LAJMI I FUNDIT:

Lindon Emërllahu shpallet ‘Ylli i javës’ së 13-të në Albi Mall Superligë

Lindon Emërllahu shpallet ‘Ylli i javës’ së 13-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 13-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Lindon Emërllahu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e trembëdhjetë t’i takojë Lindon Emërllahut, i cili me lojën e tij kreative në mesfushë ishte kontribuesi më i madh në arkëtimin e tre pikëve të skuadrës së tij, FC Ballkani, që mposhti FC Malishevën me rezultat 1:0, kështu duke ruajtur kryesimin në tabelën e Albi Mall Superligës.


Pasi mori këtë çmim, Emërllahu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:

“Vlerësimi si më i miri i javës është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për punën e mëtejshme. Loja kundër Malishevës ishte shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, sepse ishim të vetëdijshëm që po ndesheshim me një skuadër me shumë cilësi, por megjithatë ne treguam forcën tonë si grup dhe në momentet vendimtare të ndeshjes ishim më të mirë”.

“FC Ballkani do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës edhe më tutje, sepse na pret një rrugë e gjatë deri në fund të kampionatit për t’u rikonfirmuar si kampion” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori