LAJMI I FUNDIT:

Limaj kërkon rishikimin e çmimit të tarifës për Rrugën e Kombit

Limaj kërkon rishikimin e çmimit të tarifës për Rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj gjatë vizitës së sotme në Tiranë, ka kërkuar nga krerët e shtetit shqiptar rishikimin e tarifës për taksën rrugore dhe heqjen e barrierave për prodhimet vendore. Një delegacion i qeverisë së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një vizitë zyrtarë në Tiranë.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës, janë pritur nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Në këtë takim është diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që do të mbahet muajin e ardhshëm në Pejë.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Limaj ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të rishikojë edhe një herë çështjen e çmimit të taksës rrugore sepse, sipas tij, është e papranueshme vendosja e kësaj tarife kaq të lartë për qytetarët dhe për bizneset.


Po ashtu Limaj ka kërkuar edhe heqjen e skanerit për kontrollin që iu bëhet bizneseve kosovare që kalojnë nëpër Shqipëri, e që iu shkakton kosto shtesë bizneseve.  “Jemi të shqetësuar me vendosjen e çmimit të taksës rrugore në Rrugën e Kombit. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë pritur mirë vendosjen e kësaj tarife dhe ne bashkërisht duhet ta gjejmë një zgjidhje dhe ta tejkalojmë. Po ashtu duhet t’i heqim barrierat që po pengojnë bizneset tona, siç është çështja e skanerit”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Në këtë mbledhje po ashtu përfaqësuesit e dy qeverive janë dakorduar për një sërë marrëveshjesh që do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive. Kësisoj, në mbledhjen që do të mbahen në Pejë gjasat janë që të nënshkruhet marrëveshja, e cila i mundëson Kosovës një portë hyrëse në portin e Durrësit.

Poashtu, marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve andej e këndej kufirit, Marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve, Marrëveshja për heqjen e romingut, pastaj Marrëveshja për heqjen e barrierave jotarifore si dhe të krijohet një grup punues i përbërë nga dy qeveritë, i cili do të diskutonte për çështjen e tarifës rrugore dhe skanerit.

Limaj poashtu ka kërkuar nga qeveria shqiptarë themelimin e një zyrë në Prizren për zhdoganimin e prodhimeve me origjine nga Kosova dhe Shqipëria.

Pjesë e delegacionit të qeverisë së Kosovës në këtë mbledhje përveç Limajt ishin edhe zv.kryeministri, Dardan Gashi, ministrat Bejtush Gashi e Endrit Shala, zv.ministrat, Fatmir Gashi e Rexhep Kadriu, si dhe drejtori i doganave të Kosovës, Bahri Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori