LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Marrëveshja është e re, kufiri me Malin e Zi do të rishikohet në çdo metër

Limaj: Marrëveshja është e re, kufiri me Malin e Zi do të rishikohet në çdo metër

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se aneks-marrëveshja e Kosovës me Malin e Zi për Demarkacionin është një marrëveshje e re që parasheh rishikim të kufirit – “metër për metër”.

Sipas Limajt, tani pa presionin e kohës do të punohet për gjetjen e gabimeve, nëse ato ekzistojnë, dhe korrigjimin e tyre.

“Po të ishte krejt njëjtë siç ka qenë nuk do të ishte nevoja për një nënshkrim të dytë. Kjo është marrëveshje e nënshkruar nga dy institucionet më të larta të vendeve”, pohoi Limaj, njofton Klan Kosova.


“Ne edhe në opozitë e kemi kërkuar këtë, shikojeni mirë marrëveshjen, uluni dhe shikojeni. Ne atë e kemi bërë, kemi shikuar se cilat janë mundësitë”.

“Ne po shkojmë me një marrëveshje shtesë, zotime specifike, konkrete. Komisionet tona, grupet punuese, pa presion, të dalin dhe ta rishikojnë metër për metër. Ky rishikim do të jetë i gjithanshëm në të gjithë kufirin Kosovë – Mal i Zi. Nëse ka gabime, ato do të korrektohen”.

I pyetur se a janë votat e mjaftueshme për ratifikim të marrëveshjes së re Limaj ka pohuar se “unë nuk jepja votë aty ku kam dyshime, por besoj që dyshimet janë shuar këtu dhe e kemi kthyer punën tek ekspertët”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Kalo në kategori