Limak Kosovo lanson iniciativen Global Engineer Girls (GEG) në Kosovë me partnerin strategjik United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë.
Synimi kryesor i GEG është të ofrojë mbështetje efektive dhe të rrisë përfaqësimin e grave në fushën e inxhinierisë në Kosovë. Kosova ka shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së grave në punë në rajon me vetëm 22.5% të grave që janë pjesëmarrëse aktive. Për ato që janë të punësuara, ekziston një ndarje e qartë në llojin e profesionit, pasi arsimi, dhe kujdesi shëndetësor përfaqësojnë sektorët kryesorë që punësojnë gratë (51%); ndërsa tregtia, ndërtimi dhe prodhimi janë sektorët më të zakonshëm të punësimit për burrat (42.3%). Konsiderohet se vetëm rreth 9% e vendeve të punës në lidhje me energjinë plotësohen nga gratë. Këto pabarazi fillojnë në nivelin arsimor pasi gratë janë më pak të përfaqësuara në programet arsimore STEM, veçanërisht në ato që lidhen me Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Inxhinierinë.
GEG Kosovo synon të zvogëlojë këto pabarazi përmes mbështetjes së studenteve të regjistruara në arsimin inxhinierik në universitetet publike, duke ofruar bursa dhe casje në programet e mentorimit, mundësitë e rrjetëzimit dhe kurset për zhvillim personal dhe profesional. Studentet të regjistruara në inxhinieri kanë të drejtë të aplikojnë online, duke plotësuar një formular të thjeshtë aplikimi në dispozicion në kosovo.globalengineergirls.com. Periudha e aplikimit do të fillojë më 26 dhjetor dhe do të mbyllet më 15 janar.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare që sot lansoj GEG në Kosovë. Shpresoj se GEG Kosovo do të ndihmojë në krijimin e një të ardhmeje më të ndritshme, të qëndrueshme dhe më të mirë për gratë e reja inxhiniere në Kosovë”, tha Ebru Özdemir, Kryetare e Grupit të Kompanive Limak dhe themeluese e Global Engineer Girls. “Përvoja jonë në Turqi tregoi qartë se si projekti ka kontribuar në zhvillimet profesionale por edhe personale të kandidateve të reja të inxhinierisë. Tani është koha që këtë përvojë ta ndajmë me të rinjtë në Kosovë”, shtoi ajo.
“Si anëtarë i Limak Group, ne jemi vazhdimisht duke punuar për të rritur aksesin dhe diversitetin në inxhinieri. Me fillimin e GEG Kosovo, ne duam të inkurajojmë dhe aftësojmë vajzat dhe gratë e reja që të ndjekin arsimin dhe karrierën brenda STEM, me një fokus të veçantë në inxhinieri”, tha Haldun Kokturk, Kryeshefi Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Për nisjen fillestare të iniciativës, GEG Kosovo ka filluar partneritetin me tre universitete publike, duke mbuluar programet bachelor, ndërsa projekti do të zgjerohet më tej për të arritur të gjitha vajzat në Kosovë të interesuara për të zhvilluar karrierë inxhinierike në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
“Gratë në Kosovë, janë më shumë se burrat në numër sa i përket regjistrimit dhe diplomimit në arsimin e lartë. Megjithatë, në fushat STEM burrat vazhdojnë të dominojnë si në arsimin inxhinierik ashtu edhe në tregun e punës. Mbyllja e hendekut gjinor STEM është imperativ për të përmirësuar perspektivat ekonomike për gratë në Kosovë dhe për të shfrytëzuar përvojat dhe perspektivat e grave në gjenerimin e zgjidhjeve inovative. UNDP ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Limak-un për t’u ofruar grave mundësi të reja mësimi dhe rrjetëzimi. Shpresojmë që GEG do të kontribuojë në mbylljen e hendekut gjinor STEM në Kosovë”, tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.
Ndikimi afatgjatë i pritshëm i projektit është të rrisë punësimin me cilësi të lartë të grave dhe të avokojë për parimet e barazisë gjinore në profesionet e ndryshme inxhinierike në Kosovë për të përmirësuar gjithëpërfshirjen e rritjes ekonomike.
Global Engineer Girls është një nismë ndërkombëtare filantropike e cila u lansua në vitin 2015 në Turqi. Fillimi i GEG u drejtua nga kultura e Grupit të Kompanive Limak dhe nga angazhimi i thellë personal i kryetares së saj, Ebru Özdemir për përmirësimin e përfaqësimit të grave në STEM.
Për më shumë informacion mbi GEG Kosovo, programet dhe universitetet në dispozicion, ju lutemi vizitoni:
kosovo.globalengineergirls.com
KONTAKTET:
Global Engineer Girls Kosovo
Valentina Gara, Program Manager
Nr.tel: +38349911411
E-mail: vgara@limakkosovo.aero
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë