LAJMI I FUNDIT:

Lindja e Mesme ua bojkoton produktet, Franca kërkon të ndalen veprimet e tyre

Lindja e Mesme ua bojkoton produktet, Franca kërkon të ndalen veprimet e tyre

Franca u bëri thirrje sot vendeve të Lindjes së Mesme të ndalojnë së bojkotuari produktet franceze.

Përmes një deklarate për shtyp, ministria e jashtme franceze, njoftoi se ditët e fundit kishte pasur thirrje për bojkot të produkteve franceze, veçanërisht ushqimit, në disa vende të Lindjes së Mesme, si dhe thirrje për demonstrata kundër Francës pas botimit të vizatimeve satirike të Profetit Muhamed.

“Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet ndaj vendit tonë”, shkruante në njoftim, raporton aljazeera.


Zinxhirët me pakicë nga disa vende arabe bënë thirrje për bojkot të produkteve franceze, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se vendi i tij nuk do të hiqte dorë nga karikaturat e Profetit Muhamed.

Presidenti francez e bëri deklaratën gjatë ditës së enjte në një mbledhje përkujtimore për nder të profesorit, Samiel Patit, të cilit iu pre koka nga një islamik radikal nga Çeçenia sepse u shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed studentëve të tij në një shkollë të mesme në periferi të Parisit.

Agjencia e lajmeve Anatolia raporton se zinxhirët tregtarë në Katar dhe Kuvajt kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve franceze. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori