Site icon Telegrafi

Linda Halimi tregon reagimin e saj kur një burrë i shkroi mesazh se do të linte gruan e fëmijët për të

Foto: Linda Halimi/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Më së shumti nga të gjitha, ajo duket se preferon aplikacionin TikTok, që ka obsesionuar tashmë përdoruesit në mbarë botën.

Të shpeshta janë videot që Linda ndan me ndjekësit e saj, dhe të njëjtat nuk heziton që t’i shpërndajë edhe në platformat e tjera të rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Si rrallë herë, Linda Halimi publikon video me bashkëshortin e saj

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Ëndërroja” publikoi në Instagram një video satirike, ku tregonte kinse mënyrën se si do të vepronte pas një mesazhi të çuditshëm që ka marrë nga një fans.

Ajo shkroi se në DM të Instagramit, një person i kishte dërguar asaj një mesazh privat duke i thënë se do ishte në gjendje të linte gruan dhe fëmijët për të.

Në videon satirike, Linda teksa shfaq trupin e saj të tonifikuar me bikini, ajo improvizon me shaka se si do t’i drejtohej personit në fjalë, pas adresimit të një kërkese të tillë qesharake.

Përndryshe, këngëtarja nga Vitia i ka të shpeshta paraqitjet provokuese përmes imazheve dhe videove në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version