LAJMI I FUNDIT:

Limaj pas vendimit të Apelit: Fundi i një persekutimi të pashembullt

Limaj pas vendimit të Apelit: Fundi i një persekutimi të pashembullt

Gjykata e Apelit ka rikonfirmuar pafajësinë e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në rastin e njohur si MTPT.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar Fatmir Limaj, i cili ka thënë se Gjykata e Apelit, sot vulosi edhe njëherë pafajësinë e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në rastin e njohur si MTPT.

Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se vendimi i sotëm është fitore e drejtësisë dhe shpresë për të gjithë njerëzit që nuk duhet të dorëzohen në kërkim të drejtësisë.


Postimi i plotë i Limajt:

Gjykata e Apelit sot vulosi edhe njëherë pafajësinë time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në rastin MTPT.

Sot është fundi i një persekutimi të pashembullt, i një rasti të orkestruar nga individë të cilët, në pamundësi për t’u ballafaquar me argumente e fakte, fabrikuan prova për të më përlyer mua dhe familjen time.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit është fitore e drejtësisë dhe shpresë për të gjithë njerëzit që nuk duhet të dorëzohen në kërkim të drejtësisë. Vendimi i Apelit është goditje për segmente të caktuara brenda sistemit të drejtësisë, të cilat kanë qenë të thirrura për të vënë drejtësi, por i shërbyen grupeve të ndryshme të interesit për t’i goditur njerëzit që me tërë qenien kanë qenë në të drejtën e Zotit dhe ligjit dhe në shërbim të vendit.

Që nga vitit 2003 jam përballur me procese gjyqësore, por asnjëherë nuk jam dorëzuar, i bindur që në çdo periudhë i kam shërbyer me devotshmëri vendit.

Kam besuar në Zot dhe drejtësi dhe kam punuar fort që para qytetarëve të dëshmoj se i kemi shërbyer vendit me pastërti e dashuri dhe, siç e vërtetoi edhe vendimi i Gjykatës, në respekt të ligjit.

Drejtësia e pavarur e pandikuar, siguria juridike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë angazhimi dhe përkushtimi im kryesor. Falënderoj çdo qytetar të këtij vendi që besuan në fjalën time, më mbështetën dhe qëndruan afër në kohërat më të vështira për mua dhe familjen time.

Zoti na ndihmoftë në angazhimet në punë të mira për vendin tonë.

Bashkë për fitore të reja!

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori