LAJMI I FUNDIT:

Limaj pas takimit me deputetin gjerman Wadephul: Shumë shpejt do të merr fund çështja e vizave

Limaj pas takimit me deputetin gjerman Wadephul: Shumë shpejt do të merr fund çështja e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është deklaruar pas takimit që ka pasur në Gjermani, me deputetin Johann Wadephul, deputet në Bundestag, nënkryetar i fraksionit CDU-CSU dhe raportues për Ballkanin Perëndimor.

Limaj në një konferencë për media, tha se në takim me deputetin Wadephul kanë biseduar rreth mbajtjes së Samitit të Berlinit, si dhe tema tjera të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

“Kemi biseduar rreth Samitit të Berlinit, dhe Samitit të Parisit që pritet të mbahet së shpejti, në takim kemi biseduar  për tema më rëndësi siç është çështja e taksës, dialogut me Serbinë e tema të tjera. I sigurova edhe një herë në emër të Qeverisë që ne duam ta përmbyllim çështjen e dialogut me Serbinë.
Në Samitin e Berlinit janë larguar nga tavolina të gjitha idetë që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Limaj para mediave, transmeton Telegrafi.


Limaj ka theksuar se angazhimi i Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi, jep siguri.

Në fund, zëvendëskryeministri ka thënë se beson që shumë shpejt do të merr fund çështja e liberalizimit të vizave.

Limaj ka udhëtuar sot për në Gjermani, ai pritet të zhvillojë edhe takime tjera të rëndësishme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori