LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar sovranitetin e Kosovës

Limaj: Nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar sovranitetin e Kosovës

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj e ka paraqitur Platformën për dialog, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet.

Limaj ka thënë se parimet e së njëjtës do të jenë udhërrëfyese për këtë proces .

“Ne si delegacion shtetëror besojmë që Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së bisedimeve. Parimet e Platformës do të jenë udhërrëfyese për këtë proces. Dialogu do të jetë plotësisht transparent dhe do t’i raportohet Kuvendit”, tha Limaj.


Ai theksoi se Kosova shkon në Bruksel për ta afirmuar shtetësinë, dhe jo për të negociuar atë.

“Ne shkojmë në Bruksel jo për të negociuar shtetin tonë, por për të afirmuar shtetin tonë. Ne shkojmë në Bruksel për t’i dhënë mundësinë të dy vendeve për integrime evropiane. Jam i bindur që Kosova në dialogët e deritanishme ka ditur ta nxjerrë më të mirën për vendin e vetë, dhe jam i bindur që me unitet të nxjerrim më të mirën edhe nga ky proces”, tha tutje ai.

Limaj pati disa fjalë edhe për refuzimin që po bëhet nga opozita për platformën e dialogut, si dhe sjelljet e tyre në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori