parallogarisë me dosje të tenderit dhe sipas situacionit për punët kryer të pranuar nga mbikëqyrësi i projektit. Gjatë ekzaminimit fizik të punëve në terren për kontratën “Ndërtimi i rrethojës në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan” kemi vërejtur pozicione që ishin pranuar dhe paguar jo në përputhje me parama sën dhe parallogarinë. Pozicioni nr. 6“Furnizimi dhe montimi i rrethojës së oborrit nga metali” sipas paramasës dhe parallogarisë është dashtë të jetë 260m,”. Gjatë ekzaminimit fizik kemi identifikuar se ajo ishte ndërtuar në gjatësi 248m. Te pozicioni nr. 4, “Furnizimi dhe betonimi i themelit” kemi vërejtur se armatura e vendosur në zogël ishte vendosur ø 10 e jo ø 12 siç kërkohej me paramasën dhe parallogarinë. Rreziku Rastet e mësipërme tregojnë për dobësi në procesin e prokurimit. Prania e dukurive të tilla gjatë planifikimit dhe ekzekutimit nuk është në pajtim me rregullat e prokurimit”, thuhet në raport.
Po ashtu, sipas këtij raporti, mbikëqyrja jo e duhur nga organi mbikëqyrës dhe pagesa e ekzekutuar në tërësinë e shumës së kontraktuar, duke krahasuar me punët të pranuara, reflekton në dëmtimin financiar të buxhetit të komunës.
Për këtë, auditori ka rekomanduar kryetarin e Komunës që të sigur ojë se është kryer një shqyrtim për të përcaktuar pse në rastet e mësipërme kërkesat e prokurimit nuk janë zbatuar me konsistencë si dhe të vendosen kontrolle të shtuara tek mbikëqyra e projekteve në mënyrë që punimet të kryhen sipas paramasës dhe parallogarisë së kontraktuar.
Raporti i auditimit ka dhënë vërejtje për Komunën e Lipjanit edhe sa i përket menaxhimit financiar dhe prokurimit.
“Për komunën, prokurimi mbetet shqetësim i madh, ku nuk janë duke u zbatuar rregulloret duke rezultuar në vlerë të dobët të arritur për para, si dhe dobësi në mbikëqyren e projekteve kapitale. Fushat tjera ku nevojiten më shumë përmirësime janë të hyrat nga dhënia me qira e pronës komunale, lejet e ndërtimit, si dhe vendosja e kritereve të matshme me rastin e subvencionimit”, thuhet në raport.
Ndërkohë, auditori e ka vlerësuar shpenzimin e buxhetit për vitin 2015, i cili e ka arritur vlerën prej 96 për qind, e cila kra hasuar me vitin paraprak që ka qenë 91 për qind është vlerësuar si sukses. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Oferta që nuk duhet të humbisni - 3000€ zbritje, 0% interes dhe 7 vjet garancion në Kia Sportage Automatik

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

Sëmundja “Afta Epizootike”, AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria

EA7 hap dyqanin e parë në Kosovë dhe prezanton koleksionin Pranverë/Verë 2025

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje