Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka vizituar shqiptarët në veri të Kosovës.

Ai ka bashkëbiseduar me qytetarët e fshatrave të Cerajes, Koshtovës e Vllahisë.


Limaj me këtë rast u ka premtuar kujdesin e shtetit, sepse siç tha ai, ata janë të harruar deri më tash.

Ai po ashtu ka premtuar investime të fuqishme në bujqësi dhe blegtori në atë pjesë.

Kujtojmë se partia e Limajt ka hyr në koalicion me PDK-në e Kadri Veseli dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, koalicion ky që në garë për Kryeministër ka Ramush Haradinajn.

Vendi shkon në zgjedhje më 11 qershor, pasi Qeveria 'Mustafa' u rrëzua në Parlament përmes mocionit të opozitës.

18945196 10154762299632029 1978084547 n 1496776162 7056408

18985350 10154762298767029 1288266895 n 1496776159 348189

19024433 1163449257133330 11845574 o