LAJMI I FUNDIT:

Limaj merr pjesë në zbulimin e përmendores së Shën Terezës në Trevizo të Italisë

Limaj merr pjesë në zbulimin e përmendores së Shën Terezës në Trevizo të Italisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në inaugurimin e monumentit të Shën Nënë Terezës, në Trevizo të Italisë.

Më këtë rast, Limaj ka vlerësuar lartë figurën e Shën Terezës.

Ai ka thënë se përurimi simbolik i Shën Terezës tregon edhe njëherë zemrën e madhe dhe shpirtin e madh të një kombi të vogël i cili ka nxjerrë një bijë kaq të madhe, e cila, siç thotë Limaj i ka shërbyer gjithë njerëzit me shembullin dhe kontributin e saj.


“I ka shërbyer njerëzve në nevoje me dashuri për ata që kanë pasur nevoje dhe ka qenë afër tyre që kanë pasur nevoje. Këtë përmendore e bën edhe me madhështore që jemi në vitin e Skënderbeut heroit tonë kombëtar, i cili i jep kuptim qenies tonë kombëtare dhe është identiteti ynë kombëtar”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se të gjithë ata që kanë bërë të mundur ngritjen e kësaj përmendore e kanë nderuar jo vetëm figurën e shenjtë të saj, por edhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Limaj ka falënderuar edhe autoritetet italiane të cilat kanë bërë të mundur që mërgimtarët tanë në Itali të jenë të organizuar dhe të kenë kushte për të kultivuar traditën e tyre.

Limaj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka falënderuar iniciuesit e këtij projekti. Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe zëvendësministrat Anton Berisha, Gjergj Dedaj e Afrim Bekteshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori